Connect with us

Aktuale

Kuvendi Komunal i Gjilanit kërkon lirimin prej 100 eurove për tatimin në pronë

Published

on

Me 35 vota për, një kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka kërkuar nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) që t`i liroj të gjithë tatim paguesit e Komunës së Gjilanit nga pagesa e pronës së paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.Propozimin e cili mori shumicën e votave të deputeteve e bëri Krenare Lafiti, asamblistë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit tha që lirimi prej 100 eurove nuk do ta dëmtonte buxhetin komunal.

“Ajo çka duheni me kuptu është se në nivel të vendit, 100 tatim paguesit më të mëdhenj e kanë 1.4 për qind, ose 1 miliard e 400 mijë euro e kanë vlerën e kapitalit që e posedojnë, na për çka po folim këtu është diçka tjetër, kush i ka 80 euro tatim në pronë i falen 80 euro, kur dikush ka kapital më shumë i hiqen 100 euro dhe i paguan të tjerët, 126 mijë tatim pagues dhe familje marrin pjesë”- tha ai për Kallxo.com.

“Tatimi në pronë që ka me u fal, ka me u rimbursu, qëllimi jonë nuk është me dëmtu komunën, komunën e kanë dëmtu 7 milionë euro borxhe, nëse nuk jeni më u fal 100 euro, mos e votoni”- theksoi Hyseni.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përkrahi propozimin por pati 4 rekomandime, të cilat i tha asamblisti Avdyl Aliu.

“Mbledhja e tatimit në pronë sipas vlerësimit të ri të pronave të filloj nga 21 janari 2024 përmes ndryshimit të ligjit të tatimit në pronë, të gjitha faturat e tatimit e tatimit në pronë të kthehen në gjendje të vitit 2022 duke e pezullu vlerësimin për vitin 2023, nuk po themi se nuk qëndron vlerësimi, rekomandimi i 3-të është që qeveria nga buxheti qendror t`i subvencionojë faturat në vlerën 100 euro edhe rekomandimi i 4 që kësti i parë të mos paguhet me 30 prill por me 30 qershor”- tha ai./Media Ndërtimi.

Aktuale

Prokuroria e Pejës sekuestron ekskavatorë e kamionë nga një eksploatues i zhavorrit

Published

on

Pesë bagerë, tre nga ta ekskavatorë dhe dy lugë ngarkuese si dhe katër kamionë janë sekuestruar gjatë një aksioni që është realizuar të mërkurën, më 12.06.2024, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

Makineritë e rënda për përpunimin e zhavorrit e gurit dyshohet se janë përdorur për të shkatërruar apo degraduar natyrën.

Kallxo.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin, i cili konfirmoi aksionin e të mërkurës.

Sipas tij, një kompani po kryente vepër penale në seperacionin i cili gjendet në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pronari i kompanisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit.

Në fotografitë të cilat i ka siguruar Kallxo.com janë disa prej makinerive që janë sekuestruar nga njëri nga prokurorët e Pejës në një rast që ka trajtuar ditëve të fundit.

“Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast” – tha Nikçi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Pritet marrëveshja për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë në hapësirat e QKUK-së

Published

on

Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina, do të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e objektit të degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë, raporton Ekonomia Online. Kjo u bë e ditur pas një takimi që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe drejtues të QKUK-së e Fakultetit të Mjekësisë.

“Gjatë takimit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qerimi dhe U.D. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Fatos Sada, i dorëzuan Ministrit Vitia kërkesën për lejimin e shfrytëzimit të hapësirës brenda QKUK-së për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar dhe dakorduar që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të rregulloj punën e integruar të stafit akademik brenda dy institucioneve gjegjëse (FM-UPHP dhe SHSKUK-së)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Kosovë – Shqipëri, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar

Published

on

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla njoftoi se sot (e mërkurë) ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, se në pikat e kalimit kufitarë në Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot fillon zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në Pikat Kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Balla në Facebook.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar më 26 nëntor 2021, zona kufitare e lëvizjes së lirë të banorëve me leje të trafikut lokal kufitar është deri në 30 km brenda territorit të palëve nënshkruese.

Marrëveshja parashikon ekzistencën e një entiteti territorial-administrativ, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës, ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas të të dyja vendeve.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 300 mijë banorë, të cilët mund të ndjekin lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojnë të punojnë në të dy anët e kufirit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending