Connect with us

Infrastrukturë

Kalimi i lejes ndërtimore, nis rrënimi i një objekti në lagjen Arbëria

Published

on

Komuna e Prishtinës ka nisur rrënimin në një ndërtesë që ka tejkaluar lejen ndërtimore, në lagjen Arbëria.

Sipas njoftimit të Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama dhe Drejtorit të Inspeksionit, Florian Dushi rrënimi po bëhet pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga inspektorët komunalë.

“Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit” – thuhet në njoftim.

Komuna ka shpërndarë në Facebook edhe fotografi nga puna në terren./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Inspektorati verifikoi vetëm 7% nga 36 mijë objekte të regjistruara në Gjilan

Published

on

Ndonëse Komuna e Gjilanit ka mbi 36 mijë objekte të regjistruara, inspektorati komunal arriti t`i verifikoj vetëm 7 për qind të tyre.

“Komuna i posedon rreth 36,485 objekte të regjistruara. Komuna në vitin 2023 kishte arritur të bëjë inspektimin (verifikimin) e vetëm 2,602 objekteve apo rreth 7.13% ”, thuhet në gjetjen e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit – ZKA.

Raporti tregon se Komuna nuk ka ndërmarrë të gjitha masat ose veprimet alternative për verifikimin e 20 për qind të pronave të paluajtshme/objekteve, shkruan Kallxo.com

Inspektimi jo i plotë i pronave, sipas auditorit, mund të rezultojë me informata jo të plota të pronës së tatueshme aktuale si dhe të ndikoj në vlerësim jo të saktë të të hyrave për tatimin në pronë.

Kreut të komunës ju rekomandua të sigurohet që verifikohet 20 për qind e pronave.

“Kryetari duhet të sigurojë arritjen e verifikimit të 20% të pronave të paluajtshme në mënyrë që ndryshimet eventuale të pronave të integrohen në bazën e të dhënave për të reflektuar detyrimin e saktë”- rekomandon Auditori.

Gjetjen auditori e bazon në nenin 15 të Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Sipas këtij neni parashihet që Komuna çdo vit duhet të kryejë veprime të inspektimit (verifikimit) për të paktën 20 për qind të gjitha objekteve brenda territorit të Komunës.

Nga Komuna e Gjilanit janë pajtuar me gjetjet e raportit.

Për më tepër, nëpërmjet letrës së konfirmimit, të datës 22.05.204 nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni  konfirmohet se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për “Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm shkaktojnë dëme materiale në Skenderaj

Published

on

Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht ka kaluar pa pasoja tjera.

Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me zyrtarët policorë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shirituar zonën e rrezikut dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.

Komuna e Skenderajt shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Vonesa në rregullimin e rrugës Prishtinë-Podujevë po krijon pasiguri dhe aksidente, Ministria e Infrastrukturës hesht

Published

on

Ndërtimi i rrugës regjionale Prishtinë – Podujevë u zvarrit për rreth shtatë vite. Megjithë zvarritjet, kjo rrugë nisi të rregullohej në fund të qershorit të vitit 2023 dhe kap vlerën e mbi 37 milionë euro. Afati maksimal që duhej të zgjaste rregullimi ishte 365 ditë pune, por rruga ende nuk është finalizuar.

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se shifrat e aksidenteve të cilat përfundojnë me fatalitet janë alarmante, shkruan Telegrafi.

Në këtë rrugë për periudhën janar-maj të vitit 2023 dhe 2024 kanë ndodhur 54 aksidente fatale ku kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa 11522 persona kanë mbetur të lënduar.

Nga komuna e Podujevës thanë se rregullimi i kësaj rruge i takon Ministrisë së Infrastrukturës.

“Pyetjet janë për t’ia drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës meqë financimi e mbikëqyrja bëhet nga Ministria dhe nuk janë në kompetencën e komunës”, tha Marigona Lahu, nënkryetare e komunës.

Telegrafi ka tentuar që të marr një përgjigje nga Ministria, megjithatë edhe pas shumë përpjekjeve, askush nuk është përgjigjur.

Ndërsa, Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit për vonesën e rregullimit e për numrin e lartë të aksidenteve në këtë rrugë thotë se shkaktarë është menaxhimi i dobët nga Ministria e Infrastrukturës dhe papërgjegjësia e operatorëve ekonomik.

“Shkaqet e vonesës janë të shumta, papërgjegjësia e operatorëve ekonomik si dhe kontroll e dobët nga ana e Ministrisë se infrastrukturës. Ndërsa, shkaqet e aksidenteve ne këtë rruge janë: sinjalistikë e dobët (mungesa e shenjave të komunikacionit) dhe punët e stërzgjatura”, tha ai.

Ai shton se kjo rrugë nuk është e sigurt për të lëvizur natën, e sidomos nga ata që nuk e njohin vendin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending