Aktuale
Këto janë kërkesat drejtuar kandidatëve për kryetar të Prishtinës për ta mbrojtur Parkun e Gërmisë
Published
3 years agoon
Kërkesat e organizatës joqeveritare Qytetarët Aktivë, drejtuar kandidatëve për Kryetarë të Prishtinës, për mbrojtjen e Peizazhit Gërmia.
Gërmia është e pasur me lloje bimore e shtazore, bashkësi bimore e shumë vlera tjera, mirëpo në dhjetëvjeçarët e fundit e sidomos pas vitit 1999 nga veprimi i faktorit njeri disa lloje bimore e shtazore janë zhdukur përgjithmonë, disa janë para zhdukjes, ndërsa sipërfaqe të dukshme pyjore janë degraduar, ndërsa disa të tjera janë në rrezik permanent të degradimit, nga e cila ka ardhur deri te një ndryshim i dukshëm i ekosistemeve të Gërmisë.
Kjo ka ndodhur si pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë dhe tërthortë të faktorit njeri, si rezultat i një varg aktiviteteve të zhvilluara në rajonin e Gërmisë siç janë:
zgjerimi i qytetit të Prishtinës dhe i fshatrave përreth, zgjerimi i rrjetit të komunikacionit rrugor, prerja e pakontrolluar e pyjeve, gjuetia ilegale (gjuetia e egër e shtazëve), sëmundjet e drunjëve nga dëmtuesit e ndryshëm, ndotja e madhe e ajrit dhe zhurma nga hyrja me automjete në të gjitha kahjet e Gërmisë,etj.
Por faktorë kryesor drejt degradimit të Gërmisë është neglizhenca, mosdija dhe veprimi adekuat i institucioneve përkatëse për të vepruar ndër vite në mbrojtje të natyrës në Gërmi.
Prandaj ne si Qytetarë Aktivë, do ti parashtrojmë disa kërkesa dhe rekomandime urgjente:
Kërkesë:
Vizioni dhe objektivat për Parkun e Gërmisë gjithmonë duhet të kenë si prioritet të parë mbrojtjen e florës dhe faunës, para çdo zhvillimi apo investimi të nevojave të faktorit njeri.
- a) hulumtim shkencor për gjendjen aktuale të Parkut Gërmia
- b) të ngritet buxheti për Parkun e Gërmnisë, si buxhet i veçantë
- c) të ngriten kapacitetetet profesionale të stafit në Drejtorinë e Parqeve
ç) të ngritet numri i inspektorëve për mbrojtjen e Parkut të Gërmisë
- d) ashtu si edhe kërkon ligji, të hartohet plani hapësinor dhe menaxhues i Parkut, me gjithëpërfshirje
- dh) çdo investim, qoftë edhe nje shteg për ecje, pa planifikim hapësinor dhe menaxhues është jashtëligjor dhe konsiderohet që do të ketë pasoja në degradimin e Gërmisë
- e) të respektohen ligjet për mbrojtjen e natyrës si dhe të zbatohet Rregullorja e brendëshme për Gërminë
Rekomandimet urgjente për të vepruar:
- Ndalimi urgjent i qarkullimit me vetura sidomos në anën e hyrjes nga Butovci dhe Parku i Arinjëve.
- Plani i një autobusi apo treni elektronik nga hyrja kryesore, që të ndalohet qarkullimi i të gjitha veturave brenda Parkut.
- Urgjent të krijohet grupi për planin e rigjenerimin të florës dhe faunës në Parkun Gërmia.
- Të ngritet numri dhe trajnohet stafi në Hortikulturë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Parkut dhe sigurojnë kushtet për mbrojtjen dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura duke ofruar investime për paisjet e duhura adekuate.
- Të vendosen shenjat orientuese dhe vetëdijsuese nëpër pika të rëndësishme dhe orientuse.
- Të zëvendesohen shportat e dëmtuara dhe të vandalizuara në shtegun e ecjes.
- IKMN nuk e rekomandon shtrimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve me rërë apo gurë, të kërkohen praktikat më të mira për mirëmbajtje të tyre.
- Mbeturinat të riciklohen mundësisht.
- Ngritja e objekteve për ushqimin e shtazëve të egra.
- Të largohen të gjithë shitësit e lodrave,pijeve e gjërave tjera në hapsirën e lodrave dhe në të gjithë Parkun.
- Të ketë patrolla të policisë më shumë nëpër shtigjet e Gërmisë.
- Të ndalohen motorbike nëpër shtigje (të vendosen shenja në secilin shteg dhe hyrje kryesore).
- Të ngritet siguria në Parkun e Gërmisë.
- Policia është e pajisur me flet paraqitje për dëmtime të natyrës dhe ato mund ti lëshoj pa praninë e Inspektorëve Komunal. Të kërkohet që kjo të aplikohet edhe në praktikë.
- Largimi dhe ndalesa e deponive inerte në Parkun Gërmia dhe gjobat adekuate sipas ligjit.
- Përforcimet e rrjetit telefonik në të gjithë Parkun.
- Vendosja e kamerave për siguri në të gjithë Parkun.
- Të bëhet zgjidhje për shtegun e biçkletave që këmbësorët, të mos jenë në rrezik kur kalojnë biçikletat nëpër të njejtin shteg.
- Cdo leje për ndërhyrje të kërkohet vetëm në Drejtorinë e Parqeve.
- Të krijohet komunikim më i mirë mes departamenteve/Drejtorive brenda Komunës. Për shembull, në qoftëse departamenti X vëren se një degradim po i bëhet e.g. Parkut të Germisë dhe departamenti i Parqeve nuk ka kompetenca që e.g. të shqiptohet gjobë, apo të mirret ndonjë masë tjetër, të paktën të alarmohet departamenti përgjegjës. Kjo shmangë rastet kur departamenti thotë që, ne nuk kemi mundur të bëjmë asgjë sepse kompetencat i takojnë,departemtntit Y.
- Shpronësimi i pronave private në Gërmi.
- Të gjitha ndërtimet apo investimet në Gërmi deri më tani të kontrollohen a ka pasë shkelje ligjore, udhëzimeve si dhe ndaj të gjitha ndërtimeve me beton dhe gurë, të mirren masat adekuate.
Komunikimi i Drejtorive përkatëse në Komunën e Prishtinës
Kërkojmë:
- Të gjithë zyrtarët, të kthejnë përgjigje në email ndaj shqetësimeve apo pyetjeve që adresojnë qytetarët.
- Përgjigjet të jenë të bazuara me fakte, ligje, udhëzime dhe regulloreve.
- Të kemi qasje në dokumentet zyrtare publike ashtu si është përcaktuar me ligjë, pa vonesë.
- Mos të përdoret justifikimi “po kështu e kemi trashëguar problemin” por të rekomandohen zgjidhje për problemin, duke vepruar konkretisht.
- Kërkojmë që zyrtarët të komunikojnë më mirë dhe më shpejt mes drejtorive brenda Komunës, si dhe komunikimin me institucione qëndrore për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, e jo të mbetet barrë kjo përgjegjësi për qytetarin.
Qytetarët Aktivë, gjithmonë mirëpresin zhvillimin e qëndrushëm ekonomik, duke u zbatuar ligjet, udhëzimet,rregulloret për mbrojtjen e Natyrës, si dhe synim primar të kenë ruajtjen e biodiversitetit.
Qytetarët Aktivë, janë të hapur për çdo takim nga kandidatët dhe ekipin e tyre për Kryetar të Prishtinës, për të diskutuar hapat konkrete në mbrojtje të Parkut Gërmia dhe mjedisit për Komunën e Prishtinës./ Media Ndërtimi.
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi