Connect with us

Infrastrukturë

Italia miraton planet për të ndërtuar urën më të gjatë të varur në botë, ia kalon Çanakalasë së sapopërfunduar

Published

on

Qeveria italiane ka dhënë miratimin për ndërtimin e një ure të varur, që lidh Italinë me ishullin e Siçilisë.

Nëse ura do të ndërtohej sipas specifikimeve teknike aktuale, ajo do të shtrihej në 3,666 m, me një hapje të vetme prej 3,300 m. Kjo do ta bënte atë urën më të gjatë të varur në botë, përpara urës së Çanakalasë së sapopërfunduar në Turqi, e cila ka një hapësirë ​​qendrore prej 2,023 m.

Ministri i infrastrukturës i Italisë, Matteo Salvini, tha në një deklaratë se Ura e Mesinës do të rriste turizmin në rajon, si dhe do të nxiste industrinë.

Ai shtoi se ura do të ndërtohet në një mënyrë miqësore me mjedisin dhe do të zvogëlojë emetimet e gazit serrë nga transporti, me trenat në gjendje të lëvizin midis kontinentit dhe Siçilisë për herë të parë.

Qeveria tha se projektimi i urës do të bazohet në thelb në planet që u zhvilluan në vitin 2011, por do të marrë parasysh “standardet e reja teknike, të sigurisë dhe mjedisit”.

Ndërtimi i urës pritet të zgjasë të paktën gjashtë vjet, me kosto të vlerësuara rreth 8.5 miliardë euro.

Salvini tha se financimi fillestar i projektit do të vinte nga ministria e infrastrukturës dhe transportit dhe ministria e financave, me kostot e mbuluara përfundimisht nga tarifat e urave.

Grupet e opozitës kanë shprehur shqetësime për tejkalimet e mundshme të kostove, përfshirjen kriminale në projekt, ndikimin e tij të mundshëm mjedisor dhe rrezikun e tërmeteve në rajon.

Nga pikëpamja inxhinierike, sfida e ndërtimit është e madhe, duke pasur parasysh ujin e thellë dhe rrymat e shpejta midis dy masave tokësore.

Planet më të detajuara për urën e Mesinës priten brenda javëve në vijim./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren

Published

on

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi ka njoftuar se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Këtë njoftim ai e ka dhënë nga terreni ku ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planfikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milonë euro buxhetit të Kosovës.

I kemi përfunduar shpronësimet për segmentin deri në Dollc dhe dje kemi marrë vendim në Qeveri për shpronësimin e segmenti nga Dollci e deri në Zahaq si parapërgatitje që në fillim të muajit maj të fillojmë procedurën e prokurimit edhe për segmentin nga Dollci deri në Zahaq.

Rruga për Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë e dinamikë të shtuar në ndërkohë që jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor edhe për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Urime qytetarëve të Rajonit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës” shkruan Durmishi në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc

Published

on

Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukrurës, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth 21 milionë euro.

“Gati 11 kilometra, për ma pak se 21 milionë euro, po i inaugurojmë sot. Unë e falënderoj shumë ministrin Aliu dhe zëvendësin e tij Durimishi, si dhe kompaninë që po i bën këto punë e gjithashtu edhe kompanisë që po i mbikëqyr këto punime”, deklaroi Kurti.

I pari i Qeverisë shtoi se është arritur që të shpëtohet 150 milionë euro në këtë projekt.

“Duhet ta mbajmë mend atë që e tha zëvendësminstri Durimishi. Nga 240 milionë euro sa ka pasur të kushtojë kjo rrugë, do të kushtojë 90 milionë euro. Pra, 150 milionë euro do të zhdukeshin nga buxheti pa nevojë, do të përfundonin në xhepa privat. Mirëpo tash nuk mbuxhen xhepat privat, mbushet arka e shtetit dhe ka shumë planifikim e përgatitje. Çka kanë bërë ata më herët? Ata fillonin punimet dhe pastaj prona e pa shpronësuar u dilte në rrugë dhe shkonin në stratosferë çmimet e tokave, por kjo nuk bëhej pa paramendim për përfitimet vetjake. Nga 240 milionë euro nga 90 milionë euro, a e dini çka do të thotë kjo?”, tha Kurti.

Kompanitë fituese janë përzgjedhur nga ministria para gati 1 muaji./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!

Published

on

Vetëm pak ditë i janë dashur kompanive fituese që ta bëjnë projektin për tulltoren e Prishtinës.

Hartimi i këtij projekti i ka kushtuar Komunës së Prishtinës fiks 1.2 milionë euro, që mund të konsiderohet një shumë mjaft e lartë krahasuar me investimin që do të ndodhë më pas aty. Demokracia.com ka zbuluar detaje të reja lidhur me mënyrën e dhënies së këtij tenderi.

Në fotografinë e mëposhtme janë pronari i kompanisë fituese për tulltoren, vlerësuesi i tenderit dhe nënshkruesi i tenderit Përparim Rama.

Personi i shënuar me numrin 2 është Bekim Ramku, fituesi i tenderit. Ndërsa, me numrin 1 është arkitekti Visar Geci, i cili ka qenë njëri nga vlerësuesit e tenderit. Dhe, po ashtu, numrin 3 e njihni. Është kryetari Përparim Rama, i cili e ka nënshkruar tenderin. Kjo fotografi është shkrepur kohë më parë, para se të nënshkruhej kontrata.

Ditë më parë, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë me konzorciumin “ORG Urbanisum&Architecture BV”; “Rafi Segal Architecture Urbanisem”; “O.U.D -ARCHITECTS SHPK” për tenderin “Konkurs projektimin – Art&teknology Hub – Tulltorja”, në një vlerë prej 1.2 milionë euro.

Dy ofertuesit e parë janë të huaj, ndërsa e treta “O.U.D -ARCHITECTS SHPK” është me pronar kosovar. Ajo është në pronësi të Bekim Ramkut, i cili ndonëse ishte vetëm pjesë e konzorciumit e ka nënshkruar kontratën.

Demokracia.com ka siguruar qasje në Raportin e Vlerësimit për këtë tender. Aty shihet se personat që e kanë bërë vlerësimin nuk kanë qenë fare zyrtarë të Komunës së Prishtinës, por ishin tre arkitektë të angazhuar nga jashtë, për të cilët nuk dihet mënyra e angazhimit në këtë tender.

Arkitektja Vildane Maliqi, arkitekti Gzim Kastrati dhe arkitekti Visar Geci kanë qenë ata që e kanë bërë vlerësimin e tenderit.

Visar Geci me Gzim Kastratin janë arkitektë që kohëve të fundit janë shfaqur mjaft të afërt me kryetarin Përparim Rama. Pos që janë angazhuar në vlerësimin e këtij tenderi, kjo dyshe ishte angazhuar para disa javësh nga komuna e Përparim Ramës edhe për të bërë një vlerësim të punëve të kulmit që ishte rrëzuar nga objekti i Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”, ku ishte lënduar rëndë një vajzë. Raportin e tyre ata e kishin dorëzuar në komunë. Po ashtu, kjo dyshe së fundmi janë angazhuar edhe tek “Arkitekti i kryeqytetit”, kontratë kjo e lidhur nga Astrit Nixha dhe Komuna e Prishtinës në vlerë mbi 10 milionë euro.

Geci dhe Kastrati për shumë vite kanë qenë bashkëpronarë te kompania “Innarch”. Pra, nga rreth 1000 arkitektë sa ka Kosova, Komuna e Prishtinës ka gjetur t’i marrë në vlerësim të tenderit dy shokë, ish bashkëpronarë në një kompani, të cilët janë shokë edhe të kryetarit Përparim Rama, ndërsa në bazë të fotografisë Geci njihet edhe me fituesin e tenderit, Bekim Ramkun.

Deri sa fituesi ka ofertuar me 1.2 milionë euro, Komuna e Prishtinës kishte vendosur një çmim prej 1.3 milionë euro, çmim ky që është mjaft i lartë kur kihet parasysh se do të bëhet vetëm një plan arkitektonik urban për të gjithë kantierin, i cili përmban restaurimin e strukturave ekzistuese dhe projektimin e strukturave të reja dhe hapësirës së hapur publike.

Nga ana tjetër, kryeqyteti dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) kanë bërë marrëveshje në vitin e kaluar për Konkursin “Ide për Prishtinën”, që sipas tyre fokusohet tek përmirësimi i pamjes dhe funksionalitetit të qytetit të Prishtinës, shfrytëzueshmërisë dhe veçanërisht jetueshmërisë së tij. Drejtor i këtij fondacioni është Bekim Ramku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending