Connect with us

Infrastrukturë

Kuvendi miraton kredinë 56 milionë dollarëshe për rrugën Qukës-Qafë Plloqë në kuadër të korridorit rrugor Tiranë-Korçë

Published

on

Kuvendi miratoi në seancë plenare projektligjin për ndryshimin e marrëveshjes Istisna’a mes Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për ndërtimin e segmentit Qukës – Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë. Punimet në këtë aks nisën në 2011 dhe parashikoheshin të përfundonin në 2019.

Përmes miratimit të marrëveshjes nga Kuvendi sigurohet financimi shtesë në shumën 56,8 milionë USD për ndërtimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Drejtues të projektit pohuan se punimet parashikohen të përfundojnë në dhjetor të 2024. Deri tani në terren janë realizuar fizikisht 74% e punimeve. Vlera totale e projektit bashkë me financimin e kredisë nga Banka Islamike për Zhvillim arrijnë në 125 milionë USD.

Punimet në këtë segment janë të ndarë në 3 lote. Segmenti i ri do të ketë gjatësi prej 43 km. Rruga në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin dhe me pas vazhdon në malësinë e Mokrës, zonë e cila njihet për si një zone me male të larta dhe të thepisura dhe për shkak te saj do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, me shume se 20 (njëzet) ura dhe viadukte si dhe një tunel 375 m i gjatë.

Rruga do te ketë gjerësi prej 12 m, nga te cilat 2 korsi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m total), 2 bankina te asfaltuara me gjerësi 1.5 m secila dhe 2 bankina të pa asfaltuara me gjerësi 1 m secila. Projekti është ndarë ne 3 seksione ndërtimi, nga te cilat 2 seksionet e para do te financohen nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB) dhe seksioni i tretë do të financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD).

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi në seancë se nga përfundimi i projektit do të përfitojnë 600 mijë qytetarë.

“Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit tërësisht të ri rrugor me gjatësi 43.3 km do të shkurtohet me rreth një orë koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë. Kjo arterie e re rrugore krijon një mundësi të re komunikimi me shtetet fqinjë ballkanikë, si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe lidhjen e këtij korridori me portet shqiptare”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ministres, marrëveshja përkon edhe me zhvillimin e sektorëve dhe objektivave strategjikë të qeverisë shqiptare, ku në procesin e integrimit evropian një parakusht është dhe integrimi rajonal dhe të dy këto procese nuk mund të kenë sukses pa zhvillimin e infrastrukturës së denjë, lehtësimin e komunikimit dhe tregtisë mes vendeve.

Në periudhë afatmesme, vijoi Ministrja Ibrahimaj, parashikohet që investimet publike të jenë më tepër se dyfish i huamarrjes së re që planifikohet të sigurohet çdo vit, duke mundësuar kështu që jo vetëm borxhi të merret me kushte të favorshme dhe me norma të favorshme interesi, por që çdo investim i ri do të përkthehet në përfitim të ekonomisë dhe në rritje të saj.Revista Monitor/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Pse po ngrihen mure e gardhe në Marsejë?

Published

on

Marseja i ka duart e lidhura. Por, në të ardhmen bashkia nuk do të jap leje ndërtimi për komplekset banesore që planifikohen të jenë të mbyllura

Prindërit francezë të zemëruar. Për fëmijët rruga për në shkollë kthehet në vrap me pengesa. Frika nga kriminaliteti bën që shumë qytetarë në Marsejë të ngrenë mure e gardhe.

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Shkolla fillore në Gorozhup të Hasit, pa kushte për mësim dhe me probleme infrastrukturore

Published

on

Shkolla fillore në Gorozhup të Hasit po përballet me probleme infrastrukturore pasi ambientet e brendshme të kësaj shkolle po krijojnë lagështirë, duke mos krijuar kushte optimale për zhvillimin normal të mësimit. Në këtë shkollë nuk është intervenuar që nga ndërtimi i saj në vitin 2000.

Fshati Gorozhup i Hasit shtrihet menjëherë poshtë malit të Pashtrikut , në zonën kufitare me Shqipërinë. Në këtë fshat funksionin shkolla fillore, ku vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën .

Ndonëse shkolla ka ngrohje qendrore , dritaret e vjetruara dhe infrastruktura e dobët bën që ambienti të mos nxehet dhe në klasa të krijohet lagështi e myk.

“Lagështirë ka vallahi, i veshim fëmijët dhe nuk guxojnë mu zhvesh hiq se ftohtë,  po tutemi se po ftohen e përditë të doktori po duhet me i qu”, shprehet Remzije Tejec ,  prind nga Gorozhupi.

Shkolla është ndërtuar menjëherë pas luftës, nga një donacion i qytetit Bingen të Gjermanisë , të binjakëzuar me Prizrenin   .

Drejtori i shkollës, Halil Shehu, shpreson që këtë vit të përfundojë restaurimi i shkollës .

“Dritaret  janë të materialit të aluminit , janë të ndërtuara që në vitin 2000  dhe nuk është bërë ndërhyrje në to . Për arsye se janë vjetruar , uji depërton në to , sidomos në pjesën jugore . Unë e kam bërë këtë vit  kërkesën  për nyjet sanitare dhe dritaret “, thotë drejtori Shehu për RTK-në

Nga drejtoria komunale e arsimit në Prizren thonë se janë të njoftuar me këtë problem nga afër,  por sipas tyre, buxheti i drejtorisë është i pamjaftueshëm.

“Nëse nuk do të ndodhë diçka arrijmë ndonjë marrëveshje për mbështetje financiare  me organizata të ndryshme atëherë me rishikim të buxhetit, do të bëjmë përpjekje që të ndërhyjmë tek kjo shkollë”, thotë Luljeta Veseli Gutaj – Drejtoreshë e DKA-së.

Megjithatë, përfaqësues të opozitës thonë se është e domosdoshme të intervenohet në këtë shkollë.

“Prej atëherë megjithëse ka numër të vogël të nxënësve , ka mbet pa një përkujdesje do të thotë kanë kaluar mbi 20 vite, dhe sigurisht që ka nevojë të intervenohet aq më tepër që është në një zonë kufitare”, thotë Haziz Hodaj nga LDK-ja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

“Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi

Published

on

Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030.

Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij kërkon temperatura të larta, të cilat krijohen në industrinë e metaleve.

Ministrja gjermane e Arsimit dhe Shkencës, Bettina Stark-Watzinger tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme të ripërtërirë të erës dhe diellit.

“Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë në Gjermani më së voni deri në vitin 2030”, tha Stark-Watzinger, pas një takimi në Berlin me ministrin e Australisë për Klimën dhe Energjinë, Chris Bown./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending