Aktuale
Lekaj e jep “vulën” për autostradën Prishtinë-Gjilan

Tanimë gjithçka është gati që të nisin punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan. Kjo pasi që sot Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratat me operatorët ekonomik. Ku nga ky projekt janë kursyer 12 milionë euro, e të cilat do të akumulohen për projekte tjera.
Lekaj ka treguar që së shpejti do të fillojnë punimet në materializimin e këtij projekti siç tha ai domethënës për Gjilanin, Kosovën dhe lidhjen e saj me korridore.
“Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nëkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domëthenës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me korridore”, tha Lekaj.
Lekaj ka ritheksuar se nuk kanë ardh në qeveri për të bllokuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake.
“Nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer mbi 12 milion euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera. Poashtu nga sa janë planifikuar të shpenzohen si çmim i projektit, mbi 41 milion euro më pakë kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomik. Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bollkuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat dhe tërë Kosovën do ta trajtojmë njëjtë në kuptimin e shpërndarjes së projekteve infrastrukturore. Për Gjilanin dhe qytetarët e saj kjo rrugë nënkupton, komunikim me të shpejt ekonomik e fizik me të gjithë vendin. Andaj, urime Gjilan!”, ka shtuar ai.
