Marrëveshja mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Yad Vashem, Autoritetit të Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit parasheh shkëmbimin e përvojave në restaurimin e materialeve dhe përmirësimin e kualitetit dhe kushteve të arkivimit në institucione, shkëmbimin e dokumentacioneve arkivore që kanë të bëjnë me fatin e hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëpunim në fushën e studimeve shkencore, publikimeve, konferencave dhe ekspozitave të përbashkëta.
Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Kulturës do të vazhdoj angazhimin për të fuqizuar bashkëpunimin kulturor me shtetet e rajonit dhe Italinë, Austrinë, Holandën, Portugalinë, Katarin dhe të tjera.
Gjatë konferencës Ministri Çeku dhe detaje edhe për thirrjet e hapura për mbështetje në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Thirrja për mbështetje financiare të skenës së pavarur është në fazën e shqyrtimit të aplikimeve, rezultatet do të shpallen javëve në vijim ndërsa shumë e parashikuar për këtë thirrje është 2.3 milion euro.
Dy thirrje të tjera të hapura të Ministrisë së Kulturës janë ajo për blerje të veprave të artit nga artistë vendorë (300 mijë euro për vitin 2022) dhe ajo për bursa për të rinjtë e Kosovës, në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sport (gjithsej 30 bursa).
Në fund të konferencës ai njoftoi opinionin në lidhje me procesin e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit i cili ka kaluar fazën e ndarjes së lokacionit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës dhe së shpejti pritet të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektim./Media Ndërtimi.