Connect with us

Infrastrukturë

Kalaja e Prizrenit në dekadën e investimit milionësh, braktiset nga shteti

Published

on

Ende nuk është rrumbullakuar dekada prejse aty u investuan mbi një milion euro, e u parashikua e ardhmja e ndritur e monumentit. Kur shkohet në Kalanë e Prizrenit ende pa u futur brenda rrethojës shihet se bëhet fjalë për një lokalitet të braktisur. Nuk ekziston mirëmbajtja. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. S’ka mirëmbajtës e as roja nate. Është shembull i braktisjes nga shteti.

Në ditën e 25 gushtit të vitit 2014 në pjesën perëndimore të Kalasë së Prizrenit ishte nënshkruar një marrëveshje nëpërmjet së cilës llogaritej të vazhdohej restaurimi, të rregulloheshin shtigjet për vizitorë, sinjalizimi e ndriçimi i këtij monumenti. Pas periudhës trevjeçare të punës objekti simbol i Prizrenit parashikohej të gjenerojë të hyra e t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të Komunës jugore të vendit. Para gati një dekade Memli Krasniqi, asokohe ministër i Kulturës, e zëvendësambasadorja e atëhershme e  SHBA-së në Kosovë, Jennifer Bachus, Enver Rexha asokohe drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës e Sali Shoshi, udhëheqës i Fonacionit kosovar për trashëgimi kulturore pa kufij,

“CHwB Kosova”,  parashihnin të ardhme të ndritshme për monumentin.

Në projektin trevjeçar, qenë investuar 700 mijë dollarë të Fondit të ambasadorit për trashëgimi kulturore. Bashkë me ato të buxhetit të Kosovës, është kaluar milionëshi. Puna në terren kishte përfunduar.

Por tash situata është krejt ndryshe.

Kur shkohet në Kalanë e Prizrenit ende pa u futur brenda rrethojës, shihet se bëhet fjalë për një lokalitet të braktisur. Nuk ekziston mirëmbajtja. Me të hyrë në portën perëndimore – kryesorja e monumentit – për “mirëseardhje” shërben një ombrelle dhe një frigorifer ku shiten pije. Pamja e këtij këndi dhe muzika që lëshohet prej aty, veç me monumentin nuk ka kurrfarë lidhjeje. Në cilindo drejtim që nisen vizitorët nuk marrin vesh gjë. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. Janë arnuar me dërrasa, por si opsion që i ka shëmtuar, e ka rritur pak sigurinë. Degradimi i shtigjeve është i nivelit aq sa para më shumë se një viti, një vizitor e kishte lëshuar pjesa e shtegut ku po ecte. Ishte lënduar dhe kishte shkuar në Polici për ta paraqitur rastin me akuzën se ka pësuar në monumentin e menaxhuar nga shteti. Juridikisht shteti është përgjegjës për atë pjesë, por në praktikë s’merr kush pikë përgjegjësie.

Vegjetacioni është mirëmbajtur deri diku. Kjo në baza private nga arkeologu Shafi Gashi, i cili njëherësh është udhëheqës i projektit të Kalasë. Pjesa muzeore është e mbyllur me dry.

Kalaja prej fillimit të marsit nuk i ka as pesë punonjësit teknik që shërbenin për roje e mirëmbajte. Nuk ruhet as natën. Është braktisur krejtësisht.

Sipas udhëheqësit të projektit për Kalanë, arkeologut të IKA-ut, Shafi Gashi, deri vjet kanë qenë shtatë veta, prej të cilëve dy përgjegjës për muzeun brenda kompleksit. Por prej vitit të kaluar janë angazhuar vetëm pesë: tre mirëmbajtës dhe dy roja nate./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë

Published

on

Nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë, po e zhvillojnë procesin mësimor krahas punimeve që po kryhen në renovimin e objektit.

Orët mësimore janë më të shkurtë, ndërsa disa klasë mësojnë në shkolla tjera.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending