Connect with us

Infrastrukturë

Maqedoni e Veriut: Qeveria ndërpreu marrëveshjen për fabrikën e veturave elektrike në Tetovë

Published

on

Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësuese e Qeverisë në Marrëveshjen për ndarjen e ndihmës shtetërore me kompaninë e.Go për ndërtimin e fabrikës së veturave elektrike në Tetovë, bën të ditur se ndërpritet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike, transmeton Portalb.mk.

Kjo drejtori informoi se ndërprerja e dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani.

“Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”, informojnë nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

Ata theksuan se përkundër kërkesave të investitorit, deri më tani nuk i janë ndarë mjete kompanisë.

“Për të gjitha hapat e mëtejshëm lidhur me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme lidhur me realizimin e mundshëm, Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të ofrojë informacion në kohën e duhur”, përfunduan nga kjo Drejtori.

Në janar 2024 Portalb.mk riaktualizoi këtë problematikë se përse nuk kanë filluar ende punët në terren, por nga institucionet shtetërore nuk jepnin përgjigje se ku ka ngecur procedura, ata bartnin përgjegjësi te njëra tjetra, pavarësisht se investimi u mor me shumë vrull.

Nga e thëna në të bërë ka një mal të tërë: Shumë premtime, (as)pak aktivitete në terren

Në seancën e Qeverisë të RMV-së me 11 gusht 2022 u miratua ndihma shtetërore për fabrikën e re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.

Ndërkaq për të shënuar fillimin e punimeve të cilat nuk përfunduan asnjëherë deri më tani, Qeveria e RMV-së e udhëhequr nga ishkryeministri Dimitar Kovaçevski më 13 gusht 2022 u mblodhën në Tetovë në Zonën për Zhvillim Industrial dhe Teknologjik.

Pesë muaj më vonë, me 30 janar 2023 drejtori i Zonës Teknologjike Industriale Zhvillimore, Jovan Despotoski, shpjegoi se ka pasur problem me parcelën ku u vu gur themeli dhe se ishte gjetur zgjidhje në një parcelë pranë saj dhe se punimet do fillojnë së shpejti, kurse premtoi se do përfundojnë në afatin e paraparë në vitin 2024.

Dy muaj më vonë, me 24 mars 2023, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se për një muaj do të fillonte ndërtimi, por as kjo nuk u bë.

Me 6 prill 2023, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se fabrika për automjete elektrike në zonën në Tetovë në pajtim me marrëveshjen nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin ndihmë derisa nuk fillojnë me aktivitete.

Ndërsa një vit pas hedhjes së gur themelit, opozitarja VMRO-DPMNE me 12 gusht 2023 pyeti pushtetin, LSDM-në dhe BDI-në se ku është kjo fabrikë që ata e premtuan dhe e shënuan me festë.

Në janar 2024 institucionet bartnin përgjegjësinë te njëra tjetra për procedurën se ku ka ngecur ky proces.

Përndryshe, investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Ahen, Gjermani në TIRZ Tetovë pritej të hapë tre deri në katër mijë vende të reja pune./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending