Connect with us

Aktuale

Krejt rrugët çojnë në qytet (Udhëpërshkrim)

Published

on

Në prag të zgjedhjeve lokale, e mora aparatin tim fotografik në udhëtim për në disa fshatra të Kosovës, të cilat ndodhen në margjina të qyteteve. Tani, pak njerëz shohin ndonjë interes në këto vende. Të lëna pas dore dhe në mungesë të investimeve, shumica e banorëve i kanë lënë pas këto fshatra për qytetet afër tyre.

Leskovec, Prizren

Me të marrë rrugën për në fshat mirëpritem nga një tabelë e vjetër e investimeve komunale në ndërtimin e rrugës  cila e lidhë Leskovecin me qytet. Një rrugë gati 4 kilometra, e cila kishte kushtuar më shumë se 400 mijë euro. Për ironi, rruga e cila për qellim kryesor kishte afrimin e fshatit me qytet ne fakt u bë rruga ku shumica e banorëve u larguan për në qytet dhe fshati mbeti vetëm me pak nga ta. Me kalimin e kohës bimët pranë rrugës filluan të marrin atë dhe tanimë rruga e cila ishte mburrej për Komunën e Prizrenit filloi të ngushtohej nga të dyja anët.

Me të hyrë në fshat lehja e një qeni të vetëm lajmëroi arritjen time. Dy djem të rinjë filluan të ngjiteshin sipër një bregu për ta pritur këtë të panjohur.

Në fillim i pyeta nëse e kishin babën në shtëpi. Dy djemtë më thanë që duhet të vija të dielën për ta takuar pasi ishte në Prizren.

Megjithatë, unë munda ta kundroj fshatin përrreth. Ai qe malor, i gjelbëruar dhe me rrugë të cilat shpienin në çeshmen e fshatit i cili gjindej gati në fund të saj, në një kodër prej ku shihej një pjesë e madhë e rrafshit të Dukagjinit. Nuk mund të rezistoja pa e thënë herë pas here se sa i lumtur do të isha po ta kisha mundësinë të jetoja në këtë vend. Një vend tejet i qetë, qetësia e të cilit tregonte se kishe mbetur i vetmuar.

Të dielën u ktheva. Rrugës e kuptova që të rinjët e Prizrenit vinin këndej për të bërë piknik.

Në fshat u afrova tek shtëpia e fundit e banuar. Aty m’u afrua një burrë me fytyrë të qeshur e të ngrohtë, ngrohtësi e cila sikur iu hoq nga fytyra posa e kuptoi që isha gazetar.

Shikimi i tij shikonte vazhdimisht në aparatin tim fotografik. Edhe pse ia shpjegova dhe e sigurova për punën time, zotëria, të cilin do e quaj Hilmi, nuk ndërroi mendje dhe më propozoi të bisedonim në mënyrë anonime.

“Edhe nëse vinë, nuk kanë pse me lypë vota te unë, krejt e dinë që unë nuk ndërroj partinë!”, tha Hilmiu duke shtuar se rruga e ndërtuar vite më parë me të vërtetë ishte ajo që e mundësoi largimin e banorëve. Megjithatë ai tregoi se edhe para shtrimit të rrugës fshati s’kishte pasur shumë banorë.

“Para se mu shtru asfallti jem konën gjashtë shtëpi, tash kam mbetë vetëm”, tha ai.

Sipas tij, administrata lokale e Prizrenit nuk ishte interesuar për mirëqenien e fshatarëve. Punëtor krahu gjatë gjithë ditës dhe blektor në shtëpi, Hilmiu tashmë e kishte bindur veten se edhe ai duhet të largohej. Pas disa muajsh, me familjen do të shpërngulet në pjesën periferike të Prizrenit, e cila njifet si Tusuz.

Ky udhëpërshkrim është i autorit Ferdi Limani, fotograf, të publikuar në Kosova 2.0 /Media Ndërtimi/

Aktuale

Kosova drejt energjisë së ripërtëritshme, certifikohen 35 instalues të rinj për energjinë diellore

Published

on

Ndërgjegjësimi për ndikimin e ndryshimeve klimatike në mjedis dhe ekonomi është shndërruar në çështjen e ditës. Kjo i ka sjellë burimet e rinovueshme të energjisë në fokus të nismave më të rëndësishme institucionale, të cilat po promovojnë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme, veçanërisht prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar energjinë diellore.

Në Kosovë gjithashtu, organizata dhe institucione po ndërmarrin nisma për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për të inkurajuar përdorimin e burimeve të energjisë së pastër. Ndër më të rëndësishmet janë UNDP Kosovë dhe Ambasada japoneze, të cilat po ofrojnë mbështetjen e tyre në shumë aspekte të promovimit të energjisë së pastër.

Kësaj here, përmes një trajnimi që sjell ndikim të menjëhershëm në mundësimin e burimeve njerëzore, thelbësore për të përshpejtuar diversifikimin e burimeve të energjisë.

35 instalues të rinj të paneleve të energjisë diellore u certifikuan këtë javë, pas një trajnimi 5-javor të implementuar nga konsorciumi Elen dhe Abkons. Ky trajnim mundësoi pajisjen e teknikëve me njohuri konkrete mbi praktikat e instalimit, duke i bërë ata një burim të vlefshëm për tregun e punës në këtë fushë, pasi tashmë e kanë një përvojë të vlefshme në instalimin e paneleve diellore.

Sipas kompanive Elen dhe Abkons, trajnimi do të ketë ndikim afatgjatë, duke siguruar jo vetëm pasurimin e tregut me teknikë, por edhe duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë këto njohuri në projekte dhe iniciativa të tyre në të ardhmen.

Kjo nismë shërben gjithashtu si një shembull i mirë i bashkëpunimit midis organizatave të ndryshme dhe institucioneve të arsimit, për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe për të inkurajuar përdorimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë.

Urojmë që të kemi edhe trajnime të tjera nga kjo fushë me qëllim të rritjes së punësimit te të rinjtë dhe mbështetjes së një tranzicioni të mirëfilltë energjetik./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëri, në 14 segmente rrugore do të vendosen kamera dhe radarë

Published

on

Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua kalimi i kësaj hallke, duke i hapur rrugë ecurisë së punimeve.

Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë.

Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale, duke synuar largimin e efektivëve të rrugores nga këto segmente.

Shkeljet që do të konstatohen nga monitorimi do të bëjnë që në kohë reale të vendoset edhe masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, teksa do të shërbejë edhe si nxitje për të rritur sigurinë rrugore.

Por cilat janë në fakt 14 segmentet rrugore që përbëjnë gati 200 kilometrat e parë të vendosjes së këtij sistemi monitorim?

-Autostrada Tiranë-Durrës 32 kilometra që nis nga Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit.

-Tiranë-Elbasan që nis nga TEG dhe përfundon në Bradashesh për 26.4 kilometra.

-Durrës-Plazhi i Unazës për 5.9 kilometra që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

-Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës 9.81 kilometra që nis në Plepa dhe përfundon në Kavaja Veri.

-Unaza e Kavajës 7.89 kilometra që nis nga Kavaja Veri dhe përfundon në Kavajën në pjesën Jugore.

-Kavajë-Rrogozhinë që përfshin Rrgozhinë, autostradë Lushnjë 13.9 kilometra që nis në Rrogozhinë korridori i 8 dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës.

-Unaza e Lushnjës 4.62 kilometra që nis nga pjesa veriore në Lushnjë dhe vazhdon në pjesën Jugore.

-Lushnje-Fier, autostrada 20 kilometra që nis nga pjesa Jugore në Lushnjë dhe mbaron në Mbrostar.

-Unaza e Fierit 21.5 kilometra që nis nga Mbrostari dhe mbaron në Levan.

-Fier-Vlorë, autostrada 24 kilometra gjatësi që nis në Levan dhe mbaron në Transballkanike.

-Vore-Ahmetaq 6.52 kilometra që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq 9.59 kilometra gjatësi overpass Qaf Kashar Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq dhe Kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra në këto rrugë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shumica e investimeve të huaja në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ishin të destinuara për pasuri të paluajtshme

Published

on

Investimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhanë kontributin kryesor në shifrën rekord të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar. Tremujori i fundit i vitit solli edhe vlerën më të lartë të investimeve të huaja në këtë sektor, me 66 milionë euro, 32% më shumë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2021.

Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërissht në periudhën pas pandemisë, duke se është mbështetur në masë të konsiderueshme nga kërkesa që vjen prej investitorëve të jashtëm.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, megjithë rritjen e çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera të Rajonit, si Mali i Zi apo Kroacia.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse investimi. Kjo e ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona jo për nevoja banimi apo shfrytëzimi familjar, por për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2022 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1.12 miliardë euro, në rritje me 44% krahasuar me një vit më parë. Në shtatë vitet e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është dhjetëfishuar.

Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar ishte industria nxjerrëse. Ky sektor solli investime në vlerën e 268 milionë eurove ose 19.5% të totalit.

Investimet në këtë sektor u rritën me 8.5% krahasuar me një vit më parë dhe në pjesën më të madhe, vlerësohet se këto janë fitime të riinvestuara të investitorëve të huaj ekzistues, kryesisht Bankers Petroelum.

Rritja e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket se ka nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri.

Rritje edhe më të lartë shënuan investimet në sektorin energjetik, që për vitin e kaluar arritën në 175 milionë euro, në rritje me 187% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike.

Stoku i investimeve të huaja në energjetikë ka kaluar tashmë vlerën e 3 miliardë eurove. Rritja e çmimeve të energjisë kanë rritur interesin rreth energjive të rinovueshme dhe sidomos, në vitet e fundit, rreth energjisë nga burimet diellore.

Sektori financiar vazhdon të ketë një peshë të konsiderueshme në thithjen e investimeve të huaja, me 158 milionë euro për vitin 2022. Investimet në këtë sektor u rritën me 4% dhe përbënin gjithsej 11.5% të flukseve vjetore të investimeve të huaja direkte.

Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, për shkak se rritja e bankave tregtare kërkon shtim gradual të kapitalit aksioner, për të qëndruar në përputhje me kërkesat rregullatore.

Një tjetër sektor ku këtë vit po shënohet rritje e ndjeshme e investimeve të huaja direkte është industria përpunuese. Për vitin e kaluar, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 146 milionë euro, në rritje me 49% krahasuar me një vit më parë. Deri tani, investimet e huaja në industrinë përpunuese kanë qenë kryesisht të përqendruara në sektorët e fasonerisë, përfshirë degën e industrisë automotive.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një shifër rekord prej 1.37 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik. Vlera e investimeve të huaja u rrit me 33% krahasuar me një vit më parë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending