Connect with us

Trashëgimia

‘Kosova – trashëgimia e kujtesës’, përmes ekspozitës në Prizren

Published

on

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendeve të Kujtesës, sot, datë 19 prill, 2022, duke filluar nga ora 17:00, forumZFD programi në Kosovë hap foto-ekspozitën dhe organizon debatin të titulluar ‘Kosova – trashëgimia e kujtesës’, në Hamamin ‘Gazi Mehmet Pasha’, Prizren.

Fotografitë janë realizuar nga Korab Krasniqi dhe janë pjesë e foto-monografisë ‘Trashëgimia e Kujtesës në Kosovë: Konteksti i përgjithshëm’.

Hapja e ekspozitës do të bëhet me fjalë rasti nga Z. Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Z. Arbnor Morina, artist vizual dhe Z. Nehari Sharri, Drejtor i forumZFD programi në Kosovë.

Debati ‘Kosova – trashëgimia e kujtesës’ sjell së bashku të ftuar profesionistë si Dr. Nita Luci, antropologe dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, Z. Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Z. Sali Shoshi, Drejtor Ekzekutiv i organizatës Trashëgimia Kulturore Pakufi dhe Z. Shafi Gashi, Arkeolog dhe anëtar i Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 27 prill, 2022./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

20 studentë për një javë restauruan orenditë në Shtëpinë e Hivzi Sulejmanit në Prishtinë

Published

on

Ka përfunduar punëtoria HeritageLab “Restore & Reuse old furniture” në Shtëpinë Hivzi Sulejmani në Prishtinë me qëllim të restaurimit të mobiljeve të vjetra dhe ripërdorimit të tyre për Rezidencën e re të artistëve.

Përgjatë 10 ditëve, 20 studentë pjesëmarrës kanë bërë restaurimin dhe riciklimin e mobilarit, i cili pastaj është vënë në përdorim në hapësira të ndryshme brenda shtëpisë.

Ata gjithashtu kanë bërë trajtimin e dyerve, dyshemesë dhe shkallëve të shtëpisë së shkrimtarit i cili kujtohet si një autor që e ndihmoi letërsinë e hershme kosovare të dalë nga fokusi rajonal dhe provincializimi.

Përveç trajtimit të mobilarit, një grup studentësh kanë bërë identifikimin, selektimin dhe ekspozimin e dokumenteve personale të Hivzi Sulejmanit të gjetura në dhomën e tij të punës. Të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan pas përfundimit të kampit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Prizreni po bëhet gati për UNESCO, 1.2 milionë euro investime në trashëgimi kulturore  

Published

on

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku deklaroi se Prizreni është në fokus të programit për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore si mjet për promovim të vlerave të përbashkëta dhe prosperitetit ekonomik.

Mbi 1,2 milionë Euro është vlera e buxhetit që është duke u investuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kurse rreth 490 mijë Euro të tjera përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti.

Aktalisht janë duke u zhvilluar ndërhyrje emergjente në gjashtë asete, ndërsa në kuadër të projektit të Revitalizimit të rrugës Marin Barleti po realizohen punime restauruese në dy shtëpi. Gjithashtu po restaurohen gjashtë shtëpi tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit, përfshi kompleksin e banimit të familjes Dorambari, shtëpinë e familjes Bardhi, shtëpinë e familjes Sokoli, shtëpinë e familjes Kabashi, si dhe është në përfundim restaurimi i kinemasë së vjetër të qytetit.

Gjatë kësaj jave kanë nisur ndërhyrjet restauruese edhe në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës, projekt ky i cili ka qenë në pritje për shumë vite.

Muzetë po i funksionalizojmë. Në kuadër të programit të muzeve, rregullimi i enterierit dhe ekspozitës në Muzeun Arkeologjik ka përfunduar, ndërsa në proces të hartimit është koncepti i ekspozitës për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Projektet muzeale në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Kulturës përfshijnë edhe Muzeun e Nënë Terezës dhe Muzeun e Filigranit.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është ai i Qendrës Kulturore Hebraike. Punimet pritet të fillojnë muajve në vijim, ndërsa po punojmë edhe në zbatimin e planeve të meaxhimit të Kalasë së Prizrenit dhe të Qendrës Historike të Prizrenit.

Së fundmi ka filluar hartimi i projektit të interpretimit dhe prezantimit të lokalitetit arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe këtë vit ky plan do të zbatohet duke e shëndrruar këtë lokalitet në një prej pikave referuese për vizitorët e qytetit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Prezantohet programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë

Published

on

Në Ditën ndërkombëtare të Muzeve, Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u prezantua Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë.

Në këtë ngjarje morrën pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës Ajet Leci, kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të fushës së trashëgimisë kulturore.

Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të muzeve dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët për ruajtjen, interpretimin dhe promovimin e veprimtarisë krijuese nga e kalura si dhe edukimin e gjeneratave të reja për rolin e tyre.

Në kuadër të tij gjatë viteve 2022-2023 janë paraparë hapa konkret që do të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending