Connect with us

Aktuale

Kush po kërkon mbi 2 milionë euro qira nga UP-ja për pronën që dyshohet se u tjetërsua te Fakulteti Teknik?

Published

on

Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, u diskutuan mbi tjetërsimin e pronave publike dhe kalimin e tyre në private, ku kjo çështje nga deputetët e pranishme u cilësua si fenomen shqetësuese, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i VV-së, Milazim Salihaj, tha se kanë marr një njoftim se në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shkuar një kërkesë nga tre pronar, të cilët kanë kërkuar që të paguhet qeraja mbi 2 milionë euro, për 68 hektar pronë në të cilën gjendet Fakulteti Teknik.

Sipas Salihajt, kjo pronë e Fakultetit Teknik, e cila ka qenë pronë publike, është regjistruar në emër të tre pronarëve në vitin 2013, për këtë ai kërkoi që Komisioni të bëjë një verifikim se si është e mundur që kjo pronë të tjetërsohet.

“Në lidhje me pronat është ngritur një shqetësim nga Fakulteti Teknik, ka të bëjë me një pronë publikë në Fakultetin Teknik, është fjalë për 68 hektar pronë publikë që është regjistruar në tre bashkëpronar. Ata iu kanë drejtuar Rektoratit me kërkesë për pagesë prej mbi 2 milionë euro për qera, që e kanë shfrytëzuat nga viti 2013”.

“Propozoj që si Komision të bëjmë një hulumtim rreth kësaj çështje, që të verifikohet se si ka mundësi që kjo pronë të regjistrohet në emër të tre bashkëpronarëve. Është bërë shqetësuese kjo çështja e pronave publike”.

Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, tha se tjetërsimi i pronave, e pastaj vendosja e asaj prone në emër të pronarëve, është shqetësuese dhe se këto raste duhet që të hetohen, raporton EO.

Edhe deputeti i LDK-së Besian Mustafa, tha se e përkrah këtë çështje që të vizitohen këto raste, por ai pyeti se si do të duhej që të procedohej tutje me organet tjera të drejtësisë për këto raste.

E kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli, tha se Komisioni me këtë rast do të zhvillojë vetëm vizita për t’i verifikuar këto raste, sipas saj, pastaj me të gjeturat që do të dalin nga këto vizita do të diskutohet se si do të veprohet./Media Ndërtimi

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending