Connect with us

Infrastrukturë

Kosova dhe Shqipëria kanë themeluar kompani të përbashkët në Bursën e Energjisë Elektrike

Published

on

Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet e para të prekura nga rritjetet e çmimeve të energjisë. Bashkëpunimi i dy vendeve konsiderohet si çelësi për të përballuar krizën e çmimeve të energjisë elektrike e cila i shtohet çështjes së pavarësisë energjetike, duke vazhduar drejt zhvillimit te qëndrueshëm, me cilësi të lartë dhe kosto sa më të ulët për konsumatorin.

Në një raport të publikuar rreth “Bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën e energjisë: si të përfitohet më shumë nga komplementariteti?”, shkruan se të dyja vende kanë themeluar si shoqëri aksionare të përbashkët Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) në pronësi të operatorëve të sistemit të transmetimit  ku do të operojë në tregjet e ditës përpara dhe brenda ditës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke treguar modelin unik evropian.

Gjithashtu të dy vendet kanë themeluar tregun e përbashkët të energjisë dhe janë dakorduar për bashkëpunim në përmbushjen e nevojave te balancimit të energjisë.

“Bashkëpunimi duhet të pasurohet dhe avancohet duke i realizuar marrëveshjet e bashkëpunimit lidhur me tregun e përbashkët energjetikë, funksionalizimin e Bursës Energjetike ALPEX, planifikimin e balancimeve të nevojave dhe të përmbushjes së tyre”, shkruan në raportin e publikuar nga Instituti Riinvest.

Sistemet energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nevojë që të rrisin qëndrueshmërinë, feksibilitetin dhe sigurinë e furnizimit. Aktualisht përpos infrastrukturës dhe infrastruktura legale e cila kishte marrëveshjet midis dy qeverive  nuk ka projekte të përbashkëta të gjenerimit të energjisë elektrikë me investime publike dhe private.

Kosova ka një dominim të prodhimit nga linjitit, po ashtu është në një pozicion më thelbësor se Shqipëria lidhur me kalimin e rrjeteve ndërkombëtare, të pa shfrytëzuar sa duhet lidhur me elektricitetin apo edhe pa ndërlidhur me gazsjellësit ndërkombëtarë.

Shqipëria mundë të bashkëpunojë me Kosovën për prodhimin e gazit dhe kimizimin e thëngjillit për zhvillimet teknologjike, ku me një investim të përbashkët mund ti rivitalizojmë blloqet e temocentralave.

“Të dy vendet mund të bashkëpunojnë lidhur me shfrytëzimin e potencialeve të linjitit në Kosovë për prodhim të gazit dhe kimizimin e thëngjillit në pajtim me zhvillimet teknologjike e kërkesat e Agjendës së Gjelbër. Një projekt i investimeve të përbashkëta mund te jetë edhe rivitalzimin e blloqeve ekzistuese të termocentraleve të TC “Kosovës A” për një periudhë 15-20 vite të tranzicionit energjetik”, shkruan tutje në këtë raport.

Shumë shpejt, pritet që Bursa Shqiptare ALPEX, do të jetë likuide dhe për kompanitë publike pjesë të bursave rajonale, duke përfshirë opsionet e bashkimit me rajonin, dhe vendet e BE-se si Italia dhe Greqia. Kjo do të bëjë që energjia elektrike të ndjekë sinjalin e çmimeve, në një treg referencial shumë më të gjerë dhe të besueshëm.

Në propozim-projektin e Strategjisë së Kosovës për periudhën 2022-2031, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit lidhur me integrimin e tregut që do bëhet në vitin 2023, si dhe funksionalizimit të plotë të bursës ALPEX.

Sa i përket investimeve të përbashkëta, është theksuar se do të investohet në termocentralet me gaz natyror, lidhur me opsionin e shfrytëzimit të infrastrukturës së gazit të planifikuar në Shqipëri.

Më herët po ashtu është finalizuar krijimi i bllokut të përbashkët të balancimit të dy zonave rregulluese Shqipëri-Kosovë. Ku u realizua përmes një angazhimi të madh me ndihmën e ENTSO-E duke tejkaluar kundërshtitë e Serbisë./Media Ndërtimi.

 

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending