Connect with us

Trashëgimia

Kengo Kuma hap faqen e re të historisë së Parkut Kombëtar të Butrintit

Published

on

Nënshkrimi i kontratës mes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit dhe studios japoneze, që u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin arkitekturor të qendrës së vizitorëve, @kkaa_official hap një faqe të re në historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke i kthyer dinjitetin portës hyrëse të tij dhe duke orientuar vizitorin drejt një pasurie botërore.

E shkrirë me natyrën dhe në respekt të plotë me të, kjo qendër do t’i shërbejë vizitorëve, artizanëve dhe komunitetit lokal.

Studioja e arkitektit japonez me famë botërore, Kengo Kuma është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për hartimin e projektit për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Po ashtu shton se përfshirja e arkitektit të madh Kengo Kuma në rrugën e transformimit rrënjësor të Shqipërisë, një tjetër konfirmim i përmbysjes së imazhit të vjetër të vendit tonë dhe i rritjes së një reputacioni dinjitoz ndërkombëtarisht.

Qendra rreth 1000 metra katror, do të konceptohet si porta hyrëse. Është konceptuar që të jetë 1.5 km nga hyrja aktuale për t’i dhënë frymëmarrje hyrjes në Butrint. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nuk kurseu ironinë për opozitën duke thënë se i fton të bëhen pjesë e ndryshimit.

Studioja fituese duhet që të rrisë profilin e Parkut të Butrintit dhe të promovojë këto thesare arkeologjike e kulturore të Shqipërisë. Po ashtu duhet tu përmbahet rregullave të Sitit e përfshirë në UNESCO. Bazuar në Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit (Plani i Biznesit i Zonës A3) parashikohet buxheti i përgjithshëm prej 2.9 milionë USD.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending