Connect with us

Turizëm

Kosova pjesë e revistës amerikane në vendet që duhet vizituar

Published

on

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shpërndarë një shkrim të revistës amerikane “Condé Nast Traveler” që ka radhitur edhe Kosovën një prej destinacioneve që duhet vizituar gjatë vitit 2024.

Të dy udhëheqësit bënë thirrje që të vizitohet Kosova dhe të zbulohen bukuritë e saj.

“Thesaret e fshehura të Kosovës, luginat e paprekura dhe malet mahnitëse kanë arritur te CN Traveler Vendet më të mira për të shkuar në Evropë në 2024! Ju ftojmë të përjetoni bukurinë befasuese që ofron vendi ynë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Kosovës!”, ka shkruar Osmani në X.

Të njëjtën thirrje e pat edhe Kurti, i cili ka shpërndarë edhe një rresht nga artikulli që lavdëron shtetin më të ri të Europës.

“Vendi më i ri i Evropës ka maja të mrekullueshme, fshat baritor dhe mikpritje që ngroh zemrën”. Krenar që shoh Kosovën të emëruar nga CN Traveler si një nga destinacionet kryesore të Evropës në vitin 2024. Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë ka për të ofruar vendi ynë”, ka shkruar Kurti./Media Ndërtimi

Turizëm

Prizreni sjellë mijëra turistë nga e gjithë bota

Published

on

Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Shatërvani, Objektet e Kultit, janë vetëm disa nga vendet në qytetin e Prizrenit që sjellin qindra mijëra vizitorë nga rajoni dhe bota gjatë vitit. I njohur si vend historik e turistik, ky qytet po arrin të sjellë turistë nga vende të ndryshme të botës në Kosovë, thotë kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Ai për KosovaPress thotë se ka rritje ndër vite të numrit të turistëve, shton se janë duke punuar për të promovuar sa më shumë turizmin kulturor që e karakterizon këtë qytet. Megjithatë, ai kritikon qeverinë për mungesë të bashkëpunimit, pasi siç thotë ai, nuk ka përkrahje të mjaftueshme për turizëm. Ai po ashtu thotë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit investon kryesisht vetëm në rivitalizimin e objekteve dhe jo në pjesë tjera, raporton Kosova Press.

Totaj vlerëson se promovimi i turizmit kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, porse thotë se për këtë nevojiten fonde nga ana e ekzekutivit.

Derisa rendit vendet që frekuentohen më së shumti nga vizitorët, ai thotë se gjatë sezonit të verës vinë turistë edhe nga vendet e largëta, siç janë Japonia, Kina e Koreja.

Se Prizreni po vizitohet nga qindra e mijëra turistë e thotë edhe Veron Tara, nga organizata “EDUCO”, e cila merret me promovimin e turizmit. Madje, ai vlerëson se numri më i madh i vizitorëve që ka pasur ndonjëherë ky qytet ka qenë vitin e kaluar.

Tara thotë se në mesin e shteteve që kanë vizituar Prizrenin, kishte prej tyre që kanë qenë për herë të parë në Kosovë.

Tara ka renditur edhe disa nga karakteristikat që tërheqin vizitorët për të ardhur në këtë qytet të bukur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Lista e qyteteve ku vizitorët më 2024 duhet të paguajnë ‘taksën e turistit’

Published

on

Një numër destinacionesh të njohura në botë kanë nisur t’i kërkojnë para “ekstra” turistëve teksa thonë se përpiqen të përballojnë fluksin dhe kërkesën e vizitave.

Raportime të fundit sugjerojnë se disa nga qytetet më të njohura turistike po vuajnë nga numri i madh i vizitorëve, ku pronarët japin akomodimet me qera dhe vendasit detyrohen të largohen ne periferi.

Në vende si Venecia, autoritetet duhet të përballen me dëmet që lënë prapa turmat e turistëve prandaj kanë nisur të kërkojnë një tjetër pagesë prej turistëve.

Barcelona ka vendosur taksë turizmi prej disa vitesh që këtë vit arriti në €2.75.

Në Valencia vizitorët duhet të paguajnë 50 cent çdo natë në varësi të akomodimit të tyre.

Gjithashtu qyteza bregdetare portugeze Olhão ka vendosur taksën në 2023, duke i kërkuar vizitorëve dhe €2 euro më shumë në muajt prill deri në tetor.

Praktika është përhapur dhe në destinacione të tjera në varësi të fluksit dhe tipit të vizitorëve, ku pagesa shtesë aplikohen në qytete të ndryshme të Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Karaibeve, Kroacisë, Çekisë, Francës Gjermanisë, Hungarisë e Italisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Komuna e Prizrenit dhe UNDP fillojnë projektin për promovimin e turizmit

Published

on

Komuna e Prizrenit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan marrëveshje për të zbatuar një projekt që do të shërbejë për promovimin e turizmit dhe rritjen e zhvillimit ekonomik në qytet.

Sipas njoftimit të UNDP-së, kjo marrëveshje, e cila shënon fillimin zyrtar të projektit, është nënshkruar nga Nuno Queiros, përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe  Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit.

Queiros tha se synimi i tyre është të sigurojnë që rritja e turizmit  të reflektohet në përfitime të qarta për ekonominë vendase dhe sektorin privat.

“Duke rigjallëruar modelet tradicionale të biznesit, ne synojmë të ndërtojmë një themel ekonomik të qëndrueshëm që mund të përshtatet dhe të lulëzojë. Ky partneritet i fundit plotëson bashkëpunimin që daton më shumë se 10 vjet në mes të UNDP-së dhe Komunës së Prizrenit dhe është një testament për atë që ne mund të arrijmë së bashku. Unë besoj fuqimisht se së bashku do të nxisim potencialin e plotë të Prizrenit si destinacion kryesor për turizëm të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Queirós.

Ndërsa Totaj tha se zhvillimi i turizmit në Prizren është një mundësi e mirë për ta stimuluar ngritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, duke rritur nivelin e cilësisë së jetesës së banorëve.

“Investimi në infrastrukturën turistike dhe promovimi i trashëgimisë së pasur kulturore të Prizrenit, domosdo tërheq vizitorë dhe forcon ekonominë lokale. Prioriteti i zhvillimit të turizmit përputhet me aspiratat tona për t’u bërë një destinacion i njohur, duke kontribuar në zhvillimin rajonal dhe njohjen ndërkombëtare të Prizrenit”, tha Totaj.

Projekti “Promovimi i Turizmit dhe Zhvillimi i Sektorit Privat” është një iniciativë në kohëzgjatje prej një vit e gjysmë e financuar bashkërisht nga Komuna e Prizrenit dhe UNDP./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending