Connect with us

Aktuale

KAWA Group vjen me projektin më inovativ të të gjitha kohërave në Prishtinë

Published

on

Edhe një specialitet i ri i ndërtimit po vjen në kryeqytet nga lideri i banimeve KAWA Group.

I projektuar nga Archipoints, kompleksi më i ri i KAWA-s sjell për ju hapësirat më efektive për jetën.

200 njësi banimi me nga 5 parkingje për gjithsecilën tashmë do të jenë në lagjen e tipit të mbyllur.

Banesat janë projektuar të kenë oborre shtëpiake në vend të ballkoneve.

Çerdhe, fusha sportive, mjek të lagjes si dhe hapësira rekreative ku ju mund të ndiheni të relaksuar nga dinamika e përditshmërisë janë tiparet e kompleksit më të ri.

Përdorimi i dizajnit biofilik do të integrohet në këtë zonë e cila është pjesë thelbësore e krijimit të një mjedisi më të fortë natyror të njerëzimit.

KAWA ka ndarë vend të veçantë edhe për afaristët të cilët do të jenë në pjesën ndarëse të banimit të lagjes së re.

Ju mirëpresim në familjen tonë të madhe!

Ne jemi çdo ditë të hapur për t’u takuar me ju.

 

Aktuale

Punëtorëve të ndërtimtarisë në Zvicër u rritet paga për 150 franga

Published

on

Si rezultat i negociatave, duke filluar nga 1 janari 2023, paga aktuale do të rritet me 150 franga dhe paga minimale me 100 franga

Punëtorët e ndërtimit në Zvicër do të kenë rritje të pagave prej 150 CHF, duke filluar nga viti i ardhshëm, transmeton albinfo.ch.

Shefat e ndërmarrjeve të ndërtimit dhe sindikatat kanë gjetur zgjidhjen në mosmarrëveshjen e mprehtë të punës, e cila po përshkallëzon, bëjnë të ditur shoqatat dhe sindikatat e mjeshtërve të ndërtimit.

Delegacionet negociuese të Shoqatës së Ndërtuesve të Zvicrës SBV dhe sindikatat Unia dhe Syna kanë rënë dakord të martën mbrëma për një rezultat, pas negociatave intensive, shkruan srf.ch. Pjesë e rezultatit janë thjeshtimet në organizimin e orarit të punës dhe përmirësimet që rrisin atraktivitetin e sektorit të ndërtimit.

Kështu, si rezultat i negociatave, duke filluar nga 1 janari 2023, paga aktuale do të rritet me 150 franga dhe paga minimale me 100 franga, përcjell albinfo.ch. Kontrata e re në nivel vendi, lidhet për tre vjet.

Rezultati i negociatave ende duhet të miratohet nga organet vendimmarrëse të të dyja palëve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shkencëtarët zviceranë krijojnë dritaret që prodhojnë energji elektrike

Published

on

E gjithë drita natyrore që hyn përmes dritareve, mund të vijë dita që të vlejë shumë më tepër sesa thjeshtë për ndriçim. Shkencëtarët në Zvicër kanë arritur një rekord të ri të efikasitetit për qelizat transparente diellore, duke i hapur rrugën krijimit të dritareve që prodhojnë energji elektrike, të cilat mund të ndihmojnë në furnizimin me energji të shtëpive dhe pajisjeve tona.

Të njohura gjithashtu si qelizat Grätzel, qelizat diellore të ndjeshme ndaj ngjyrave (DSC) janë një lloj qelizash fotovoltaike me kosto të ulët, të cilat përdorin një ngjyrues të fotosensitiv të integruar në sipërfaqen e një gjysmëpërçuesi për të kthyer dritën e dukshme në energji.

Versionet e mëparshme të DSC-ve mbështeteshin kryesisht në rrezet direkte të diellit, por shkencëtarët në École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) kanë gjetur një mënyrë për të bërë foto-sensitizues transparentë, të cilat janë molekula që mund të aktivizohen nga drita dhe që mund të “absorbojnë” dritën në të gjithë spektrin e dukshëm.

“Gjetjet tona hapin rrugën për ta bërë më të thjeshtë aksesin e DSC-ve me parametra të lartë dhe ofrojnë perspektiva premtuese për zbatimin e tyre në praktikë, duke siguruar furnizim me energji elektrike dhe duke zëvendësuar bateritë për pajisjet elektronike me konsum të ulët, të cilat përdorin dritën e mjedisit si burim energjie,” shkruajnë autorët e studimit të botuar në revistën shkencore Nature.

DSC-të janë transparente, elastikë dhe mund të prodhohen në një gamë të gjerë ngjyrash me një kosto relativisht të ulët. Këto panele diellore të tejdukshme janë duke u përdorur në xhamat e sipërm të ndërtesave, në serra dhe në fasadat prej xhami.

Në vitin 2012, Qendra e Konventave SwissTech zbatoi për herë të parë teknologjinë DSC në një ndërtesë publike. Në vitin 2017, Shkolla Ndërkombëtare e Kopenhagës përuroi ndërtesën e saj të re me afërsisht 12,000 panele diellore transparente me nuanca blu, të cilat përdorin të njëjtën teknologji DSC.

Ato ofrojnë rreth 300 megavat orë (MWh) të energjisë elektrike në vit, duke plotësuar më tepër se gjysmën e nevojave vjetore të shkollës për energji.

Pavarësisht faktit se dritaret që gjenerojnë energji elektrike kanë qenë në treg prej disa vitesh, një prej ankesave më të përsëritura ishte kapaciteti i tyre i kufizuar për të prodhuar energji elektrike, krahasuar me panelet diellore tradicionale.

Zbulimi i ri nga ekipi në EPFL së shpejti mund të ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese. Falë një modeli të ri molekular, ata kanë rritur efikasitetin e konvertimit të energjisë së DSC-ve, thënë ndryshe, përqindjen e energjisë diellore që reflekton mbi to dhe që shndërrohet me sukses në energji elektrike të përdorshme. Efikasiteti ka tejkaluar nivelin 15% për rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe ka arritur deri në 30% në kushtet e ndriçimit ambiental.

Për referencë, panelet diellore që tregtohen aktualisht kanë efikasitet mesatar prej rreth 20%. DSC-të e gjeneratës së re kanë treguar gjithashtu “stabilitet operacional afatgjatë” prej të paktën 500 orësh./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Anketa e ASK, rreth 10 përqind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve punojnë në sektorin e ndërtimtarisë

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin referues 2021.

Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

“Sa i përket sektorëve ekonomikë, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë me 17,554 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (38.6%); shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 10,302 ndërmarrje (22.7%); industria përpunuese (prodhimi) me 5,832 ndërmarrje (12.8%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 4,370 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtaria me 3,838 ndërmarrje (8.4%); informacioni dhe komunikimi me 1 576 ndërmarrje (3.5%); transporti dhe magazinimi 1,611 ndërmarrje (3.5%); xehetaria dhe gurëthyesit me 170 ndërmarrje (0.4%); furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 152 ndërmarrje (0.3%); si dhe furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 63 ndërmarrje (0.1%)”, thuhet në njoftim

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, të cilat ishin pjesë e hulumtimit, del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 23,329, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 79,620 të punësuar, ose shprehur në përqindje (34.1%); industria përpunuese (prodhimi) me 39,718 të punësuar (17.0%); shërbimet biznesore me 30,238 të punësuar (13.0%); ndërtimtaria me 25,498 të punësuar (10.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 21, 266 të punësuar (9.1%); informacioni dhe komunikimi me 13,979 të punësuar (6.0%); si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

“Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 53.3%; industria përpunuese (prodhimi) me 13.2%; ndërtimtaria me 9.9%; furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 7.3%; aktivitetet e shërbimeve të tjera me 6.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore bruto, ajo sillet rreth 411 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending