Në samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglinë si në vlerat politike ashtu edhe në ato të biznesit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, tregoi për prioritet sa i përket transportit dhe energjisë.
Ai përmendi hekurudhën Prishtinë-Durrës, tunelin Prizren-Tetovë dhe ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin Kosovën Perëndimore me Malin e Zi.
“Na duhen investime si për transport, ashtu edhe për energji. Sa i përket infrastrukturës rrugë, hekurudha e kështu me radhë por edhe sa i përket energjisë 1.2 gigaëat të energjisë së ripërtëritshme që janë kyçe për lidhshmërinë e rajonit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij si dhe arsimimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.
Diku rreth 7 miliardë të holla të BE-së janë të synuara, kemi ankandin për megaëat solarë në perëndim të Kosovës, një tokë publike, gjashtë korporata po garojnë, tash ka përfundur afati i garimit. Prej 350 hektarëve, 100 hektarë duhet të përzgjidhen për këtë qëllim.
Kemi ofruar 15 vite të kontratave me 75 euro për megaëat në orë. Do të hapim edhe një ankand tjetër nga mesi i këtij viti, jo solar por energji të erës në vend jospecifik, pra për 75 megavatë për secilin.
Sa i përket transportit, pikë së pari me Shqipërinë, jemi të dedikuar për ndërtimin e një lidhje hekurudhore mes Prishtinës dhe Durrësit, shoqëruar me portet e Prishtinës dhe Durrësit, të ashtuquajtura porte të thata që promovojnë rritjen ekonomike, tregtinë dhe çojnë nga një rajon më i lidhur dhe prosperues.
Studimet e fizibilitetit tregojnë se linja më e mirë është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën. Së dyti me Maqedoninë e Veriut duam të lidhin më mirë Prizrenin me Tetovën, do të na duhet një tunel 6 kilometërsh që është gjysma në anën e Maqedonisë së Veriut dhe gjysma në anën e Kosovës dhe kjo do të mundojë lëvizjen e lehtë ndërkufitare dhe fuqizimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe tregtisë.
E treta, në partneritet me Malin e Zi, fokusi është te ndërtimi i rrugëve të reja që lidhin Kosovën Perëndimore me Malin e Zi, Pejën dhe Deçanin me Plavën… Aeroporti i Prishtinës do të ketë 4 milionë udhëtarë këtë vit”.
“Ka tri nevoja kryesore të brendshme: Përmirësimi i nxemjes qendrorë, shpërndarja nëpër komuna, për çka na duhen 466 milionë euro, poashtu rruga Qafë- Dulë- Shtime- Lipjan që duhen investime prej 425 milionë euro dhe ndërtimi i iberlepencit dy lumenjve të Kosovës, kanali i Lepencit dhe rezervuari i ujit në Feraje të Shtimes, nevojat e investimeve janë përafërsisht 380 milionë euro.”
Kurti ka thënë se Kosova është e dedikuar për rend, ligj dhe luftim të korrupsionit në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai në fjalimin e tij mbi pyetjen se pse duhet të investohet në Kosovë.
Kurti ka përmendur edhe përparimin në zhvillim ekonomik dhe stabilitetin institucional, që sipas tij, ka ndihmuar për t’i luftuar rreziqet për sigurinë./Media Ndërtimi