Connect with us

Trashëgimia

Koncerti mbi Urën e Zogut si një thirrje kundër harresës së institucioneve

Published

on

Artisti Denis Bizhga performoi mbi urën e Zogut, një aktivitet artistiko-kulturor që përsëriti edhe një herë thirrjen për ndërhyrjen në këtë Monument Kulture të Kategorisë së Parë, që është dëmtuar ndër vite si pasojë e gërryerjes së inerteve dhe mungesës së investimeve.

“Duke pasur ndjeshmëri sa i përket trashëgimisë sonë kulturore dhe me dëshirën për të kontribuar, bashkë me organizatën për mbrojtjen e urës së Matit vendosëm të bënim një aktivitet artistiko-kulturor”, – tha për Citizens Channel Bezhga.

Për afro një orë, ai luajti pjesë nga repertori folklorik shqiptar dhe ndërkombëtar. “I gjithë repertori është i ndërtuar me kompozitorë të fillim shekulli XX, për ta futur dhe publikun në ato momente kur edhe vendi jonë kishte atë zhvillim aq të madh”, – u shpreh më tej ai.

Elsa Sula nga organizata “Sebastia” u shpreh se ky koncert vjen në vazhdën e angazhimit të vazhdueshëm për shpëtimin e urës me harqe.

“Këtë herë kemi ardhur te Ura e Zogut, ndryshe nga protestat, për t’i rikujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare se kjo trashëgimi kulturore duhet të mbrohet”, – citon Sula.

Banorë të komunitetin shprehën indinjatë për neglizhencën shtetërore në këtë vepër që e konsiderojnë të një rëndësie evropiane, jo vetëm kombëtare.

“Populli shqiptar duhet t’i ruajë këto vlera”, – pohoi i moshuari Andon Doda për Citizens Channel. “Duke marrë parasysh erozionin, iu hoqën themelet duke i marrë zhavorrin, në kundërshtim me rregullat dhe i dolën themelet. Një shtëpie që ia heq themel, bie”, – përfundoi ai.

Gjovalin Kaçorri nga Mirdita pohon se ruan shumë kujtime nga kjo urë, kur ajo ishte ende funksionale.

“Kam kujtimet e fëmijërisë… Dhe, të them të drejtën, i kam pritur me shumë keqardhje ndërhyrjet e dorës së njeriut, i cili si mjeshtër i ndërhyrjes për përfitim, ka sjellë një abuzim të jashtëzakonshëm”, – cilësoi Kaçorri.

Për Gjergj Markun, Drejtorin e Kulturës në Mirditë, Ura e Zogut është vepër arkitektonike me vlera të jashtëzakonshme. “Janë 26 ura moderne në rrugën e Kombit, por prapë se prapë nuk e kanë hijeshinë e kësaj ure”.

Angazhim lokal dhe ndërkombëtar për shpëtimin e Urës së Zogut

Në mars të vitit 2022, organizata “Europa Nostra” e listoi urën e Zogit si një ndër shtatë sitet më të rrezikuara në Evropë dhe hartoi një plan emergjence për ta shpëtuar monumentin.

Listimi i këtij monumenti si një ndër shtatë saitet evropiane në rrezik nga “Europa Nostra” vjen në sajë të angazhimit komunitar të aktivistëve te “Sebastia” dhe banorëve të Kurbinit. Në janar të vitit 2021, 3700 qytetarë firmosën për veprim konkret.

Më pas “Sebastia” iu drejtua organizatës “Europa Nostra” pasi Ministria e Kulturës dhe bashkitë përkatëse si ajo e Kurbinit dhe Lezhës, nuk iu përgjigjen kërkesave për ndërhyrje në mbrojtje të monumentit.

Ura e Zogut është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë me vendimin të Këshilli i Ministrave, nr.313 të datës 08.07.1999.

Citizens Channel i është drejtuar me një kërkesë për informacion Ministrisë së Kulturës mbi projektin dhe parashikimet se kur do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e kësaj ure./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending