Connect with us

Infrastrukturë

Inspekcioni i Prishtinës nxjerr 29 aktvendime për ndërprerjen e punimeve në ndërtim

Published

on

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Florian Dushi ka raportuar para Kuvendit Komunal të Prishtinës rreth vlerësimit dhe analizimit i organizimit të brendshëm të

“Në periudhën e parë të marrjes së mandatit është bërë vlerësimi i organizimit të brendshëm i Drejtorisë së Inspekcionit, përkatësisht mënyra e ndarjes së sektorëve brenda kësaj Drejtorie.

Drejtoria e Inspekcionit aktualisht është e ndarë në tri sektorë: Sektorin e Ndërtimit; Sektorin e Rendit Komunal dhe Sektorin e Pyjeve. Mendohet që në të ardhmen të ndërtohen edhe Sektorë të tjerë dhe në këtë formë ndarja e detyrave dhe e përgjegjësive të bëhet më e qartë sikur edhe adresimi i problemeve të ndryshme.

Sektori i Ndërtimit gjatë përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si më sipër ka nxjerrë:

  1. Aktvendime për rrënim…..shtatë (7), prej tyre të ekzekutuara katër (4)
  2. Aktvendime për ndërprerje të punëve…..njëzet e nëntë (29)
  3. Gjoba mandatorë të shqiptuara….njëzet e shtatë (27) në vlerë prej 13.200 Euro
  4. Ankesa dhe kërkesa të ndryshme të qytetarëve të pranuara (dhjetor, janar, shkurt)….245
  5. Ankesa dhe kërkesa të shqyrtuara, duke përfshirë edhe ato të vitit 2021, gjithsejtë 397.

Sektori i ndërtimit:

– Incizimi i gjendjes në terren dhe ndryshimet në Sektorin e Ndërtimit;

  1. Në fazën e parë të punës në DI, që në fillim të mandatit, Inspektorëve të ndërtimit (të zonave përkatëse) iu është kërkuar nga një raport detaj mbi gjendjen në terren. Secili inspektor (katër inspektorë) ka pasur për detyrë që të përgatisë një raport të detajuar mbi gjendjen e ndërtimeve në terrenin e tij (Prishtina ka qenë e ndarë në katër terrene).

Raportet janë hartuar dhe i janë drejtuar Drejtorit të DI në fund të muajit janar. Në këtë formë, përveç aspektit informues, këto raporte kanë për qëllim që të bëjnë një “prerje” të gjendjes në të cilën është pranuar Prishtina në këtë mandat në sektorin e ndërtimit.

Me vendim të Drejtorit, është rritur numri i terreneve (zonave) inspektuese nga katër (4) në shtatë (7), rrjedhimisht, janë rritur dhe ndryshuar edhe ekipet inspektuese, nga katër (4) në shtatë (7). Ndarja e terreneve sikur edhe përbërja e ekipeve inspektuese në të ardhmen do t’i nënshtrohen një rrotacioni të paracaktuar nga ana e Drejtorit të DI.

Përveç kësaj, me vendim të Drejtorit të DI, është themeluar një Komision në përbërje të udhëheqësit të Sektorit të Ndërtimit dhe dy inspektorëve të ndërtimit. Ky komision do të shërbejë dhe do të funksionojë si mekanizëm i mbikëqyrjes dhe kontrollit të punës së secilit inspektor në secilin terren.

Gjithashtu janë identifikuar gjithsejtë 41 kërkesa për inspektime finale të cilat kanë pritur me vite (2017-2022), ndërsa prej tyre janë vetëm tetë ( 8 ) të pranuara këtë vit.

Në konsultim me inspektorët përkatës dhe pas rishpërndarjes së këtyre lëndëve, është përcaktuar si afat përfundimtar muaji prill kur edhe duhet të përfundohen të gjitha rastet e inspektimeve finale për të proceduar tutje me pajisjen e tyre me certifikatën e përdorimit.

Vlen të theksohet në këtë drejtim se në një afat tejet të shkurtër dhe me një angazhim maksimal është përfunduar edhe procedura e inspektimit final të Spitalit të ri pediatrik në Prishtinë., thuhet në komuniaktën e Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës. /Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending