Connect with us

Ndërtim

Kosova ende nuk e ka ndërtuar memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës ‘99

Published

on

Qeveria e Kosovës po planifikon ndërtimin e një memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Se kur mund të fillojë realizimi i këtij projekti, akoma nuk dihet. Ndërkohë, prindër të fëmijëve të vrarë dhe historianë thonë se Kosova është vonuar për ngritjen e memorialit përkujtimor për fëmijët martirë të lirisë.

Që nga çlirimi i Kosovës, në qershor të viti 1999-të, mijëra qirinj janë ndezur e kurora me lule janë vendosur në kujtim të 1 mijë e 133 fëmijëve sa besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në nivel vendi.

Në mesin e viktimave të gjenocidit serb në Kosovë janë edhe të gjithë fëmijët e Sebahate Berishes nga Hoqa e Vogël e Rahovecit, që u vranë pasi u godit me bomba shtëpia ku ishin strehuar, në fshatin Nagavc.

“Më janë vrarë pesë vajzat: Adelina Berisha 9-vjeçe, Njomza 7-vjeçe, Shkurtesa 5-vjeçe. Lezija 2-vjeçe dhe Elhame Berisha që i kishte veç gjashtë muaj”, rrëfeu nënë Sebahatja.

Për këta dhe krejt fëmijët e tjerë të vrarë në gjithë Kosovën, gjatë vitit 1998-99, akoma nuk ka një memorial të veçantë përkujtimor.

Sebahatja, e cila pas luftës sërish u bë nënë, thotë për Radio Kosovën se është e pa arsyeshme mungesa e një memoriali për fëmijët e vrarë.

Vitin e kaluar, Qeveria ka filluar përgatitjet për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”. Për këtë qëllim është themeluar një Komision Ministror e një Grup punues i cili kryesohet nga deputetja Saranda Bogujevci, që gjatë luftës i mbijetoi 16 plumbave të ushtrisë serbe e të cilët ia vranë 14 anëtarë të familjes.

Radio Kosova ka pyetur Qeverinë se kur pritet të fillojë ndërtimi i këtij memoriali. Duke mos treguar ndonjë datë, nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se janë në fazën e konsultimeve mbi format e memorializimit të fëmijëve të vrarë dhe se në dhjetor të vitit 2022 është hartuar Plani i Veprimit për ndërtimin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Prodhimi evropian i ndërtimit u rrit me 3.9% në muajin janar

Published

on

Në janar, prodhimi i ndërtimit në eurozonë pati një rritje prej 3.9%, krahasuar me muajin e kaluar, sipas shifrave të fundit të Eurostat.

Në raportin e euroindikatorëve të këtij muaji, dega e statistikave dhe e të dhënave të Komisionit Evropian raportoi gjithashtu se prodhimi i rregulluar sezonalisht vetëm në BE u rrit me 3.5%.

Prodhimi u rrit gjithashtu krahasuar me janarin 2022, me 0,9% në eurozonë dhe me 1,4% në BE.

Nga muaji në muaj, ndërtimet e ndërtesave në eurozonë u rritën me 4.2%, me inxhinierinë civile me 3.0%.

Në krahasimin e saj vjetor, shifrat e eurozonës nuk ishin aq pozitive, me ndërtimin e ndërtesave me 1.4% në janar 2023, krahasuar me janarin 2022. Sa i përket inxhinierisë civile, prodhimi ishte në -1.9%.

Nga një këndvështrim rajonal, Eurostat theksoi se rritja më e madhe në prodhim ishte në Gjermani (+12.6%), Slloveni (+9.8%) dhe Poloni (+7.0%).

Në anën tjetër të shkallës, rënia më e madhe e prodhimit u pa në Hungari (-5,0%), Rumani (-4,3%) dhe Belgjikë (-1,5%)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

A mundet Kina të vazhdojë të rrisë pjesën e saj në tregun global të ndërtimit?

Published

on

Analiza e re e 200 kompanive më të mira të ndërtimit të International Construction ilustron se sa shpejt kompanitë kineze të ndërtimit kanë rritur pjesën e tyre në tregun global të ndërtimit.

Në dekadën e fundit, kompanitë kineze të ndërtimit kanë pothuajse dyfishuar pjesën e tyre në të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga Top 200. Ndërsa në vitin 2012, firmat kineze përbënin 23.2% të të ardhurave totale, deri në vitin 2022 ishte 44%.

Siç tregon Top 200 më të fundit, të pesë kompanitë më të mëdha në listë tani vijnë nga Kina. Shitjet për firmat kineze në listë arritën në 866 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga 697 miliardë dollarë një vit më parë.

Ndërkohë, vendet e tjera kanë parë që pjesët e tyre të të ardhurave në Top 200 ose të bien ose të qëndrojnë të pandryshuara.

Pjesa e Japonisë ra nga 14.2% një dekadë më parë në 9.4% në listën e vitit 2022. Spanja gjithashtu pati një rënie nga 7.3% në 2012 në 3.9% në shifrat më të fundit. Gjermania ra nga 3.5% në 2.2% dhe Holanda nga 2.5% në 1.6%.

Ndërkohë, pjesa prej 12.5% ​​e SHBA-së në listën e vitit 2022 ishte pak a shumë në përputhje me 12.1% që kishte në vitin 2012 dhe ishte një histori e ngjashme për kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar me 4.2% në 2022, krahasuar me 4.5% në 2012.

Ngadalësimi i Kinës është i përkohshëm?

Kohët e fundit, Kina është përballur me një ngadalësim. Fundi i vitit 2022 pa një rënie graduale të besimit midis blerësve të ndërtimit, me Indeksin e Menaxherëve të Blerjeve (PMI) që ra në një pikë prej 54.4 në dhjetor nga 58.2 në tetor 2022. Indeksi PMI ndjek nivelet e besimit midis menaxherëve të blerjeve me një rezultat më të lartë që tregon besim më të madh në nivelet e ardhshme të punës. Një pikë nën 50 tregon se blerësit presin që tregu të tkurret./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Në lagjen TaukBahqe po ndërtohet një fushë sportive

Published

on

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova njofton se lagjja TaukBahqe po bëhet me fushtë të Streetball.

Rugova tregon se fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon.

“Fushë për STREETBALL në TaukBahqe

Pas shumë kërkesave nga banorët e lagjes së TaukBahqes, posaçërisht të rinjtë e talentuar të saj, filluam me ndërtimin e fushës speciale për Streetball.

Bashkë, do të kombinojmë natyrën, sportin dhe ambiciet e rinisë tonë të mrekullueshme, për t’u dhënë platformë moderne në realizimin e ëndrrave të tyre.

Fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon.”, deklaroi drejtori Rugova./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending