Connect with us

Ndërtim

KAWA Group feston 13 vjetorin e themelimit

Published

on

Kompani ndërtuese që vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve për cilësi të banimit në Kosovë, feston 13 vjetorin e themelimit.

“13 vite me zemër nga KAWA

Vit pas viti, po bëhemi mostër e ndërtimit në trojet shqiptare.

Të nderuar miq, klientë dhe bashkëpunëtorë, ne po festojmë 13 vjetorin e veprimtarisë duke vazhduar rrugëtimin që t’i japim vendit pamje të bukur përmes objekteve tona të banimit.

Ky fillimvit për sektorin e ndërtimit ishte vërtet atakues, pasi që lufta në Ukrainë çorientoi në tërësi tregun e ndërtimtarëve, e cila sapo kishte dalë nga drama e një viti pandemik.

Pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, KAWA Group me plotë sukses po vazhdon ndërtimin e njësive të planifikuara të banimit dhe afarizmit.

Në këtë përvjetor, gamës tonë po i shtojmë njësive të reja të ndërtimit.

Në zonën më antike të Prishtinës, kemi hedhur themelet e qytezës me inovative ‘Dimal’ e cila shtrihet në pjesën më elitare të kryeqytetit.

Po ashtu këtë vit, ne po përkujdesemi me shumë krenari ta bëjmë pamjen edhe më të bukur të Prizrenit të ri.

Nisëm të ndërtojmë me shumë risi të banimit veprën arkitektonike “Menada Residence”, e cila do të zërë vend me shtatin e saj në Transitin e Ri të qytetit kulturor shqiptar.

Kemi filluar të realizojmë projektin që na plotëson shpirtërisht, ndërtimin e Qendrës Rekreative për persona me Sindromën DOWN dhe Autizëm në qytetin bujar të Suharekës. Është ndjenjë e papërshkrueshme ta bësh dikë të ndihet mirë. E tash buzëqeshjen duam ta rikthejmë tek këta fëmijë.

Komplekset banesore janë specialiteti i KAWA Group-it e cila me aktivitetet e ndërtimit edhe pas 13 vjetësh vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve për banim.

Për hapin e rëndësishëm të jetës tuaj, ne përmes zyrave tona do t’u ofrojmë njësi banimi që iu përshtaten për veprimtarinë, argëtimin dhe rehatinë e familjes.”, shkruan në njoftimin e KAWA Group për përvjetorin e trembëdhjetë të themelimit./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Mercedes-Benz dhe Binghatti do të ndërtojnë një rrokaqiell super të lartë në Dubai

Published

on

Mercedes-Benz do të bashkëpunoj me firmën Binghatti Properties për të ndërtuar një rrokaqiell super të lartë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti është emëruar zyrtarisht Mercedes-Benz Places në Dubai; Struktura 65-katëshe do të arrijë 341 metra.

Hiper-pronat e Binghatti janë projektuar posaçërisht për ata që vlerësojnë vërtetë arkitekturën e shkëlqyer, duke u dhënë banorëve të tyre përvojën sesi dizajni modern dhe i menduar, i kombinuar me teknologjinë e fundit mund të bëjë një pronë më shumë sesa thjesht një vend ku jetoni.

Siç mund ta shohim nga imazhi i paraqitur, ndërtesa do të ketë një vijë çati të lakuar dhe fasada do të shfaqë logon e kompanisë së automobilave.

“Me Mercedes-Benz Places në Dubai, ne po e kapërcejmë fushën e automobilave për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme të markës. Partneriteti me Binghatti, i cili mburret me ekspertizë të gjerë në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, është një ndeshje ideale për ne. Kulla jonë rezidenciale e markës inauguruese synon të krijojë baza të reja, të lakmuara që përmbledhin thelbin e markës sonë, duke u ofruar klientëve tanë një vend të shenjtë për të mbërritur, për t’u çlodhur dhe për ta thirrur me të vërtetë në shtëpi.”, thotë Britta Seeger, një anëtare e bordit të Mercedes-Benz Group AG.

“Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me Mercedes-Benz, një emër ikonë, për të aktualizuar rezidencën e parë luksoze të markës Mercedes-Benz në botë. Mercedes-Benz Places në Dubai kapërcen të qenit thjesht një zhvillim i pasurive të paluajtshme; është gati t’i japë prioritet komunitetit dhe lëvizshmërisë, duke vendosur një standard të ri për jetesë inteligjente.”, kryetari i Binghatti Properties Muhammed Binghatti.

Detaje të mëtejshme do të njoftohen më 24 janar 2024, gjatë një ngjarjeje në Dubai.

Continue Reading

Ndërtim

Pas 24 vitesh, filloi ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi në gusht të 2023, se tashmë ka marrë rrugën e duhur ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës.

“Tashmë janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë (10) Shtëpive në Veri të Republikës së Kosovës, me ç’rast me datë 23.08.2023, është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, z. Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive.”, deklaroi ministri Aliu.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë./Media Ndërtimi

Aliu: Ndjenjë e veçantë tek po rindërtohen shtëpitë e shqiptarëve në Veri

Continue Reading

Ndërtim

10 familje do të bëhen me shtëpi të reja në Malishevë

Published

on

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se shumë shpejt 10 familje me kushte të rënda ekonomike të kësaj komune do të bëhen me shtëpi të reja.

Kjo falë bashkëpunimit të kësaj komune me organizatën “Qatar Charity”.

“Një lajm i mirë! Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike. Është kënaqësi e madhe që në prag të festës së fundvitit, të takoja nga afër disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejt jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje. Ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës sonë me organizatën “Qatar Charity”, të cilës përzemërsisht i jemi tejet mirënjohës e falenderues”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Continue Reading

Trending