Connect with us

Infrastrukturë

Linjat hekurudhore të Kosovës do të lidhen me vendet e rajonit

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.

Me këtë rast ministri Aliu, ka thënë se kë Kosova me anë të linjës hekururodhe do të ndërlidhet me vendet e regjionit, e që sipas tij kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve, raporton Shqip.com.

“Jemi në Miradi, pranë hekurudhës që lidh Hanin e Elezit që është pjesa e parë e projektit që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Kemi ardhur të vizitojmë punishten për këtë projekt që është i rëndësishëm që ka të bëjë me rehabilitimin e linjave hekurudhore. Ky projekt është në fazën e përfundimit nga Fushë Kosova në Mitrovicë. Me këto projekte do të mbulohen me dizajne preliminare. Modernizimi nënkupton projekte të sinjalistikës. Këto projekte janë të rëndësishme edhe për qarkullimin e brendshëm. Zhvillimi i portit të Durrësit, do ta shndërroj këtë transport në mallra. Në të gjitha anët Kosova do të jetë e kyçur me regjionin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e udhëtareve”, tha Aliu.

“Priten projekte edhe me BE-në. Nesër kemi mbledhje të rëndësishme ministrore e vendeve të Ballkanit dhe do të kemi prezent ministrat e regjionit. Është projekti i parë që ka të bëjë me modernizimin e linjave hekurudhore”./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bizneset hoteliere dhe gastronome lirohen nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike

Published

on

Me vendim të Kryetarit, Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).

“U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kanadaja financon skemat e rezistencës së infrastrukturës ndaj klimës

Published

on

Qeveria e Kanadasë ka lënë mënjanë fonde të reja që synojnë mbrojtjen e infrastrukturës nga efektet e ndryshimeve klimatike.

Ministrat njoftuan financimin prej 46.7 milion dollarë CA (30 milion £) për dy skema të rezistencës ndaj klimës: iniciativën për Mjedisin e Ndërtuar elastik ndaj Klimës dhe Programin e Standardeve për Mbështetjen e Rezistencës në Infrastrukturë.

Iniciativa për Mjedisin e Ndërtuar Rezistent ndaj Klimës (CRBE), e financuar nga Infrastructure Canada dhe e udhëhequr nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Kanadasë, do të ofrojë njohuri për të përshtatur infrastrukturën publike aty ku është e nevojshme, për të informuar ndryshimet në kodet e ndërtesave dhe infrastrukturës dhe për të krijuar udhëzues, standarde, mjete. , dhe zgjidhje teknike për elasticitetin e klimës. Ajo do të ketë financim prej 35 milion dollarë CA për pesë vjet. Nisma do të përfshijë bashkëpunimin në të gjithë sektorin e ndërtimit, nga projektimi dhe vendimmarrja tek ndërtimi, funksionimi, mirëmbajtja dhe rinovimi.

Programi i Standardeve për Mbështetjen e Rezistencës në Infrastrukturë (SSRIP), i udhëhequr nga Këshilli i Standardeve të Kanadasë, do të marrë fonde të reja prej 11.7 milion $ CA gjatë pesë viteve, për të ofruar standarde dhe udhëzime përkatëse që trajtojnë fushat prioritare si nxehtësia, përmbytjet dhe degradimi i ngricave të përhershme. në veri.

Programi po punon me komunitetet dhe përfituesit për të siguruar që këto projekte standardizimi të promovojnë një qasje të qëndrueshme ndaj përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, të rrisin qëndrueshmërinë dhe të mbështesin vendimmarrjen e informuar për infrastrukturën dhe ndërtesat në të gjithë Kanadanë.

Infrastructure Canada tha se iniciativat do të ndihmojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike duke informuar projektimin, rinovimin dhe përmirësimin e ndërtesave dhe infrastrukturës në të ardhmen. Mjetet dhe njohuritë teknike të zhvilluara do të ndihmojnë komunitetet të marrin vendime të informuara për klimën dhe do të reduktojnë kostot që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe riparimin, tha ai./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Komogllava e Ferizajt bëhet me infrastrukturë të re

Published

on

Punët në rregullimin e infrastrukturës rrugore po vazhdojnë në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

“Pamë nga afër punimet në dy projekte infrastrukturore në fshatin Komogllavë, projektin për asfaltimin e rrugëve të mbetura në këtë fshat si dhe projektin për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarit në Lagjen Tafaliaj në Komogllavë, investime këto që përveç që rrisin standardin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat, gjithashtu lehtësojnë jetën e banorëve, duke i ofruar siguri e infrastrukturën e nevojshme.”, deklaroi kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending