Connect with us

Auto

Hyundai elektrik bëhet me bateri të re, me vetëm një mbushje udhëton mbi 500 kilometra

Published

on

Të gjithë ata blerës potencial që vendosin të kenë një Hyundai IONIQ 5 të avancuar, tani e kanë mundësinë të vozisin më gjatë me vetëm një mbushje të baterisë.

Falë baterisë së re prej 77.4 kWh, versioni i ri është një model plotësisht elektrik i pajisur me fellne të aluminit prej 19-inç dhe një rreze prej 507 kilometra, transmeton Telegrafi.

Përveç rritjes së autonomisë, është përmirësuar dukshëm edhe dizajni, mbushësi dhe karakteristikat teknologjike të IONIQ 5.

Kur bëhet fjalë për dizajnin, është azhurnuar versioni i modelit për vitin 2023, e do të ketë opsione të reja – përfshirë mbrojtësit e zi që në kombinim me dritat Projection LED, që e bëjnë të duket më agresive.

Një funksion tjetër i ri është që IONIQ 5 në mënyrë automatike përshtat temperaturën e baterisë me kapacitet prej 77.4 kWh, me qëllim që të mos shkaktohet ndonjë defekt teknik gjatë ngasjes.

IONIQ 5 për vitin 2023 do të jetë i qasshëm për blerësit në Evropë, në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti./Media Ndërtimi.

Auto

Elon Musk i frikësohet falimentimit të Tesla-s

Published

on

Tesla po përballet me humbje prej miliarda dollarëve nga fabrikat e tyre të reja, problemet me zinxhirin furnizues dhe me mbylljet për shkak të COVID-19.

Këto kanë mjaftuar që shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, në një intervistë të fundit ta përmendë mundësinë e falimentimit.

“Dy vitet e fundit kanë qenë një makth me ndërprerjet e zinxhirit furnizues, problem pas problemi”, tha Elon Musk në një intervistë me një grup pronarësh të veturave Tesla, shkruan CNN.

“Nuk kemi mbaruar ende. Por që mbajtja hapur e fabrikave në mënyrë që të paguajmë punëtorët dhe që të mos falimentojmë është një shqetësim i madh për neve”, shtoi tutje Musk, transmeton Telegrafi.

Ndërsa gjatë intervistës, Musk tha se dy kompanitë që Tesla i hapi gjatë tremujorit në Gjermani dhe Teksas, po i kushtojnë kompanisë humbje prej miliarda dollarëve për shkak se problemet e zinxhirit të furnizimit deri tash i kanë limituar këto dy fabrika në prodhim të ulët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Ford Focus do të ndërpritet së prodhuari brenda tri viteve

Published

on

Automobilwoche së fundmi shkroi se Ford do të reduktojë ndjeshëm prodhimin e Focusit kompakt nga 29 gushti dhe tani është bërë e ditur se ky model do të shfuqizohet plotësisht në vitin 2025.

Sipas Motor1, kjo në të vërtetë do të thotë që modeli aktual Focus Mk4 është i fundit i llojit të tij, sepse në epokën aktuale të automjeteve elektrike, nuk ka plane për të ringjallur potencialisht automjetin dikur t[ popullarizuar.

Në një intervistë me gazetarët sot, shefi i Ford of Europe, Stuart Rowley konfirmoi heqjen e planifikuar të Focus. E ardhmja e uzinës Saarlouis në Gjermani gjithashtu duket e pasigurt, pasi kompania pranon se nuk ka gjetur një zgjidhje për të mirëmbajtur uzinën dhe funksionimin pas mbylljes së makinës për rreth tre vjet: Në ciklin tonë të planifikimit, ne nuk kemi një model shtesë që shkon në Saarlouis, ransmeton Front Online.

Global Focus është goditur rëndë nga problemet e zinxhirit të furnizimit, gjë që ka çuar në pritjet mbi 12 muaj. Një nga problemet kryesore rrjedh nga sistemi info-argëtues SYNC4 i prodhuar në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, i cili ka shkaktuar vonesa të mëdha.

Rowley konfirmon gjithashtu se do të ketë pushime “të rëndësishme” nga puna në Saarlouis, ku Ford punëson 4600 njerëz. “Realiteti i industrisë është se prodhimi i automjeteve elektrike do të kërkojë më pak njerëz

Continue Reading

Auto

Volkswagen mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla

Published

on

Volkswagen mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla që në vitin 2024. Gjatë disa viteve të ardhshme, dy prodhuesit e veturave do të luftojnë për një rol udhëheqës në shitjet globale të automjeteve elektrike, duke e lënë pjesën tjetër të industrisë së veturave shumë prapa, thuhet në analizë.

Prodhuesi gjerman ka njoftuar prej vitesh se një ditë ka ndërmend të shesë më shumë vetura elektrike se kompania amerikane. Sipas një raporti të publikuar nga Bloomberg Intelligence, kjo më në fund mund të ndodhë në vitin 2024.

Gjatë disa viteve të ardhshme, dy prodhuesit e veturave do të luftojnë për një rol udhëheqës në shitjet globale të automjeteve elektrike, duke e lënë pjesën tjetër të industrisë së veturave shumë prapa, thuhet në analizë, raporton cnn.

Me dhjetë marka të ndryshme nën kontrollin e tij – duke filluar nga çmimi dhe prestigji i Volkswagenit te marka Bentley) – Grupi VW mund të shesë një gamë të gjerë modelesh elektrike në tregjet anembanë botës, si Audi e-Tron, VW ID. 3, VW ID.4 SUV dhe Porsche Taycan.

Shitjet e të gjitha markave të Grupit Volkswagen pritet të rriten në vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, linja e kufizuar e modeleve të Teslas e bën kompaninë inferiore ndaj ofertës dhe çmimeve të Volkswagen.

Dy tregje, Kina dhe Evropa, do të jenë veçanërisht të rëndësishme në garën mes dy kompanive në vitet e ardhshme. Rregulloret në të dy këto tregje favorizojnë shumë automjetet elektrike.

Sipas raportit të Bloomberg, deri në vitin 2025, automjetet elektrike pritet të përbëjnë 25 për qind të shitjeve totale të veturave në Kinë dhe 20 për qind në Evropë. Volkswagen, me seli në Gjermani dhe disa fabrika në të gjithë Evropën, tashmë është përpara Tesla në shitjen e automjeteve elektrike në Kontinentin e Vjetër./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Trending