Prokurim Publik
KDI-ja kërkon transparencë në prokurim publik
Published
4 years agoon
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konference për media, sot ka paraqitur gjetjet preliminare nga monitorimi i procesit të tenderimit me produkte dhe pajisje medicinale në përgjigje të luftimit të pandemisë, të realizuara Ministria Shëndetësisë të Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se një ndër çështjet më prioritare gjatë kohës së krizave siç është rasti me pandeminë COVID 19 është edhe parandalimi dhe adresimi i rreziqeve të korrupsionit në sistemin shëndetësor.
Për të analizuar se si Ministria e Shëndetësisë ka adresuar këto rreziqe, KDI ka analizuar mostrën prej 9 tenderëve për pajisje dhe produkte medicinale, të realizuar sipas procedurës së negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë dhe të shpallur gjatë periudhës 4 mars – 28 prill 2020.
“Shikuar nga prizmi i transparencës institucionale, të gjitha dosjet e tenderëve, vendimet për përzgjedhje të operatorëve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm në tenderë, njoftimet për dhënie dhe nënshkrim të kontratës dhe kontratat ishin bërë publike në platformën elektronike E-prokurimi. Ndërsa, kërkesat e njësive kërkuese, procesverbalet e negocimit, ftesat për ofertim që Ministria e Shëndetësisë u kishte dërguar Operatorëve Ekonomik, KDI i kishte siguruar përmes kërkesave për qasje në dokumente publike. Ministria e Shëndetësisë ka ofruar qasje në të gjitha këto informata brenda afateve ligjore”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Shëndetësisë duke u thirrur në nevojat e krijuara gjatë situatës së ballafaqimit me pandeminë, para secilit aktivitet të prokurimit, kishte njoftuar KRPP-në se do të shfrytëzonte dispozitat ligjore që lejojnë përdorimin e procedurës së negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë. Për më tepër, kishte formuar komisionin mbledhjen e çmimeve referente për pajisje dhe produkte medicinale për mbrojtje nga Covid-19, në bazë të të cilave pastaj ishin përcaktuar vlerat e parashikuara në të gjithë tenderët.
Sidoqoftë, KDI thotë se kishte raste kur ky komision nuk kishte bërë vlerësim të duhur të çmimeve referente duke përfshi në kalkulime edhe çmimet joormalisht të ulëta dhe jonormalisht të larta të prezantuara nga Operatorët Ekonomik, të cilat pastaj kanë ndikuar në ofertë.
“Kjo është vërejtur në blerjet e dorëzave kirurgjikale. Pra, nëse komisioni do të kishte eliminuar çmimet jonormalisht të ulëta dhe jonormalisht të larta në kalkulim atëherë çmimi referent për njësi do të ishte 0.24 euro. Rrjedhimisht MSH për tre Lote të dorëzave kirurgjikale do të kishte paguar shumën totale prej 80,709.33 euro e jo 159,071.3 euro sa pagoi në realitet. Potencialisht vetëm për këto tre lote do të kurseheshin mbi 60,000 Euro”, thotë KDI.
Tutje thuhet se përkundër që Ministria e Shëndetësisë kishte bërë hulumtime paraprake të tregut, nga 120 produktet e kërkuara, kishte arritur të sigurojë furnizimin me vetëm 70 prej tyre me vlerë totale 7,093,272.57 euro. Kjo kishte ardhur si pasojë e mos ofertimit nga Operatorët Ekonomik(OE) dhe rritjes enorme të çmimeve nga OE, por edhe në mungesë të hulumtimit të vazhdueshme të tregut nga Ministria e Shëndetësisë, në një kohë kur tregu ka pësuar ndryshime në baza ditore.
“Sa i përket konkurrencës, Ministria e Shëndetësisë në këta 9 tenderë kishte ftuar tre deri në 21 biznese për ofertim, ndonëse procedurat me negocim kërkojnë që autoriteti kontraktues të ftojë për ofertim 3 deri në 6 Operator Ekonomik. Sido që të jetë mbetet shqetësuese që vetëm një numër i vogël i OE kishte deponuar ofertë, duke rezultuar në disa raste edhe në çmime më të larta se ato të tregut”, thotë KDI.
KDI kishte gjetur se çmimet për produkte dhe pajisje të njëjta variojnë nga kontrata në kontratë, ku Ministria e Shëndetësisë në disa raste kishte arritur të sigurojë çmime më të ulëta deri në 42% nga vlera e parashikuar, ndërsa në raste tjera MSH kishte paguar deri në 74% çmime më të larta.
“Për ilustrim, çmimi për njësi të veshjeve mbrojtëse për Covid-19, në kontratën e datës 4 mars 2020 ishte 7 euro, ndërsa në kontratën e 28 prillit çmimi ishte 12.20 euro që përbën një rritje prej 74% nga çmimi i siguruar përmes kontratës së parë, ndonëse sasia e kërkuar ishte rritur për 4000%. Ndërsa për materialet laboratorike për testim produktet me nr. 6,7,8,9,10 të blera përmes dy kontratave me nr. të prokurimit 206-20-959-1-2-5 dhe 206-20-1224-1-1-5shohim se edhe pse kishte edhe rritje të sasisë nga 25% deri 166%, MSH siguroi çmime që ishin 13% deri 42% më të lira”, thuhet në komunikatë.
Pas pranimit të ofertave në tenderin e datës 4 mars 2020 për furnizim me pajisje mbrojtëse është vërejtur ngritje e çmimeve nga OE (sidomos çmimet e maskave) dhe kjo ka shtyrë që MSH të kërkojë nga Policia e Kosovës-Departamenti i Hetimeve dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) hetimin e këtyre kontratave.
“Për të adresuar shqetësimet e sipër cekura lidhur me rritjet e çmimeve dhe mungesën e furnizimeve përmes kontratave emergjente të kontraktuara nga Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e pandemisë, dhe për t’u siguruar se situata emergjente nuk ka ndikuar në favorizime të kompanive specifike, KDI u bënë thirrje organeve të drejtësisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit që të hetojnë dhe auditojnë të gjitha shpenzimet, për t’u siguruar që paraja e qytetarëve ishte shfrytëzuar në mënyrë të drejtë dhe korrekte. Gjithashtu, kërkojmë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me hulumtimin e ngritjes së çmimeve nga Operatorët Ekonomik për produkte dhe pajisje medicinale, dhe të ndërmarrë masat përkatëse nëse dëshmohet manipulimi i tregut për përfitime më të mëdha në një krizë njerëzore”, thotë KDI.K
KDI-ja shton se Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurohet dhe të kërkojnë nga komisioni i caktimit të çmimit referent që gjatë analizimit të çmimeve mos të merr në konsideratë çmimet jonormalisht të ulëta dhe jonormalisht të larta, sepse kjo po e shtrembëron përcaktimin e vlerës së saktë të parashikuar duke ndikuar edhe në ofertë, konkurrencë dhe në shpenzimin publik. Poashtu kërkohet që çmimet referente të përditësohen në baza të rregullta.
“Për të qenë sa më transparente me publikun ftojmë Ministrinë e Shëndetësisë të publikoj në platformën e-prokurimi të gjitha dokumentet të cilat janë pjesë e aktiviteteve të prokurimit, duke përfshirë thirrjet, ofertat dhe raportet e pranimit të dokumenteve. Poashtu kërkojmë nga Qeveria të publikojë të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me ndarjet buxhetore për sektorin e shëndetësisë. Hulumtimi i plotë i KDI-së do të jetë i qasshëm për publikun në javën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Prokurim Publik
Komuna e Vitisë iu dha tenderë kompanive të familjes Emini që punojnë në komunë
Published
1 year agoon
September 15, 2023Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë.
Kompania që është në pronësi të Florent Eminit, “Geo Map” merret me hartim të projekteve për këtë komunë. Kurse, kompania “Pro & Co Group SH.P.K”, që është pronë e Armenda Beqirajt, ka marrë disa kontrata për realizim të punëve të ndryshme në këtë komunë.
Kallxo.com ka gjetur se të paktën në një rast projekti ishte hartuar nga “Geo Map”, ndërsa kontratë për realizim të punëve e kishte fituar kompania e bashkëshortes së tij, “Pro & Co Group SH.P.K”.
Florent Emini, që është edhe vëllai i ish-drejtoreshës së Kadastrit dhe Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, e ka nënshkruar një kontratë për ‘hartimin e projekteve investive (kapitale)’ me kompaninë e tij “Geo Map & News”.Grupi i kompanive “Geo Map dhe News Sh.P.K” ka qenë i vetmi operator i përgjegjshëm dhe më pas i ishte dhënë kontrata për “Hartimin e projekteve investive (kapitale) për komunën e Vitisë”.
Kallxo.com i ka analizuar kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara nga komuna për këtë tender dhe rezultojnë që janë dukshëm më të larta se sa në tenderët e natyrës së njëjtë të hapur nga komunat tjera. Por, kundër njoftimit për kontratë nuk është ankuar asnjë operator ekonomik.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim të bizneseve, pronar i kompanisë “Geo Map”, e cila ishte pjesë e konsorciumit që e ka fituar këtë kontratë, është Florent Emini.
Kjo kompania kishte marrë kontrata të ngjashme edhe viteve të kaluara.
Në vitin 2019, kompania “Geo Map” kishte nënshkruar kontratën me dy llote për ‘hartim të projekteve investive’, në vlerë totale prej 52,729.5 euro. Në atë kohë, Fatbardha Emini, motra e Florent Eminit, i cili është pronar i kompanisë “Geo Map”, ishte drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë, që udhëhiqet nga Sokol Haliti i LDK-së.
Kompania “Pro&Co Group” nuk është përgjigjur fare në pyetjet rreth lidhjeve familjare të pronares së kësaj kompanie, Armenda Beqiraj dhe pronarit të kompanisë “Geo Map”, Florent Emini. E njëjta pyetje i është ridërguar në emalin e njëjtë që është përgjigjur në pyetjet e para, mirëpo nuk janë përgjigjur.
Në përgjigjen e tyre, “Pro&Co Group” kanë thënë se për të njëjtën çështje, pra pronësinë e dy kompanive kanë pasur telashe edhe me institucione të tjera./Media Ndërtimi
Prokurim Publik
Si dështoi tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik” në Obiliq
Published
1 year agoon
September 6, 2023Si pasojë e tejzgjatjes së procedurave të prokurimit dhe shkeljeve të Ligjit të Prokurimit, Komunës së Obiliqit i kishte dështuar tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik”.
Procedurat janë tejzgjatur pas ankesave të operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar, ndërsa Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), apo e njohur ndryshe edhe si Gjykata e Tenderëve kishte konstatuar se në njërën prej ofertave kishte çmime të manipuluara, pasi ishin jonormalisht të ulëta.
Si pasojë e dështimit të tenderit, Komuna më pas këtë projekt ia kishte kaluar ndërmarrjes publike lokale “Kastrioti”.
Më 28 nëntor 2022, Komuna e Obliqit kishte hapur tenderin që synonte mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Komuna e Obiliqit kishte kërkuar oferta për 97 pozicione, të gjitha që kishin të bënin me mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në dokumentin në të cilin Operatorët Ekonomikë duhet të tregonin për çmimin që ofertonin nuk janë dhënë shifrat e përafërta për secilin prej pozicioneve, e as nuk është treguar se kemi të bëjmë me një kontratë publike kornizë me çmime për njësi me poentim.
Komuna as nuk ka publikuar informacione rreth rrjetit të ndriçimit publik që do të mirëmbahej. Operatorët Ekonomikë janë ftuar të ofertojnë për një pozicion, shembull çfarë çmimi kërkojnë ato për “Furnizim, transport dhe montim të trupit ndriçues me poça të CFL 60w, më lirë, qelq dhe material tjetër i nevojshëm për përforcim. Komplet”.
Pas dorëzimit të ofertave, Komuna e Obiliqit kishte pranuar 7 oferta. E më 28 dhjetor të vitit 2022, Komuna e Obiliqit kishte rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik “Item El” me çmimin e ofertuar prej 179.50 euro për njësi.
Por ndaj këtij vendimi kishte bërë ankesë operatori ekonomik “Ndriqimi” në Komunën e Obiliqit. Por këta të fundit ia kishin refuzuar ankesën.
Më pas, “Ndriqimi” i ishte drejtuar Gjykatës së Tenderëve.
Manipulimi i çmimeve fillimisht kishte qenë pretendim i kompanisë “Ndriqimi” që më pas i ka vërtetuar eksperti shqyrtues dhe vetë OSHP-ja.
Një tjetër pretendim i kompanisë ankuese “Ndriqimi” kishte qenë se kompania e rekomanduar për kontratë kishte mospërputhje në pozitat e punëtorëve të prezantuar në listën e dorëzuar në ofertë dhe të kontratave të punës.Edhe këtë pretendim të “Ndriqimit” e kishin konstatuar eksperti shqyrtues dhe OSHP-ja, duke ia miratuar si të bazuar.
Në fund, OSHP-ja kishte vendosur që të anulojë vendimin e Komunës së Obiliqit që kompania “Item El” ta fitojë tenderin dhe lënda ishte kthyer në rivlerësim./Media Ndërtimi
Prokurim Publik
Shkeli rregullat e prokurimit publik, dënohet Jeton Podvorica me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë
Published
2 years agoon
May 8, 2023Jeton Podvorica është dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Podvorica u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, dënimi me burgim, të akuzuarit Podvorica nuk do t’i ekzekutohet, nëse i njëjti nuk do të kryejë vepra të tjera penale në periudhën verifikuese prej 1 viti.
Gjithashtu i akuzuari Podvorica obligohet edhe me shpenzimet e procedurës penale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 për fondin për kompensim të viktimave të krimit.
Sipas gjykatësit Kuqi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.
Ndryshe, i akuzuari Podvorica i e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 5 maj 2023.
Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jeton Podvorica, akuzohej se në cilësinë e personit të autorizuar në kompaninë “EING COM”, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik në aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i Objektit të ri administrativ dhe renovimi i hapësirave përcjellëse”, të iniciuar me datë 16.112020 nga NP “Termokos”.
Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari me datë 12 mars 2021, ankesës së ushtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues për eliminimin e kompanisë së tyre nga tenderi me titullin e lartcekur, i ka bashkangjitur dokument të falsifikuar me përmbajtjen të rreme “Marrëveshjen e bashkëpunimit” për trajnim të lidhur në mes të Qendrës për Aftësim Profesional (QAP) dhe kompanisë N.N.T “EING COM” të datës 21/2/2017 dhe dy raporte të vlerësimit nga (QPA) të datës 14/12/2017, në emër të kandidatëve Muhamet Lahi dhe Idriz Podvorica me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.
Me këtë, Jeton Podvorica akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 par 1 të Kodit Penal Të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.
You must be logged in to post a comment Login