Connect with us

Tech

Kompania franceze zhvillon pëlhurën ”vetë-pastruese” që mund të shkatërrojë coronavirusin në vetëm një minutë!

Published

on

Një kompani franceze e specializuar në “vetë-pastrim” dhe “pëlhura anti-njollë” beson se ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt në mes të pandemisë së coronavirusit.

Sipas Euronews, kompania Trajet, kohët e fundit zhvilloi një kadife dezinfektuese dhe dekontaminuese për të cilën thotë se është e aftë të eliminojë pothuajse 100 për qind të ngarkesës virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

“Ne kemi arritur të integrojmë një dirigjent, të cilin e quajmë katalizator, në pëlhurat tona. Ai aktivizohet kur vjen në kontakt me rrezet ultravjollcë”, ka thënë presidenti i Trajet, Jérome Blanc për Euronews.

“Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidojë përbërjet dhe t’i kthejë ato në molekula të padëmshme, si uji ose kripa”.

Siç pretendohet më tej, falë dritës natyrale ose artificiale, kjo kadife është e aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë.

Dhe siç shkruan Euronews, testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë provuar efektivitetin e tij kundër coronavirusit të ri.

Një gjë e tillë vjen pasi që shumë janë të shqetësuar për rrezikun e shtuar të infeksionit me coronavirus në transportin publik të mbushur me njerëz.

Ndërsa këto pëlhura dekontaminuese janë kryesisht të destinuara për transport, ato mund të kenë edhe aplikime të tjera.

“Kjo pëlhurë e zgjuar mund të përdoret në kinematë dhe sallat e koncerteve – ajo mund të ketë një orë ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë për të dekontaminuar dhomën”, ka thënë Blanc.

Po sipas Euronews, rrjeti i transportit në Lyon tashmë ka pajisur disa prej trenave të tij të metrosë me këtë kadife dhe qytetet e tjera në Francë dhe në botë mund të ndjekin së shpejti një gjë të tillë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending