Connect with us

Aktuale

Lejoi ndërtimin e banesave ku ishte paraparë shkolla, drejtori i Urbanizmit në Gjilan del para gjyqit

Published

on

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, ka dalë para Gjykatës në Gjilan për tu përballur me akuzat për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, Bajrami ka lëshuar leje ndërtimore në Parcelat Kadastrale të Komunës së Gjilanit edhe pse në ato parcela ishin paraparë ndërtimi i një objekti parashkollor dhe një objekti tjetër shkollor.

Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari-zyrtari policor Shkumbin Sahiti, i cili e ka përpiluar kallëzimin penal për këtë rast. Ai tha se qëndron pranë kallëzimit penal që e ka dorëzuar dhe hetimeve që i ka bërë.

“Gjatë vitit 2019, nga Prokuroria kemi pranuar një autorizim për hetime në Drejtorinë e Urbanizmit në Gjilan, nën dyshimin se është kryer vepër penale. Fillimisht kemi parashtruar kërkesen për tërheqjen e lejeve ndërtimore të cilat sipas nesh ishin lëshuar në lokacionin ashtu si shkruante edhe nga raporti i zyrtarit juridik të kësaj Drejtorie, raporton Kallxo.com

Aty kemi parë se ishte bërë ndryshimi i destininit të disa planeve dhe se ndërtimi i institucionit parashkollor ishte bartur diku tjetër, kurse leja ndërtimore në vendin e paraparë për institucion shkollor ishte dhënë për ndërtimin të objekteve tjera”, tha dëshmitari Sahiti.

Gjithashtu dëshmitari tha se lejet ndërtimore kanë qenë të nënshkruara nga i akuzuari Bekim Bajrami.

Në vazhdim u dëgjua i akuzuari Bekim Bajrami, i cili tha se nuk e pranon fajësinë lidhur me akuzat e Prokurorisë së Gjilanit.

Tutje tha se Drejtor i Urbanizmit në Gjilan është nga viti 2018 dhe se detyrat e tijë janë të kordinoj punët me sektorët e tjerë brenda Drejtorisë.

“Lidhur me lejet ndërtimore për të cilat akuzohem janë lëshuar në bazë të rregullave dhe se dyshimet e Prokurorisë janë të pa bazuara. Leja ndërtimore lëshohet pas kërkeses së qytetarëve dhe se pas kompletimit të dokumentacionit lënden ja dorëzoj stafit përkatës për të vazhduar tutje”, tha i akuzuari Bajrami./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending