Aktuale
Komunat vazhdimisht iniciojnë aktivitete të cilat tejkalojnë buxhetin e planifikuar
Published
1 year agoon
Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), sot nëpërmjet tryezës së diskutimit ka publikuar raportin e monitorimit të planifikimit të prokurimit të komunave për vitin 2023. Raporti është rezultat i monitorimit të procesit të planifikimit të prokurimit në njëzetë(20) komuna.
Tryeza e diskutimit u hap nga moderatorja znj. Saranda Ramaj e cila duke përshëndetur të ftuarit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrjen. Znj. Ramaj, theksoi se raporti hulumtues përfshinë Planet Përfundimtare të Prokurimit duke i konsideruar si plan strategjik për një autoritet kontraktues.
Tutje, znj. Albulena Nrecaj, Drejtore Ekzekutive në Iniciativa për Progres – INPO, ka theksuar se Plani Përfundimtar i Prokurimit është dokument tejet i rendësishëm dhe duke parë rendësin e tij INPO vazhdimisht bën monitorimin e vazhdueshëm në njëzetë(20) komuna.
Znj. Leorentë Alija, Hulumtuese e Lartë, përpara të pranishmëve prezentoni raportin “(Mos)Planifikimi i prokurimit“. Alija theksoi se gjetjet tregojnë se përjashtuar Komunën e Klinës, komunat tjera nuk i paraqesin të gjitha detajet formale të kërkuara në Planin Përfundimtar të Prokurimit. Përveç mos respektimit të planit të prokurimit në aspektin formal, edhe për ato aktivitete që janë të planifikuara autoritetet kontraktuese nuk iu përmbahen planifikimeve të sasive, njësive apo vlerës së parashikuar të kontratave gjatë përgatitjes së inicimit të aktivitetit të prokurimit.
INPO ka gjetur se nga nënëtëdhjetë(90) aktivitetet e monitoruara për furnizim vetëm gjashtëdhjetë e shtatë(67) prej tyre janë të parapara në planin e prokurimit, gjersa vetëm një(1) aktivitet i iniciuar për furnizim në komunën e Gllogocit i ka detajet e njëjta si në plan të prokurimit.
Nga nëntëdhjetë(90) aktivitetet e monitoruara për shërbime, INPO vetëm gjashtëdhjetë e tre(63) prej tyre i ka identifikuar planin përfundimtar të prokurimit, ndërsa, nga nëntëdhjetë (90) aktivitetet për punë, vetëm shtatëdhjetë e tre(73) aktivitete janë iniciuar sipas planit të prokurimit, pjesa tjetër nuk figuron në planin e hartuar nga AK-të.
Hulumtimi vë në pah se një numër i konsiderueshëm i komunave kanë tejkaluar buxhetin e planifikuar për furnizime, shërbime dhe punë. Ndërsa, pjesa tjetër e komunave nuk kanë arritur ta shpenzojnë as gjysmën e buxhetit për kategoritë e lartëcekura.
Për më tepër, vlera e aktiviteteve të iniciuara pa planifikim përgjatë tre (3) vite monitorim të INPO-s është 35,566,265.37 euro.
Të gjeturat e monitorimit tregojnë se deri më tani KRPP nuk ka në fokus monitorimin e planit të prokurimit apo aspektet e planfikimit të një aktiviteti të prokurimit, pavarësisht se të metat e një aktiviteti të prokuimit në fazën tenderuese dhe pas saj, janë rezultat i një planifikimi të dobët apo jo adekuat. Kontributi i KRPP-së në mbikqyrjen e planifikimit të prokurimit do të jepte rezultate në Autoritete Kontraktuese. Po ashtu, KRPP së bashku me IKAP duhet të fokusohen në dizajnimin e një pakete të trajnimeve të avancuar në fushën e planifikimit të prokurimit dhe atij buxhetor në komuna.
Pas prezentimit të gjetjeve të raportit, fjala u kalua tek Kryetari i Bordit të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik Osman Vishaj, i cili pasi falënderoi organizatën INPO për punën në kuadër të monitorimit dhe zbatimit të planit të prokurimit, i njëjti ka theksuar se duke marrë shkas edhe INPO-n, KRPP këtë vit ka filluar me metodologjinë e re të monitorimit, ky nga gjysma e dytë e vitit 2023 do të monitorohen edhe planet e prokurimit të autoriteteve kontraktuese dhe zbatimi i tyre në praktikë.
Për një fjalë rasti, fjala u kalu tek Shefi i sektorit për kontrata të centralizuara në Agjencinë Qendrore të Prokrimit Ardi Mehmeti, i cili thekson se AQP nuk është përgjegjëse për planfikimin e institucioneve të tjera, mirëpo udhëheqë vetëm procedurat e prokurimeve të përbashkëta, ndërkaq i njëjti thekson se ka progres për sa i përket planifikimit të prokurimit.
Tryeza vazhdoi me diskutimet dhe paraqitjen e vështirësive në zbatimin e planit të prokrimit ndërmjet të gjithë të ftuarave duke përfshirë zyrtarët përgjegjës të prokurimit nga tetëmbëdhjetë (18) komuna, njësi të kërkesës, auditor nga Zyra Kombëtare e Audimit, përfaqësues të shoqërisë civile, e kështu me radhë.
Në fund, u dhanë këto rekomandime: Komunat të kujdesen që plani përfundimtar i prokurimit të jetë në përputhje me kërkesat ligjore dhe Formularin B01, respektivisht t’i përmbaj të gjitha të dhënat e nevojshme lidhur me aktivitetet për furnizim, shërbime dhe punë.
Komunat të kujdesen se planifikojnë mirë aktivitetet për furnizim, shërbime dhe punë në mënyrë që detajet e paraqitura në plan të prokurimit të jenë të njëjta edhe gjatë inicimit të aktivitetit.
Komunat vazhdimisht iniciojnë aktivitete të cilat tejkalojnë buxhetin e planifikuar.
Komunat duhet bëjnë analizën e tregut dhe të sigurojnë efikasitetin dhe efektivitetin e prokurimit për kontratat e vlerës së madhe dhe me natyrë komplekse./Media Ndërtimi
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi