Connect with us

Trashëgimia

Kanioni i lumit Dri dhe Ura e Fshajtë bëhet me shtigje për ecje dhe ndriçim

Published

on

Kanioni i lumit Dri dhe Ura e Fshajtë kanë shtigjet për ecje dhe ndriçimin, elemente këto që e bëjnë këtë destinacion edhe më atraktiv për vizitorët.

Ky projekt është financim i Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, përfaqësuesit e të cilave institucione ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini konsideroi spektakular pamjen e re.

“Ky projekt që po e shohim, ndriçimi i kanionit, ndriçimi i shtegut dhe ndriçimi i Urës së Fshajtë është i jashtëzakonshëm dhe spektakular. Jam shumë i lumtur për realizimin e këtij projekti, i cili bën pjesë në projektet për ndriçimin dhe rregullimin e hapësirave përreth urave, si objekte të trashëgimisë kulturore. I ftoj të gjithë që të vinë ta shohin një bukuri të rrallë të vendit tonë” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.

I lumtur për realizimin e këtij projekti u shpreh edhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj.

“Tashmë e kemi edhe një destinacion të veçantë për vizitorët, ritmi i investimeve do të vazhdojë edhe më tutje” deklaroi ai, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending