Connect with us

Infrastrukturë

“Kosova e Re” do të eliminonte krizën me energji elektrike

Published

on

Për krizën energjetike dhe rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike pas disa viteve, po fajësohen qeveritë e kaluara dhe ekzekutivi i tanishëm.

E ish Ministri i Energjisë Ethem Çeku thotë se fajtor për këtë gjendje është politika, duke shtuar se sektori i energjisë kërkon një konsensus politik.

Ai thotë se po të investohej në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” vendi nuk do të përballej me krizë energjetike.

“Është problem i madh çështja e energjisë elektrike dhe furnizimit me energji elektrike, u prishën projekti ‘Kosova C’ (Kosova e Re), nuk u zhvilluan ato projekte dhe dihet pse. Dhe tani ne duhet të mendojmë seriozisht, por që nevojitet një konsensus i përbashkët mes pozitës dhe opozitës për një plan zhvillimor në fushën e energjisë… A është me faj kjo qeveri për krizën aktuale? Po, normal. Të gjithë kemi faj, të gjitha qeveritë bartin përgjegjësi kur është ndërprerë projekti ‘Kosova C’ që ishte paraparë për prodhimin e 1,000MËh energji elektrike, dhe që do ta zgjidhte problemin e Kosovës për energji”.

Çeku thotë se kriza energjetike që ka kapluar Kosovën do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, ndërsa si mundësi tejkalimi e përmendi ndërtimin e blloqeve të vogla deri në 200 MËh.

“Në vitin e ardhshëm kriza sigurt do të thellohet, sepse do të bien blloqet prapë. Blloku A5 dhe blloqet e tjera të ‘Kosovës A’, janë pothuajse të vdekura, i kemi shfrytëzuar jashtë normales. E vetmja zgjidhje e problemit në fushën e energjisë në Kosovë, përpos energjisë alternative është hapja e mundësive të ndërtimit të blloqeve të vogla 200MËh në koordinim me Bankën Botërore dhe Brukselin për lejimin e ndërtimit”.

KEDS tash e disa ditë është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike, me një orar prej gjashtë orë me rrymë e dy pa të.

 

Infrastrukturë

Asfaltohet segmenti i parë i rrugës “Skënderbeu” në Podujevë

Published

on

Në qershor të këtij viti kishin filluar punimet për rikonstruktimin e një prej rrugëve kryesore të qytetit të Podujevës. Asokohe ishte paralajmëruar se rruga “Skënderbeu” do t’i kushtojë kësaj komune mbi 1.3 milionë euro.

Dhe nga zyrtarët komunalë ishte premtuar se kjo rrugë do të ndërtohet sipas standardeve europiane dhe do të vendosen rrjeti i kanalizimit, ujësjellësit, ndriçimit dhe po ashtu do të ndërtohet edhe shtegu për biçikleta.

E tre muaj më vonë ishte kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi, ai i cili njoftoi se tashmë punimet për vendosjen e infrastrukturës së nevojshme kanë përfunduar dhe se ka filluar asfaltimi i segmentit të parë të kësaj rruge e cila ka një gjatësi prej 600 metrash.

Bulliqi përmes rrjeteve sociale tha se gjatë tërë kohës i ka ndjekur nga afër punimet dhe se është i kënaqur me cilësinë e punëve që janë bërë.

Rruga “Skënderbeu” është ndër rrugët më të qarkulluara në qytetin e Podujevës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Super stadiumi Lusail me 80 mijë vende është gati për ndeshjet e Kupës së Botës në futboll

Published

on

Super stadiumi Lusail është gati për ndeshjet e Kupës së Botës në futboll,

Stadiumi Lusail, stadiumi më i madh në Katar dhe vendi kryesor i Kupës së Botës FIFA Katar 2022™, tani është i hapur për publikun.

Më 9 shtator, stadiumi priti finalen e Superkupës Lusail midis Al Hilal SFC dhe Zamalek, një ngjarje që shihet si pararendësja e Kupës së Botës FIFA në Katar që do të luhet më vonë këtë vit.

I vendosur në Lusail City, 15 kilometra në veri të Dohas, stadiumi me 80,000 vende synon të krijojë një atmosferë zhytëse si për lojtarët ashtu edhe për spektatorët.

Ndërtesa u projektua me partnerin e sipërmarrjes së përbashkët të Foster + Partners, Arup, dhe specialistin e sportit Populous.

Fasada përmban hapje trekëndore të cilat krijojnë një ekran të shpuar që siguron hije dhe filtron dritën që hyn në konkurset e brendshme.

Kjo, në kombinim me dizajnin e çatisë, përfaqëson një përshtatje me profilin klimatik të Katarit dhe ndihmon në uljen e konsumit të energjisë.

Çatia me rrjetë kabllore me diametër 307 metra me rrota me rreze është një nga çatitë më të mëdha me rrjetë kabllore tërheqëse në botë.

Unaza e jashtme e kompresimit lidhet me një unazë qendrore të tensionuar nga një sistem kabllor kompleks.

Teknologjitë e ftohjes së jashtme janë zbatuar gjithashtu për të maksimizuar komoditetin në stadiumin në ajër të hapur.

FIFA World Cup Katar 2022™, kampionati ndërkombëtar katërvjeçar i futbollit për meshkuj, është planifikuar të mbahet në Katar, për herë të parë në një vend arab, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Që nga shpallja e ngjarjes në 2010 , Katari ka përgatitur gjithsej 8 stadiume për të pritur një nga ngjarjet sportive më të pritura.

Stadiumi Lusail është më i madhi nga të 8 strukturat dhe do të presë finalen e FIFA World Cup Katar 2022™.

Stadiumet e tjera janë projektuar nga Zaha Hadid Architects + AECOM, Ibrahim Jaidah Architects & Engineers, Fenwick Iribarren Architects, dhe më shumë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

“E ardhmja e Prishtinës”, nën llupën e Përparim Ramës

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një diskutimi ka prezantuar planin për potencialin që ofron kryeqyteti.

“Pata kënaqësinë të jem folës në Massachusetts Institute of Technology (MIT), në diskutimin “E ardhmja e Prishtinës”, ku shpalosa planin tim për zbërthimin e potencialit të Prishtinës – prezantova sfidat dhe mundësitë që ka Kryeqyteti për zhvillimin e duhur pasi të kemi zgjidhur disa nga çështjet më urgjente të tij.”, deklaroi Rama në diskutimin ku pjesëmarrës ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Hulumtues të mirënjohur të planifikimit të qyteteve kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e transformimit të Kryeqytetit.

Gjatë procesit, profesionistët dhe studentët tanë do të kenë mundësinë t’u ekspozohen teknikave më të fundit të planifikimit.”, shtoi Rama./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending