Connect with us

Infrastrukturë

Ministrat e Infrastrukturës të Ballkanit mblidhen për herë të parë në Prishtinë

Published

on

Për herë të parë në Prishtinë, të mërkurën është organizuar takimi i Këshillit Ministror i Traktatit të Transportit.

Qëllimi i takimit të sotëm është që të avancojë agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të sigurojë që ajo të vazhdojë të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt,

efikas, ndërveprues, të digjitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve multimodale të transportit në mes të gjashtë (6) vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishme  në këtë takim janë krahas Kosovës dhe Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

E ftuar në këtë takim ministror ishte edhe Serbia, e cila nuk ka ardhur. Por, ajo do të jetë pjesë e takimit nëpërmes platformës online.

Ky takim mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe kryesohet nga ministri Liburn Ali/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro

Published

on

Dy ditë më parë janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc (llotet 2,3 dhe 4).

Vlera e ktyre kontratave është 21 milionë euro. Punimet pritet të fillojnë brenda pak ditëve.

Kontratat e kompanive fituese të tenderit tashmë janë publike.

Në garë kanë qenë gjithsejtë 26 operatorë, shkruan Indeksonline.

Loti 1 do të ketë vlerën e 7.3 milionë eurove dhe do të ndërtohet nga Rukolli, Saba Belca dhe Elmazaj Konstruksion.

Loti 2 ka vlerë mbi 6 milionë euro dhe do menaxhohet nga Empreus, Jaha Compani, Premium, Toifor, NNT ABC SHPK dhe Metag Insaat Ticaret.

Loti 3 është me vlerë më të ulët me 5.4 milionë euro dhe do të punohet nga kompania Lika.

Loti 4 ka vlerën më të madhe me mbi 9 milionë euro. Kompanitë fituese janë Famis CO-HC, SH.A KIT-AK, Gradnje, KAG-Asphalt Company./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nga 415 rrugë në Prishtinë, vetëm 9 mbajnë emra të grave

Published

on

87% e rrugëve në Prishtinë mbajnë emra individësh; megjithatë, vetëm 2% janë emëruar me emra të grave.

Nga 415 rrugë në Prishtinë, vetëm 9 mbajnë emra të grave.

Këto të dhëna janë siguruar nga iniciativa Mapping Diversity (platformë për zbulimin e fakteve kryesore rreth diversitetit dhe përfaqësimit në emrat e rrugëve në të gjithë Evropën).

Sipas Endrit Pllashnikut, që ka përpiluar tabelën, të dhënat tregojnë një hendek të theksuar gjinor në emërtimin evropian të rrugëve: mesatarisht vetëm 9% e emrave të rrugëve në kryeqytetet e listuara evropiane më poshtë nderojnë gratë.

Continue Reading

Infrastrukturë

MINT mbështetë me 2.5 milionë euro ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën janë lansuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hajdari, tha se vlera e programit është 2.5 milionë euro, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes aplikacionit e-Kosova.

“Janë grant, skema të reja që po i lansojmë sot si grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve. Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesor të zhvillimit dhe transformimit socio ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë. Vlera e mbështes është 2.5 milionë euro, aplikimi bëhet përmes aplikacionit e-Kosova”, ka thënë ajo.

Hajdari ka thënë se kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve, duke theksuar se në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar.

“Ndërsa nga vlera prej 2.5 milion euro, 1.7 do të jenë të dedikuara për grant skena për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për gram skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për për digjitalizimin e bizneseve, ku kjo e fundit është në bashkëpunim dhe financim me projektin nga mbështetja e agjencisë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim. Përkrahja financiare ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, qoftë përmes rritjes së eksportit, përmes certifikimit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve në tregun vendor, rritjen e investimeve, dhe punësimit”.

“E gjithë kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë sonë dhe zhvillimin e ndërmarrësve tanë të mëtejmë që kanë shumë potencial. Deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për qytetarët tanë “, ka thënë ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending