Connect with us

Infrastrukturë

Kundërshtohet shitja e apartamenteve në Durrës Yachts & Marina, nuk garantohet vendndodhja e pronës

Published

on

Kontrata për prenotimin e blerjeve të apartamenteve të projektit Durrës Yachts & Marina që do të zhvillohet me statusin e investitorit strategjik nga juristët vlerësohet se nuk garanton vendndodhjen për pronën e prenotuar, si dhe lë hapësirë për ndryshimin e skemës së pagesave nga investitori.

Pas pagesës së prenotimit në vlerën e 1,700 eurove (1,200 euro për apartamentin + 500 euro për garazhin) që paguhet 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjen, skema e pagesës së vlerës totale të pronës përfshin që 40% e saj e ndarë në 3 këste të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit, shkruan Revista Monitor.

Pjesa tjetër e vlerës së apartamentit do të paguhet gradualisht në përputhje me zhvillimin e projektit.

Aigest Milo partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO & ASSOCIATES” tha për “Monitor” se marrëveshja për prenotimin e apartamenteve jo vetëm që nuk garanton mos ndryshim të vendndodhjes së pronës dhe shumave të parapagimit, por blerësit nuk i njihet interesi për vonesën apo dëmshpërblimin në rast tërheqje nga blerja.

“Modeli i marrëveshjes nuk garanton që një blerës i interesuar, që paguan shumën e kërkuar të prenotimit, do të marrë në fund atë qe kërkon, pasi modeli i marrëveshjes, në nenet 2.2 dhe 2.4 lejon mundësinë e ndryshimit të planimetrisë dhe kushteve te tjera të ndërtimit sipas pëlqimit të investitorit, dhe mund të spostohesh jo vetëm në vijën e tretë, por mund të të njihet një formë apartamenti psh. totalisht i papërshtatshëm për nevojat e tua. Dhe e vetmja e “drejtë” që i lihet blerësit në këtë rast është që të tërhiqet, pa iu njohur ndonjë interes për vonesën apo shpërblim dëmi.

Gjithashtu, edhe skema e pagesave të ofruara lë hapësirë për mundësinë e ndryshimit të skemës së tyre në të ardhmen nga investitori sipas dëshirës.

Kjo jo vetëm qe le në pa siguri blerësin në lidhje me planifikimin ekonomik të investimit që do të kryejë, por i jep një mundësi investitorit të tërhiqet nga marrëveshja në të ardhmen, dhe madje duke penalizuar blerësin, nëpërmjet kërkimit p.sh. të të gjithë shumës së apartamentit të prenotuar, në momentin e lidhjes së kontratë së porosisë, edhe n.q.s. blerësi nuk e pranon këtë, atëherë kjo konsiderohet si refuzim për të lidhur kontratën e porosisë së apartamentit dhe për rrjedhojë humbjen e pagesës së kryer sipas modelit të marrëveshjes së prenotim interesit. Kjo është ajo çka rezulton nga dispozitat e kombinuara të neneve 3.3 dhe 4.7 të modelit të marrëveshjes së prenotimit të interesit”, pohon ai.

Milo shton se marrëveshja aktuale e prenotimit që iu shpërndarë të interesuarve nga pikëpamja juridike është një kontratë që vetëm mundëson përfshirjen në listë të interesuarve për prenotim pronë. Sipas tij pas kësaj marrëveshje blerësit do të duhet të nënshkruajë kontratën e prenotimit dhe atë të blerjes së pronës.

“Nga pikëpamja tekniko-juridike, ne parim kemi te bëjmë me një marrëveshje detyrimi (pra jo me efekte reale – transferim pronësie apo premtim transferim pronësie, siç janë marrëveshjet e zakonshme qe nënshkruhen ne lidhje me një ndërtim te ri: kontrate porosie, sipërmarrje, premtim shitje, etj.). Kjo do të thotë se, blerësi i premtuar nuk fiton te drejtën për te fituar ne te ardhmen pronësinë e një sendi te paluajtshëm, por fiton te drejtën, ne te vërtetë jo shume te garantuar, siç do te shohim me poshtë, për te hyre ne një marrëdhënie tjetër qe do t’i lejoje, nëse gjerat shkojnë siç duhet, te ketë mundësinë për te fituar ne te ardhmen pronësinë e sendit.

Pra kemi te bëjmë me një marrëveshje për te fituar te drejtën për të hyrë në një marrëveshje, që kjo e dyta do t’i japë mundësinë për të nënshkruar më pas, në përfundim të ndërtimit, kontratën përfundimtare të kalimit të pronësisë. Besoj mund ta përfytyroni konceptin e matrioshkave ruse. Edhe kjo mund te themi se jemi përpara një “marrëdhënie juridike matrioshkë”./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending