Connect with us

Infrastrukturë

Institucionet e shtetit në Dibër funksionojnë në objekte ilegale

Published

on

Në komunën e Dibrës sipas të dhënave zyrtare një pjesë e madhe e objekteve të institucioneve vazhdojnë të jenë të paregjistruara.

Për kundër faktit se janë të ndërtuara dekada më parë, ata nuk figurojnë në regjistrin të objekteve që i evidenton kadastra. Është një dukuri e cila sipas kompetentëve duhet të tejkalohet me një angazhim plotësues të institucioneve qendrore por edhe lokale. Mes objekteve të paregjistruara ka shkolla, institucione administrative, institucione shëndetësore etj. Në kadastrën në Dibër thonë se meqë bëhet fjalë për pronësi të institucioneve publike nevojitet një angazhim më i madh për regjistrimin e tyre nga ana e udhëheqësve, e sidomos edhe angazhimi i pushtetit lokal.

Në Dibër edhe pse ka objektet të institucioneve të cilët janë ndërtuara qysh në kohën e monizmit, ata vazhdojnë të mos figurojnë në regjistrin kompetent. Është kjo një dukuri e cila çudit qytetarët të cilët me të drejtë pyesin se si ka ndodhur që objektet të institucioneve të mos regjistrohen. Në bisedën që patëm me udhëheqësin e Njësisë të Kadastrës në Dibër Sait Abazoski, për gazetën KOHA, ai konfirmoi se kemi institucione të cilët nuk i kanë regjistruar objektet e tyre. Sipas tij, nuk është shfrytëzuar edhe mundësia për regjistrimin e tyre edhe gjatë procesit të legalizimit të objekteve.

Në anën tjetër, të dhënat e kadastrës thonë se në disa shkolla fillore ka pjesë të objekteve të cilat nuk janë të regjistruar ose është i regjistruar vetëm kati përdhes por jo edhe kati i dytë dhe i tretë. “Poashtu nuk janë të regjistruar disa objekte të Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Ai potencon se në Dibër poashtu nuk janë regjistruar edhe disa objektet të institucioneve të objekteve administrative. Gjithashtu nuk figuron i regjistruar as objekti me rindërtime i organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Dibër, ku i ka edhe zyrat Kadastra”, deklaroi ai.

Në Njësinë për Kadastër thonë se në një situatë të këtillë kur shumë objektet të institucioneve vazhdojnë të mos figurojnë në regjistrin të pasurive, nevojitet një angazhim maksimal i udhëheqësve respektivisht drejtorëve të institucioneve. Është kjo një nevojë e patjetërsueshme me qëllim që institucionet të kenë pasurit e veta dhe të dihet e kujt është pasuria. Një iniciativë në këtë drejtim do të ishte mirë të merr Komuna e Dibrës meqë ka shumë institucione që kanë këta probleme e që janë në nivel lokal./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending