Joanita Vroom dhe Mink van Ijzendoorn ishin shpërblyer me një grant nga “Chastelain‐Nobach Fund”, që ua dha mundësinë atyre të vazhdonin punën e tyre në Gortyn, Kretë. Ky projekt iu ofron studentëve mundësi që të ndihmojnë në zbardhjen e mistereve arkeologjike të këtij qyteti të rëndësishëm në motet romake dhe bizantine, shkruan “miragenews”, transmeton KOHA.
Që nga viti 2001, Universiteti i Sienas dhe SAIA (Shkolla Arkeologjike Italiane në Athinë) kanë hulumtuar vendbanimin e hershëm bizantin në Gortyn, kryeqyteti i vjetër i Kretës. Kjo hapësirë është rreth 2 mijë metra katrorë dhe ndodhet në qendrën urbane. Më 2019 filloi një projekt pas-hulumtues nga Leideni, që fokusohet në gjetjet e bëra nga ekipi italian.
You must be logged in to post a comment Login