Kalaja Rozafa, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të kësaj vere, ku nga muaji Maj është vizituar nga 38.154 vizitorë.
“Me kulturën e çmuar, arkitekturën unike, tanimë po korren edhe frytet e punës për zhvillimin e saj jo vetëm në aspektin turistik, si një ndër asetet më të vyera të trashëgimisë #kulturore por edhe si një ndër destinacionet e bukura ku promovohen dhe zhvillohen ngjarje të rëndësishme artistike mbështetur nga Ministria e Kulturës.”, deklaroi Elva Margariti, ministre e Kulturës në Shqipëri.
Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij.
Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.
Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje etj./Media Ndërtimi.