Connect with us

Infrastrukturë

Kompania kosovare Frutex gati të paguajë 50% më shtrenjtë rrymën KEDS-it

Published

on

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka deklaruar se janë të gatshëm të paguajnë 50% më shtrenjtë rrymën nëse nuk u ndalet.

“Për shkak të problemeve  me furnizim me energji si pasoj e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gateshëm që  të paguajmë 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprerjet e shumta përveç që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e  kërkesave për eksport duke u  rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.”, shkruan në kërkesën e Kompanisë Frutex drejtuar KEDS-it.

Gjithashtu për shkak te mungese së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milionë kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këtë vit.

Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një  marrëveshje./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Grupi francez i ndërtimit Eiffage blenë kompaninë gjigante në tregun energjetike

Published

on

Grupi francez i ndërtimit Eiffage ka blerë EQOS, një lojtar i madh evropian në tregun e infrastrukturës energjetike.

EQOS, i cili operon kryesisht në Gjermani dhe Austri, është i specializuar në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, telekomunikacionit dhe hekurudhave.

Kompania gjeneroi të ardhura prej 459 milionë euro (490 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2023. Eiffage ka blerë 100% të biznesit përmes Eiffage Énergie Systèmes.

Ai tha se marrëveshja do ta lejonte atë të zhvillohej në tregun e fuqishëm të infrastrukturës energjetike të Gjermanisë, për të cilin tha se është një sektor në rritje qendror për tranzicionin energjetik dhe dixhital.

Marrëveshja është vendosur të finalizohet më vonë këtë vit, duke iu nënshtruar miratimit nga autoritetet evropiane të konkurrencës.

Eiffage Énergie Systèmes tashmë operon në Gjermani me katër filiale në sektorët terciar dhe industrial: Elomech, Schwarz dhe Grantz, Nat dhe Salvia Group, me një total prej pothuajse 3,000 punonjësish dhe të ardhura prej 630 milionë euro (673.4 milionë dollarë amerikanë) në 2023./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kur do të përfundojë rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë?

Published

on

Veturat, kalimtarët e sidomos fëmijët që frekuentojnë rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë po përballen me vështirësi gjatë kalimit nëpër të.

Rruga “Lah Nimani”, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2023, mbeti e papërfunduar akoma dhe bëri që në këtë zonë të bëhet një ‘kaos’ i madh.

E kur ka reshje atmosferike, pasojat po i vuajnë edhe pronarët e bizneseve.

“Dëmtimi i makinave, dëmtimi i bizneseve që i kemi aty përreth. Na faktiksisht prej që ka fillu kjo gjendje kaotike dëmtimi i biznesve  ka ra për 80% poshtë. Pastaj rruga, balta. Para tri dite kam hasur në ata gropën, në atë ‘shahtën’ aty, natën mezi shihet ajo aty. Edhe për fëmijët është katastrofë. Shkojnë krejt me baltë në shkollë”- ka thënë Fetih Rexhepi për Kallxo.com.

Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka thënë për Kallxo.com se kjo rrugë pritet të përfundojë më 24.11.2024.

“Afati i përfundimisht është më 24.11.2024 brenda këtij viti, mirëpo shpresoj shumë që me rezultatet që i kemi nga terreni të përfundojnë brenda afatit kohor. Nuk është zvarritë, nuk është vonu. Është në afatet kohore, komplet infrastrukturës me të gjitha mjetet që ia përcjell duke pasur parasysh sistemin kabllor nëntokësor, sistemin e rrjetit të kanalizimit, rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimit”- ka thënë Tmava për Kallxo.com.

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohen projektet për ndërtimin e çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë

Published

on

Të martën, Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e ndërtimit të çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.

“Një çerdhe e projektuar mirë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën;  ka të bëjë me krijimin e një mjedisi që mbështet zhvillimin holistik të fëmijëve.

Kryeqyteti ka aplikuar një praktikë të re të konkurseve ndërkombëtare për të përfituar nga ekspertiza globale.

Po ashtu, sikur edhe me iniciativën Ide për Prishtinës, kemi hapur ekspozitën për qytetarët që të shohin nga afër projektet e propozuara.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending