Connect with us

Infrastrukturë

‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdetin shqiptar

Published

on

Ekspertë dhe aktivistë mjedisorë ngrenë këmbana alarmi për resortet e miratuara nga qeveria si investime strategjike brenda zonave të mbrojtura natyrore dhe me potencial arkeologjik, duke kërcënuar ekosistemin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Në skajin më jugor të Shqipërisë, në Kepin e Stillos, mund të shkohet ose në një rrugë këmbësorësh që nis nga fusha e Vrinës, që shtrihet poshtë qytetit antik të Butrintit, ose nëpërmjet detit në një rrugëtim që zgjat pak më shumë se 1 orë me motorskaf.

Ishujt e vegjël dhe plazhet që e rrethojnë këtë masiv shkëmbor mbeten një nga oazet e fundit të pazhvilluara në bregdetin shqiptar, shkruan BIRN.

Por qetësia e këtij peizazhi natyror të mbrojtur shumë shpejt mund të prishet, pasi Komiteti i Investimeve Strategjike i dha dritën jeshile më 4 shkurt 2021, ndërtimit të një kompleksi turistik me 636 vila, struktura akomoduese turistike dhe ambiente shërbimi.

Projekti “Jonian Heaven” e ka gjurmën brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në një zonë “Ramsar”, pasi konsiderohet si ligatinë e rëndësisë ndërkombëtare.

Megjithë argumentet kundër të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKMZ, ky projekt zhvillimor ka marrë statusin “projekt me potencial strategjik” nga komiteti i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.Projekti ‘Jonian Heaven’ nuk është i vetmi vendim i Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS, për të cilin AKZM ka ngritur shqetësime.

Nga 17 projekte të miratuara si investime strategjike gjatë vitit 2021, katër gjenden brenda ose afër zonave të mbrojtura natyrore.

Sipas ekspertëve, këto projekte rrezikojnë të sjellin dëmtim pa kthim të pasurive natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërcënuar speciet e rralla që i popullojnë ato nën presionin e zhvillimit urban.

“Të ndërtosh një fshat turistik apo një qytet të ri është krejtësisht në kundërshtim me të gjitha rregullat e mbrojtjes së natyrës,” tha Taulant Bino, drejtues i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS).Përveç ekosistemit të pasur, zona e Parkut Kombëtar të Butrintit ka edhe potencial arkeologjik.

“Në rastin e zonës që diskutohet, përveç parashikimeve e kufizimeve të mundshme të aspektit natyror duhet patur një vëmendje e veçantë për aspektin kulturor,” tha arkeologu Olsi Lafe.Projekti “Jonian Heaven” do të zhvillohet nga kompania “JH Group” – ku 85 përqind e aksioneve zotërohet nga biznesmeni Arben Taipi, aksioner dhe ish-administrator i platformës televizive numerike ‘Digitalb’.

“Të ndërtosh një fshat turistik apo një qytet të ri është krejtësisht në kundërshtim me të gjitha rregullat e mbrojtjes së natyrës,” tha Taulant Bino, drejtues i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS).Përveç ekosistemit të pasur, zona e Parkut Kombëtar të Butrintit ka edhe potencial arkeologjik.“Në rastin e zonës që diskutohet, përveç parashikimeve e kufizimeve të mundshme të aspektit natyror duhet patur një vëmendje e veçantë për aspektin kulturor,” tha arkeologu Olsi Lafe.

Projekti “Jonian Heaven” do të zhvillohet nga kompania “JH Group” – ku 85 përqind e aksioneve zotërohet nga biznesmeni Arben Taipi, aksioner dhe ish-administrator i platformës televizive numerike ‘Digitalb’.

Përfaqësuesi ligjor i ‘Jonian Heaven’ Group, Indrit Bakalli i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se siç kërkohet nga ligji, kompania ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe projektin e hartuar nga një studio ndërkombëtare si dhe do të realizojë vlerësimin për shtresëzimin arkeologjik, ndikimin mjedisor dhe social ekonomik, përpara se të merret një vendim përfundimtar.

“Projekti ka në bazë të tij përdorimin e teknologjisë ekologjike në mbrojtje të mjedisit si dhe hapjen e 819 vendeve të reja të punës, me qëllim parësor vitalizimin socio-ekonomik të zonës,” tha Bakalli.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë parasysh në vendimarrjen e vet realitetin e ri pas rifreskimit të hartave të zonave të mbrojtura, çka sipas tij është vendosur si kusht paraprak për lejet e mëtejshme të zhvillimit.

“Disa prej projekteve që ju listoni në pyetjen tuaj nuk prekin monumentet e mbrojtura, disa projekte të tjera janë lënë pezull në vendimarrje deri në sqarimin e plotë të impaktit të tyre,” tha Fuga./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW

Published

on

Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 MW. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ushtruesja e detyrës së Misionit USAID Kerry Monaghan Hogler.

Më maj, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, ka organizuar Konferencën e Para-Ofertimit për ankandin solar 100 MW në Kosovë, i cili solli së bashku mbi 200 pjesëmarrës dhe u transmetua në kohë reale për audiencën globale.

Kosova e ka caktuar si prioritet modernizimin dhe përmirësimin e sektorit energjetik të vendit dhe po bashkëpunon ngushtë me partnerët për zhvillim, duke përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën gjermane për investime dhe zhvillim – KfW-në, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh-in dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC-të, si dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe sektorin privat, për t’i arritur këto objektiva të rëndësishme.

Qeveria e Kosovës së fundi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike, me qëllim të liberalizimit dhe zhvillimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Përmes Strategjisë së re të Energjisë 2022-2031 dhe Projektligjit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë Kosova është në proces të krijimit të një baze ligjore të re për rritjen e investimeve të sektorit privat në burimet e ripërtërishme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tregu global i pajisjeve të ndërtimit pritet të bjerë 8% këtë vit

Published

on

Viti i kaluar filloi fuqishëm për Evropën, me shitje të shpejta falë grumbullimit të porosive nga viti 2022. Nga mesi i vitit këto ishin përmbushur kryesisht dhe tregu u pa të ngadalësohej – veçanërisht për sa i përket marrjes së porosive.

Megjithatë, shitjet me pakicë qëndruan mjaft mirë dhe si rezultat tregu evropian ruajti nivelin e lartë të shitjeve që ishte parë në vitin 2022.

Rezultati për vitin 2023 ishte më i mirë se sa ishte parashikuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur u raportua se marrja e porosive po binte ndjeshëm. Megjithatë, duket se do të ketë një rënie në shitje këtë vit, dhe Off-Highway Research e vendos atë në një rënie prej 6%.

Shitjet në pjesën tjetër të botës ranë 8% në 2023, me një rënie të mëtejshme prej 14% të parashikuar për këtë vit. Tregjet më të mëdha në zhvillim priren të jenë prodhuesit e mallrave, dhe si rezultat, shitjet e pajisjeve rriten dhe bien në varësi të kërkesës për materiale dhe çmimeve.

Drejtuesi i çmimeve të mallrave priret t’i bëjë shitjet e pajisjeve në pjesën tjetër të botës më të paqëndrueshme se në tregjet e tjera. Parashikimi për pjesën tjetër të tregjeve botërore bazohet në premisën se presionet aktuale inflacioniste të viteve të fundit do të vazhdojnë të ulen në 2024 dhe 2025, duke ulur kërkesën për mallra dhe për rrjedhojë pajisjet për nxjerrjen e tyre në ekonomitë e mëdha në zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending