Connect with us

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Fasadimi me stiropor do t’ia humbë identitetin ‘Soliterave’ ikonikë në Ulpianë!

Published

on

Komuna e Prishtinës në mars të vitit të kaluar kishte prezantuar planin për renonvimin e banesave të ‘soliterëve’ në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërore dhe fondet e Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Ish-kryetari Shpend Ahmeti kishte deklaruar se projekti në fjalë ka të bëjë me ndërtesat ikonë të lagjes Ulpiana, si shembulli më i mirë i planifikimit të një lagjeje.

Por, Komuna e Prishtinë për një projekt të tillë nuk ka organizuar paraparakitsh asnjë debat publik në të cilën do të mund të shprehshin mendimet për sa i përket këtij renovim në ndërtesat ikonike të Prishtinës.

Arkitekti A.K, i ka thënë Media Ndërtimit se ky lloj renovimi i ‘soliterave – Kullave ikonike të Prishtinës’ duhet të vlerësohet si shqetësuese për komunitetin e deri tek nivelet e komunës, drejtorit të urbanizmit, Arbër Sadikit kryetarit të komunës, Përparim Ramës dhe Asosacionit të Arkitektëve të Kosovës.

“Është me rendësi të ngritët si çështje identiteti i këtyre kullave ikonike te qytetit! Të ngritët si çështje para se te filloj renovimi, sepse mandej është vonë! Nëse ky projekt realizohet siç është propozuar, këto ndërtesa do te humbin identitetin e çmuar qe ja japin kryeqytetit, do të bëhen sikurse objekti i fakultetit teknik, e shume ndërtesa tjera të mbështjella me stiropor dhe llaq”, deklaroi arkitekti A.K.

“Këto ndërtesa prezantojnë vlera arkitektonike dhe urbanistike të një periudhe të caktuar të zhvillimit për kryeqytetin; poashtu edhe pjesë e memories kolektive!”, shtoi ai.

Një nga arsyeje se pse këto ndërtesa janë njëra nga ikonat e Prishtinës, nuk ka të bëj vetëm me lartësinë e tyre, por është materiali i veçantë që është i aplikuar vetëm në këto ndërtesa banimi, dhe detajet që e përbejnë këtë arkitekturë.

“Materiali i llamarinës dhe detajet/paternet ekzistuese të llamarinës janë me rendësi dhe duhet me u rishfaq ne fasade te rinovuar!

Investimi ne efiqience të energjisë është shumë me rendësi, edhe duhet të bëhet. Mirëpo renovimi i fasadës finale, dizajni dhe materiali i mbështjellësit nuk duhet të ndërrohet! Llamarina e re duhet te aplikohet duke u inspiruar nga fasada ekzistuese.

Në vend të stiroporit dhe llaqit, të aplikohet llamarinë sa me e ngjashme me atë ekzistuese, paternet dhe madhësitë e paneleve të llamarinës të ruhen poashtu!”, thotë për Media Ndërtimin arkitekti A.K.

Rina Meta, nga Milllenium Kosovo për Kallx.com ka thënë se, renovimi i pesë Soliterëve do financohet nga MFK 60 për qind, komuna 30 për qind dhe 10 për qind nga ndërmarrja publike banesore, 5 për qind prej tyre nga ana e banorëve.

Sipas Metës, për momentin është duke u punuar në zgjedhjen e dizajnit për fasadën, pasi komuna ka kërkuar kujdes të veçantë në fasadën që do përdoret, sepse duan të ruajnë identitetin e ndërtesave.

“Momentalisht, jemi në fazën e vlerësimit të dizajneve për fasadën e“Soliterëve”, kurse pas kësaj faze do të filloj procesi i tenderimit të kompanive ndërtimore. Për shkak të veçantisë arkitektonike të këtyre objekteve, Komuna e Prishtinës dhe MFK kanë kërkuar kujdes të veçantë në përzgjedhjen e fasadës dhe implementimin e fazave fillestare, për t’u siguruar ruajtja e identiteti vizuel të këtyre objekteve”, shtoi tutje Meta.

Sipas saj, punimet përfshirë edhe instalimet solare pritet të përfundojnë në pranverën e vitit 2022, kurse ne jemi afër kësaj kohe ndërsa punimet në terren as që kanë filluar./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Trending