Dhjetëra punonjës të ndërtimit humbin jetën në Kosovë brenda një viti. Arsyet kryesore janë mosbatimi i rregullave të sigurisë të cilat janë të përcaktuara në ligje dhe rregullore.Duke respektuar këshillat e mëposhtme ndërtuesit mund të shmangin lehtësisht aksidentet dhe të garantojnë siguri për jetën dhe shëndetin e puntorëve.
Fakti i parë që duhet të jetë i ditur është elementi i shëndetit kjo pasi puna në ndërtimtari i ekspozon punëtorët ndaj një sërë problemesh shëndetësore: Nga asbestoza në dhimbje shpine dhe humbje të dëgjimit të shkaktuar nga zhurma; nga sindroma e vibrimit dorë-krah të digiet me çimento dhe sëmundjet e lëkurës.
Për të shmagur këto probleme rekomandohen kontrolle mjekësore dhe sigurimi i certifikatës mjekësore.
Si shmangen aksidentet në ndërtesa? Shkaqet kryesore të aksidenteve dhe problemeve shëndetësore janë të njohura: Rëniet nga shkallët, skelet, çatitë dhe vendet e tjera të punës; rëniet përmes çative jo të qëndrueshme; transporti, automjetet, makineria e ndërtimtarisë; rrëshqitjet e gurëve, gërmimet; objektet që bien nga lartësia, praktikat jo të mira të ngritjes së peshave, ekspozimi ndaj zhurmës dhe pajisjet me dridhje të punës, ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme, siç janë tretësit, tymi, pluhuri dhe çimentoja.
Prandaj është në interes të shtetit që të përcaktoj politika me anë të të cilave minimizohen rreziqet në ndërtimtari, si dhe mbrohen punëtorët me anë të zbatimit të këtyre politikave. Në kuadër të pajisjes me akte ligjore që e mbulojnë këtë sektor, Ministria e Punës ka miratuar Rregulloren për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendet e përkohshme ose mobile, dhe ka përcaktuar masat organizative për hartimin, planifikimin, menaxhimin dhe koordinimin e vendpunishteve ndërtimore.
Kjo Rregullore është e harmonizuar me Direktivën e Këshillit 92/57/EEC të datës 24 qershor 1992 për zbatimin e kërkesave minimale për sigurinë dhe shëndetin në vendet e përkohshme ose mobile të ndërtimit.
Sipas Rregulloreve, punëdhënësit duhet të sigurojnë:
- Që e tërë puna në lartësi të planifikohet dhe organizohet siç duhet
- Që e tërë puna në lartësi të merr parasysh kushtet e motit që mund ta rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë
- Ata që janë të përfshirë në punë në lartësi duhet të jenë të trajnuar dhe të aftësuar për realizimin e punëve në ato pozicione
- Vendi ku zhvillohet puna në lartësi është i sigurt
- Pajisjet për punë në lartësi inspektohen në mënyrë të vazhdueshme.
Rënia e punëtorëve nga lartësia paraqet rrezikun më të lartë dhe si rrjedhojë pasojën më të rëndë. Shumë nga rëniet janë nga vende të pasigurta të punës ose nga mjetet e pasigurta të qasjes në vendet e punës.
Skelaria mund të përkufizohet si një strukturë e përkohshme që mbështet një ose më shumë platforma dhe që përdoret si vend i punës.Kur puna nuk mund të bëhet në mënyrë të sigurt nga toka atëherë duhet të përdoren skeleri të përshtatshme dhe të mjaftueshme.
Struktura e skelerisë duhet të ketë materiale dhe forcë të mjaftueshme për t’ju ofruar mjete të qasjes së sigurt dhe një vend të sigurt të punës.Skeleritë duhet të montohen dhe çmontohen vetëm nga personat kompetent. Pas montimit, skelet duhet të inspektohen të paktën një herë në javë dhe për secilin inspektim duhet të ketë një raport të shkruar.
Shumica e aksidenteve fatale në ndërtim ndodhin për shkak të rënieve nga lartësitë. Kur puna nuk mund të bëhet nga një skelë ose shkallë, ose nga një platformë lëvizëse e qasjes, përdorimi i veshjes së trupit për mbrojtje nga rënia mund të jetë mënyra e vetme për të parandaluar lëndimet e rënda ose vdekjen.
Një tjetër situatë e rëndomtë në të cilën mund të përdoret veshja e trupit për mbrojtje nga rënia – nganjëherë e plotësuar me përdorimin e një rrjete sigurie – është puna e mirëmbajtjes në strukturat e çelikut si urat dhe shtyllat.
Ka shumë lloje të rripave të sigurisë dhe veshjeve të trupit për mbrojtje nga rënia. Duhet të kërkohet këshillë nga prodhuesi ose furnizuesi për llojet e përshtatshme për qëllimin e synuar dhe për udhëzimet mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Një veshje trupi për mbrojtje nga lartësia.Duke i përfillur rregullat e përcaktuara me Rregulloren për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendet e përkohshme ose mobile si dhe duke angazhuar Koordinatorin për siguri dhe shëndet në punë, minimizohet dukshëm niveli i rrezikut dhe kështu punëtorët kanë siguri më të lartë në vendin e punës./Media Ndërtimi