Është përuruar rreth 7 muaj më parë, por shëtitorja e parkut në lagjen Arbëria në Prishtinë ka marrë pamje sikur ka vite që është ndërtuar.
Dëmtimet e saj janë të shumta, pothuajse në të gjitha anët, raporton magazina televizive ‘Ju flet Prishtina’.
Banorët të cilët dalin për rekreacion në këtë zonë tregojnë se gjendja e kësaj shëtitore është e dëmtuar që nga përurimi i saj.
Ish drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha i tha Klan Kosovës nëpërmejt telefonit se kjo ka ardhur si pasojë e punimeve të shpejta dhe jo cilësore.
Por me kontratë parashihet që kompania me përmirësimin e motit është e obliguar ta rregulloj shëtitoren./Media Ndërtimi.