Connect with us

Infrastrukturë

Kurti: 380 familje të komuniteteve kanë përfituar material ndërtimor për strehim

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma për familjet e cenueshme është prioritet i qeverisjes së tij. Në Konferencën e donatorëve për strehimin të qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë, Kurti tha se 380 familje kanë përfituar material ndërtimor për strehim. Madje tha se shpreson që deri në takimin e radhës të sigurojnë strehim për të gjitha familjet në nevojë.

“Jam shumë falënderues nga donacionet që ndryshuan qasjen në kohën kur dhe sot nuk flenë në tende dhe sot e kemi nderin që Strehimi i familjeve të cenueshme është prioritet dhe mbi 380 familje do të përfitojnë nga ministria komuniteti dhe kthim”, tha Kurti, teksa përmendi edhe vizitat që ka bërë te familjet përfituese.

“Sot është ditë e ftohtë që na bën mirënjohës që kemi një shtëpi e strehë dhe besoj se deri në fund takimit do t’i sigurojmë një strehim për të gjitha familjet në nevojë”.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se duhet që të punohet në riatdhesimin e personave të shpërngulur.

“Kthimi nuk është vetëm te ndërtimi i shtëpive dhe kjo nuk është as gjysma e punës, por duhet të punojmë në riatdhesimin e tyre. Përkundër shumë aktiviteteve dhe programeve këtë viti, kemi nis me programin për zhvillim ekonomik dhe do të shërbejë në avanvimin e të kthyerve dhe po ashtu ndoshta nuk mund të ofrojmë shumë të madhe, por do të mund të ofrojmë 100 mijë euro dhe kjo nuk është vetëm shifër, por është edhe strategjia. Nuk do ta sulmojmë rastin vetëm me ndihmë materiale”.

E ministri Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se familjet përfituese në Plemetin të Obiliqit nuk janë të kënaqura me objektin e banimit.

Për gjetjen e zgjidhjes së 60 familjeve në Gjilan e Ferizaj, tha se nuk duhet bërë gabimi i njëjtë.

“Në 10 vitet e fundit janë ndërtuar objekte banimi dhe e marrim shembull banimin në Plemetin të Obiliqit, ku atje na vijnë lajme të mira për infrastrukturën atje dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjmë me 60 familje nga Gjilani e Ferizaj”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending