Aktuale
Krejt si ndodhi që punëtori të bie mbi kalimtare në Mitrovicë [foto & dëshmi]

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut. Një punëtor ka rënë nga 12 metra dhe në vend të kontaktit me tokë, ai ka rënë mbi një vajzë.
Vajza e cila ishte duke kaluar pranë punishtës së kësaj ndërtese në qendër të Mitrovicës së Veriut, është lënduar dhe sipas informacioneve që ka portali lokal Kossev, ajo është dërguar për tretman mëtutjeshëm në Kragujevc. Në anën tjetër punëtori po vazhdon mjekimin në Mitrovicën e Veriut, i lënduar.
Kurse në një raportim, RadioPlus, ka folur me dëshmitarë të cilët kanë shpjeguar ngjarjen.
“Dërrasat dhe njeriu kanë rënë në të njëjtën kohë mbi vajzën. Ne po punonim aty pranë, kur ka kërsitur, kemi vrapuar i kemi ndihmuar duke e dërguar vajzën me automjet të ambulantës, teksa burrin me një automjet aty pranë, tashmë nuk dijmë asgjë më shumë”, ka thënë Marko Milentijeviq.
Një dëshmitar tjetër që ka ndihmuar të lënduarit ka thënë se e pabesueshme se si kanë rënë dërrasat, vetëm se kur kanë parë se çka ka ngjarë dhe kanë gjetur vajzën pa vetëdije.
“Ne sheshim lule, kur kemi dëgjuar se një grua dhe një burrë po bërtisnin që të thërrisnim policinë. Kur kemi shkuar kemi parë që në anën e majtë është një burrë i shtrirë dhe i gjakosur, teksa në të djathtën një vajzë e cila ishte e shtrirë dhe pavetëdije. Kam shkuar ta kap vajzën, më kanë ndihmuar edhe dy burra tjerë. E ka marrë ambulance dhe e kemi dërguar aty, na thënë emrin dhe mbiemrin, më pas e kemi lënë në kirurgji”, ka thënë dëshmitari okular.

Sipas këtij portali lokal, Kossev, thuhet se ndërtesa po ndërtohet në zonën e qendrës që ka lëvizje të shumta sepse është si korridor mes dy blloqeve, teksa s’ka pasur asnjë gardh rrethues. Aty thuhet që është vend edhe ku luajnë fëmijët.
