Connect with us

Ambienti

Kllokoqi: Kosova ka sjellë një strategji ambicioze të energjisë elektrike

Published

on

Arben Kllokoqi, ekspert në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, ka thënë se Kosova ka sjellë një strategji të mirë dhe mjaft ambicioze të energjisë elektrike, dhe se njejta e paraqet shkëlqyeshëm rrugëtimin e vendit drejt dekarbonizimit.

“E shoh si një dokument që plotëson kriteret dhe na mundëson të shofim se si do ta masim vetën në raport me këto objektiva që I kemi parashtruar vetës”, tha Kllokoqi.

Ai tha se kriza e fundit energjetike ndikoi edhe në disa masa të strategjisë, sikurse ato që kanë lidhje me sigurinë e furnizimit, raporton Kosovo.Energy.

“Kriza ka pasur ndikim edhe në disa masa të cilat janë vendosur në strategji. Ndoshta jo si masa në kuptimin që kishte mendim të ri kreativ, por së paku ka ndikuar që kur flitet për garantimin e sigurisë së furnizimit, të ketë kujdes më të shtuar”, tha Kllokoqi.

E në lidhje me sigurinë e furnizimit, Kllokoqi sqaroi se strategjia parasheh rehabilitim të termocentralit Kosova B, që do të rrisë sigurinë e furnizimit dhe besueshmërinë në aset.

Ambienti

Komuna e Prishtinës marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Organizatën Green Art Center – Prishtina (GAC).

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të OJQ-së “GAC” dhe Komunës së Prishtinës, në përmirësimin e vazhdueshëm të sektorit për menaxhimin e mbeturinave, zhvillimin dhe implementimin e nismave, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, ngritjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Jemi të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme mjedisore ./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Kosova është zotuar për dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050

Published

on

Synimi për dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050 është një synim ambicioz dhe mund të arrihet vetëm duke vendosur politika praktike për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, siç është taksimi i karbonit.

Emetimet e gazrave serrë nga dy termocentralet e Kosovës janë të niveleve shumë të larta. Sasia e karbonit që lirohet nga këto termocentrale është e dëmshme për mjedisin, shëndetin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

Krahas të ardhmes së gjelbër dhe të qëndrueshme që Kosova synon, atëherë taksimi i karbonit do të kontribuojë në uljen e këtyre emetimeve dhe plotësimin e obligimeve që kemi lidhur me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Pikëpamjet e shprehura në këtë video janë të INDEP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Nis faza e dytë e dezinsektimit në lagjet dhe fshatrat e Prishtinës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet do të fillojë nesër, e enjte, me datë 30.06.2022, prej orës 19:30, ndërsa hudhja e larvicideve do të fillojë prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

“Varësisht nga kushtet atmosferike, ju lusim të keni mirëkuptim nëse do të ketë ndryshim të datave.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending