Connect with us

Ambienti

Kushtetuesja kundërshton aktgjykimin e Supremes lidhur me vendimet për leje ujore dhe mjedisore

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka gjetur se aktgjykimi i Gjykatës Supreme është kundërkushtetues për shkak të mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor, interpretimit dhe zbatimit arbitrar të ligjit. Andaj, ka pranuar kërkesën e parashtruesit “Kelkos Energy” dhe ktheu rastin e shtyrjes së ekzekutimit të vendimeve të kontestuara për rishqyrtim.

Me këtë kërkesë, “Kelkos Energy” sh.p.k., kishte kërkuar që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 16 dhjetorit 2022 lidhur me çështjen e vendimeve për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Rasti në fjalë, sipas Kushtetueses ka të bëjë me vendimet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore bazuar në Ligjin nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës dhe Ligjin nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilat i mundësuan parashtruesit të kërkesës të investojë përmes ndërtimit të infrastrukturës për hidrocentrale, për qëllime të kryerjes së aktivitetit përkatës afarist të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

 

Sipas Kushtetueses, tre qytetarë të Republikës së Kosovës kontestuan ligjshmërinë e këtyre vendimeve përmes padive të parashtruara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke propozuar gjithashtu shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të lartcekura deri në zgjidhjen meritore të rastit në konflikt administrativ.

Andaj, çështja ndërlidhet me shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara, përkatësisht procedurat që ndërlidhen me vendosjen e masës së sigurisë/masës së përkohshme, që i është nënshtruar vendosjes dhe rivendosjes në gjykatat e rregullta, duke përfshirë nga dy herë në Themelore, atë të Apelit dhe Supreme.

“Më saktësisht (i) Gjykata Themelore, fillimisht miratoi, si të bazuar, propozimin e palëve paditëse dhe mori vendim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përkatësisht lejeve ujore dhe mjedisore, derisa Gjykata Themelore të vendosë me vendim përfundimtar për meritat e rastit; (ii) pas ankesave përkatëse, përkatësisht atë të parashtruesit të kërkesës, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Gjykata e Apelit, anuloi vendimin e Gjykatës Themelore, duke e kthyer lëndën në rivendosje; (iii) në procedurë të përsëritur, Gjykata Themelore sërish vendosi masën e sigurisë/përkohshme, duke pezulluar zbatimin e vendimeve të kontestuara”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, thuhet se Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave përkatëse, ndryshoi vendimin e shkallës së parë, përkatësisht atë të Gjykatës Themelore, duke refuzuar propozimin e palëve paditëse që të shtyhet ekzekutimi i vendimeve të Ministrisë përgjegjëse për Ambientin.

Më tej, thuhet se Supremja duke vendosur lidhur me kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të palëve paditëse, e miratoi kërkesën e tyre si të bazuar, duke vërtetuar vendimin e shkallës së parë, përkatësisht duke lënë në fuqi masën e sigurisë/përkohshme.

“Ky vendim i Gjykatës Supreme, u kontestua në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar, ndër tjerash, shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në esencë, si rezultat i shkeljes të së drejtës në vendim të arsyetuar gjyqësor, zbatim arbitrar të ligjit dhe shkelje të të drejtës në pronë”, thuhet më tej.

Por, përmes aktgjykimit KI202/21, me parashtrues të kërkesës “Kelkos Energy” sh.p.k., të publikuar më 15 nëntor 2022, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që aktgjykimi i kontestuar i Supremes, është nxjerrë në kundërshtim me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në esencë, si rezultat i shkeljes së të drejtës në vendim të arsyetuar gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese, po ashtu ka lënë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Apelit mbi të cilin, ishte lejuar zbatimi i vendimeve të kontestuara të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe urdhëroi Gjykatën Supreme që ta njoftojë Gjykatën për masat e ndërmarra në zbatim të aktgjykimit.

Kurse, pas vendimmarrjes së Kushtetueses, theksohet se Gjykata Supreme, nxori një vendim të ri, përmes të cilit përsëriti të gjeturat e vendimit të saj paraprak, i cili ishte shpallur në kundërshtim me Kushtetutën sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Të njëjtin vendim të Gjykatës Supreme parashtruesi i kërkesës sërish e kontestoi para Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si rezultat i mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor dhe interpretimit të gabuar të ligjit, në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet më tej.

Kushtetuesja konstatoi që përtej përshkrimit të dispozitave ligjore, Gjykata Supreme as në vendimin e saj të ri nuk kishte dhënë arsyetim të mjaftueshëm përkitazi me kriteret që duhet të plotësohen për të vendosur për pezullimin e vendimeve, përkatësisht vendosjen e masave të sigurisë/të përkohshme./Media Ndërtimi

Ambienti

Raportimi në media për ndryshimet klimatike duhet të kthehet në prioritet

Published

on

Raportimi në media për ndryshimet klimatike nuk është një prioritet në median shqiptare, por fenomenet e ndryshimit të klimës dhe ndikimi në jetën e qytetarëve i bëjnë këto probleme gjithnjë e më të prekshme. Kjo ishte tema e takimit të zhvilluar më 21 qershor me gazetarë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në populizmin shkencor, uljen e besimit te shkenca dhe besimin e rritur në teori konspirative? Ekspertët sqaruan disa nga taktikat e përdorura për të diskretituar shkencën dhe shkencëtarët, por edhe për të prodhuar konsensus publik për çështje të caktuara, të cilat jo gjithnjë bazohen te e vërteta shkencore.

Po kështu, nëpërmjet rasteve konkrete të TEC-eve u paraqitën disa nga sfidat e raportimit të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe përpjekjet e gazetarëve për të arritur transparencë në këtë aspekt përballë autoriteteve. Përdorimi i teknikave të propagandës shpesh bën që të anashkalohen ose të lihen jashtë vëmendjes publike edhe tema që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

Një tjetër temë me interes ishte lufta kundër dezinformimit për ndryshimet klimatike, duke diskutuar prirjet për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat online dhe rrjetet sociale. U diskutua edhe për sfidat që hasin gazetarët, cilësimin dhe vlerësimin e burimeve të informacionit, si dhe mënyra për ta kthyer raportimin e fenomeneve shkencore në artikuj dhe histori me interes publik.

Si do të ndryshojë raportimi në media përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Sfidë mbetet detektimi i lajmeve dhe imazheve të prodhuara artificialisht, por edhe roli që algoritmet luajnë në përhapjen e informacionit që jo patjetër është prioritar apo i verifikuar për publikun.

Nga ana tjetër, mjetet teknologjike e bëjnë më të qartë ilustrimin e ndryshimeve klimatike, si për shembull duke konstatuar trendin e shpyllëzimit, krijimit të hartave live për rritjen e temperaturave, treguesve live mbi shkrirjen e akullnajave; njoftimie në kohë reale mbi katastrofa si uraganet, përmbytjet, etj.

Takimi është pjesë e projektit rajonal “Forcimi i rolit të medias në adresimin e emergjencës klimatike,” të mbështetur nga Smart Balkans, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe koordinuar në nivel rajonal nga Shkolla e Gazetarisë Novi Sad./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës!

Published

on

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe sistemet e saj ujore janë nën stres në rritje. Mungesa e ujit prek 30% të evropianëve dhe 20% të tokës çdo vit. Në fakt, 70% e qytetarëve evropianë kanë shprehur shqetësimin për ndotjen e ujit dhe mungesën e ujit, e megjithatë pothuajse gjysma e tyre nuk ndihen mirë të informuar për problemet që lidhen me ujin në vendin e tyre.

Kjo është arsyeja pse fushata #WaterWiseEU u prezantua së fundmi, një nismë që do të kontribuojë drejt një Evrope elastike ndaj ujit deri në vitin 2050.

Cikli ynë i ujit, procesi me të cilin uji lëviz nëpër tokën, detet dhe atmosferën e Tokës, është i ndërprerë dhe duhet të rregullohet. Aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemet dhe po çojnë në më shumë avullim, më shumë përmbytje, më shumë thatësirë ​​– dhe më pak ujë për ne dhe gjithë jetën tjetër që varet prej tij.

Fushata e komunikimit #WaterWiseEU, e cila do të zgjasë deri në vjeshtë, synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth kësaj dhe të ndriçojë në qendër të vëmendjes zgjidhjet e shumta të disponueshme. Zgjidhje të tilla si rritja e ruajtjes natyrore të ujit, rimbushja e ujit nëntokësor dhe rindërtimi i shëndetit të tokës, por edhe menaxhimi i zgjuar i ujit, efikasiteti i ujit dhe ripërdorimi.

Duke punuar së bashku, ne mund të ndryshojmë perceptimet ekzistuese për ujin dhe ‘Shiko ujin ndryshe’, siç thuhet në sloganin zyrtar të fushatës.

Fushata ka zhvilluar një sërë asetesh, duke përfshirë pamje të gatshme dhe mesazhe, të cilat po i vë në dispozicion të partnerëve të fushatës për t’i përdorur. Partnerët inkurajohen t’i përdorin këto mjete për të ndezur një bisedë, për të organizuar ngjarje dhe për t’u lidhur me veprimet e tyre të komunikimit./Media Ndërtim

Continue Reading

Ambienti

Zgjerohen shtigjet në Parkun e Gërmisë drejt Gollakut

Published

on

Projekti i zgjerimit të shtigjeve në Parkun e Gërmisë është një iniciativë e rëndësishme që ka mundësuar ndërlidhjen e zonave të banimeve përreth Parkut të Gërmisë me rrjetin qendror të shtigjeve. Ky projekt përfshiu katër shtigje të reja të cilat u inkorporuan në hartën e përgjithshme turistike të Parkut të Gërmisë, të plotësuar me:

Harta të Detajuara: Sigurimi i hartave të reja dhe të azhurnuara për vizitorët.

Digjitalizim: Përfshirja e shtigjeve në platforma digjitale për lehtësimin e aksesit dhe navigimit.

Shenjëzim: Vendosja e shenjave orientuese dhe informative për të drejtuar vizitorët në shtigje të ndryshme.

Kioska Informative Malore: Krijimi i kioskeve që ofrojnë informacione të nevojshme për vizitorët.

Kryeqyteti Prishtina vazhdon të avancojë drejt konceptit shëndetësor, rekreativ dhe turistik të shtigjeve. Ky projekt ka vendosur këtë zonë në hartën turistike dhe kulturore të rajonit, duke promovuar:

Turizmi i Qëndrueshëm: Përqendrimi në aktivitete që nuk dëmtojnë mjedisin dhe që mbështesin ruajtjen e tij.

Ambientalizmi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Gjithëpërfshirja: Përfshirja e banorëve të Prishtinës në proceset vendimmarrëse dhe aktivitete mjedisore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending