Ndërtim
Kodet teknike të projektimit përfshirë edhe hartën sizmike ekzistojnë që nga viti 1989, por Shqipërinë e pret rrugë e gjatë për zbatim të tyre
Published
2 years agoon
Kushti teknik i projektimit, i publikuar në vitin 1989, ishte përditësimi i fundit i miratuar me ligj i kodeve tona teknike të projektimit, i cili shoqërohej me hartën sizmike.
Ky përditësim është ende në fuqi, pavarësisht se në realitet ndërtohet, duke marrë parasysh standardin e Eurokodit 8, që parashikon kriteret europiane sizmike.
Akademia e Shkencave, pas tërmetit të 26 nëntorit, po udhëheq procesin, por për të përafruar Eurokodet duhen krijuar të koordinuara një seri institutesh e inspektoratesh, të cilat kërkojnë burime njerëzore dhe fondet.
Akademia e Shkencave bëri një simpozium në vjeshtë të vitit të kaluar, ku u diskutua për rëndësinë që kanë Eurokodet, por gjithçka mbeti aty dhe ende nuk ka një projektligj për përafrimin e tyre, tashmë kur po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit 2019.
Inxhinieri i ndërtimit Altin Serani ka shpjeguar se në Praktikën Normative Europiane (EC8) si vlerë e rekomanduar për shpeshtësinë e veprimit sizmik të projektimit apo tërmetit të projektimit më të lartë jepet periudha e përsëritjes 475 vjet.
Kjo do të thotë se kur ndërtohet, merret në konsideratë që objekti të përballojë një tërmet që bie një herë në 450 vite.
Serani thotë se në literaturën teknike europiane trajtohet edhe mundësia e një veprimi sizmik shumë të madh, të jashtëzakonshëm, e tërmetit ‘maksimal të mundshëm’.
Ky natyrisht konsiderohet mjaft më i rrallë se ‘tërmeti i projektimit’. Sipas disa indikacioneve, tërmeti maksimal i mundshëm mund të konsiderohet tërmeti me periudhë në 1000 vjet. Ka edhe rekomandime për ta zgjedhur atë me intensitet dy herë më të madh se sa tërmeti i projektimit.
Eurokodi (EC8) për këtë tërmet, si dhe për kriteret përkatëse të projektimit nuk ka përcaktime specifike. Mund të konsiderohet se respektimi i masave specifike konstruktive suplementare që përmban ky Eurokod ndihmojnë për një përballim të mundshëm edhe të një tërmeti të tillë eventual, por meqë ka pak të ngjarë që të ndodhë.
Strukturat në rajonet sizmike sipas Eurokodit 8 duhet të ndërtohen të tilla, që të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Kërkesa e kufizimit të dëmtimeve
Tërmete të shpeshtë me intensitet relativisht të vogël në lëkundjet e terrenit nuk duhet të ndërpresin shfrytëzimin e objektit pas ndodhisë së tyre. Kështu, për ndërtesat e zakonshme, kjo kërkesë duhet të plotësohet për veprimin sizmik me 10% probabilitet të ndodhjes në 10 vjet ose perioda e përsëritjes së tërmetit 95 vjet.
- Kërkesa e mosndodhjes së shembjes
I korrespondon gjendjes kur në ndërtesë ka dëmtime të konsiderueshme, por aty ka ende rezerva strukturore, krahasuar me gjendjen e një kolapsi total, ose pjesor. Struktura duhet të përballojë (durojë) pas-goditjet e tërmetit me intensitet të moderuar.
Struktura ka kosto të lartë riparimi, apo ka gjasa të jetë joeficiente për t’u riparuar. Kështu, për ndërtesat e zakonshme, kjo kërkesë duhet të plotësohet për veprimin sizmik me 10% probabilitet të ndodhjes në 50 vjet ose perioda e përsëritjes së tërmetit 475 vjet.
- Qëndresa strukturore
I korrespondon gjendjes kur ka dëmtime të tilla thelbësore strukturore që çojnë sistemin strukturor në prag të kolapsit strukturor dhe plagosje të mundshme. Struktura është dëmtuar rëndë, me soliditet dhe ngurtësi horizontale. Shumica e elementëve jokostrukturorë janë shembur.
Spostimet relative të përhershme të mëdha janë të pranishme në të. Struktura është në prag të kolapsit dhe ka gjasa të mos i rezistojë një tërmeti tjetër, madje edhe kundrejt një tërmeti me intensitet të moderuar. Kjo strukturë është e pamundur të riparohet. Perioda e përsëritjes së tërmetit është një herë në 2000 vjet.
Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të kryer një sërë studimesh të cilat do të përbëjnë bazën për aplikim të kodeve moderne të projektimit antisizmik (Eurokodi 8).
Kështu, p.sh.u hartua harta e re e rrezikut sizmik, bazuar mbi metoda probabilitare, u hartua katalogu i tërmeteve, u përcaktuan zonat që janë burim tërmetesh, u studiuan një sërë modelesh mbi shuarjet dhe parametrat e amplifikimit në një sërë zonash, meqë nuk kemi matje të drejtpërdrejta, etj.
Bazuar në studimet sizmologjike përgjatë “zonës sizmogjene” Joniane-Adriatike mund të ndodhin tërmete me magnitudë maksimale të pritshme Magnitudë=7-7.5 në veri të zonës tërthore Shkodër-Pejë, kurse në jug të saj, në pjesën ballore, mund të ndodhin tërmete me M=6.0-7.0. Në drejtim të Tiranës, në lindje, mund të ndodhin tërmete me M=5.5-6. Sipas studimeve, vetëm në Shqipëri, periudha e përsëritjes së një tërmeti me M=5.0 është 3.6 vjet.
“Po punohet në këtë drejtim që këto rezultate të arritura të kthehen në detyruese, për t’u zbatuar në vendimet përkatëse. Shqipëria ka një disbalancë midis sistemit arsimor dhe sistemit të kërkimit shkencor.
Krahas aspektit mësimdhënës duhet të ketë institute që merren vetëm me kërkime shkencore”, bënë të ditur burimet zyrtare në Akademinë e Shkencave, të cilat pohuan se, në të ardhmen e afërt do të kemi hapa konkretë të ligjit për aplikimin e Eurokodit 8.
Mirëpo, edhe nëse Eurokodi adoptohet në ligj, Shqipëria ka tregtuar se ka kapacitete të dobëta në zbatimin e ligjeve, pasi në themel të këtij ligji është inspektimi i materialeve të ndërtimit dhe përdorimi i cilësisë së lartë të lëndëve të para.
Por në kushtet kur ende ndërtohet pa leje në qendër të Tiranës, zbatimi i Eurokodit do të mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit kur ndërton. Monitor/Media Ndërtimi
You may like
Ndërtim
Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya
Published
7 months agoon
May 9, 2024Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.
Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).
PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.
Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.
Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.
Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.
Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi
Ndërtim
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
Published
7 months agoon
April 24, 2024Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.
“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.
Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.
“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:
Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.
Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha
Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.
Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!
Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.
Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.
Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.
Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi
Ndërtim
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
Published
8 months agoon
March 26, 2024Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.
Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).
Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.
Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.
P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al
Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.
Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.
Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.
Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.
Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.
Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi