Connect with us

Aktuale

Mbi 100 mijë konsumatorë përmes investimeve në nënstacione kyçen në rrjetin e KEDS

Published

on

KEDS ka njoftuar se është duke realizuar një ndër investimet më të rëndësishme në rrjet, atë të modernizimit dhe digjitalizimit të shtatë nënstacioneve që ka nën menaxhim. Përmes këtij investimi mbi 100 mijë konsumatorë do të kenë siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike, kualitet më të lartë dhe më të qëndrueshëm të shërbimeve, si dhe rritje të kapaciteteve energjetike.

Në këto nënstacione janë duke u vendosur pajisjet më bashkëkohore, po vendosen pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Aktualisht këto investime po realizohen në nënstacione që përfshijnë: Prishtinën, Ferizajin, Obiliqin, Malishevën, Prizrenin, Shtimen dhe Gjilanin. Pas përfundimit të tyre, KEDS do të vazhdojë modernizimin edhe të nënstacioneve tjera, deri në finalizimin e plotë të tyre.

Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj, theksoi se investimet milionëshe do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve kualitative, nga të cilat do të përfitojnë mijëra qytetarë.

Duke marrë parasysh se KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike, janë ndërmarrë veprime të menjëhershëm të investimeve në nënstacione për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit për të vetmen arsye, që konsumatorët të përfitojnë shërbime më efikase dhe më kualitative të energjisë elektrike. Investimet e tilla janë duke ndodhur në disa nënstacione, që kapin shifra milionëshe, nga të cilat përfitues të drejtpërdrejtë janë qindra-mijëra konsumatorë, tha Jupaj.

Investime në nënstacione janë realizuar edhe më parë, ku KEDS-i ka digjitalizuar të gjitha përmes sistemit SCADA, duke mundësuar komandim nga distanca dhe përfitime të mëdha për të gjithë konsumatorët e KEDS-it. Paralel me të, kompania ka lansuar edhe programin Kosova net për monitorimin dhe menaxhimin e tërë infrastrukturës të rrjetit dhe fuqisë punëtore, përmes së cilit shihet në kohë reale çdo lëvizje në rrjetin elektrik.

Investimet e tilla janë përmbushje e misionit të KEDS-it, që ka për synim ta ndriçojë Kosovën me infrastrukturën më moderne, me teknologjitë më bashkëkohore dhe më efiçiente./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Arkitektët mblidhen në Kopenhagë për Kongresin Botëror

Published

on

Kongresi Botëror i Arkitektëve UIA 2023 është një ftesë për arkitektët nga e gjithë bota që të takohen në Kopenhagë nga 2 deri në 6 korrik për të eksploruar dhe komunikuar se si arkitektura ndikon në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG).

Për më shumë se dy vjet, Science Track dhe Komiteti i tij Shkencor ndërkombëtar kanë analizuar mënyrat e ndryshme në të cilat arkitektura i përgjigjet SDG-ve.

Puna ka rezultuar në formulimin e gjashtë paneleve shkencore: dizajni për përshtatjen klimatike, dizajni për burimet e rimenduara, dizajni për komunitetet elastike, dizajni për shëndetin, dizajni për përfshirjen dhe dizajni për partneritetet për ndryshim.

Një thirrje ndërkombëtare për dokumente u dërgua në vitin 2022 dhe 296 nga më shumë se 750 aplikime nga 77 vende janë ftuar për të paraqitur në Kongresin Botëror të Arkitektëve të UIA 2023 në Kopenhagë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending