Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë Kallëzimin Penal nga Organizata Joqeveritare ”Qytetarët Aktivë” kundër të dyshuarve Alban Zogaj – nënkryetar i Komunë së Prishtinës, Iliri Musliu-drejtor i drejtorisë për Shërbime Publike në drejtim të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Nga ana tjetër Organizata Joqeveritare ”Qytetarët Aktivë”, ka reaguar në lidhje me këtë vendim:
Prokuroria Themelore në Prishtinë edhe njëherë dështon të zbatoj ligjin në mbrojtje të Natyrës dhe të drejtës qytetare, lidhur me mbajtjen e festivalit Sunnyhill në gusht të vitit 2022.
Prokurorja e shtetit edhe kësaj rradhe mbron politikanët, zyrtarët, yjet dhe injoron zbatimin ligjor dhe drejtësinë, Fatmire Sadikaj si prokurore e shtetit me aktvendimit PP/I n.114K/22, hedh poshtë kallëzimin penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhe kjo na tregon qartazi paditurinë e saj neglizhencën dhe injorancën ndaj të drejtës ligjore.
Prokurorja Fatmire Sadikaj, së bashku me të gjithë zyrtarët nga Komuna e Prishtinës nuk e marrin parasysh raportin e vitit 2019 dhe 2022 nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës me të drejtën shtetërore për rekomandime, por merr për bazë raportin e Hortikulturës, e cila nuk e ka të drejtën të bëjë raport vlerësimi profesional mjedisor, dhe njëkohësisht injoron të gjitha dëshmitë tjera të parashtruara për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.
Pra një prokurore shteti, nuk e din për çka është Hortikultura dhe funksionin e saj dhe injoron totalisht raportin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
Qytetarët Aktivë kanë dorëzuar ankesën
kundër Aktvendimit PP/I n.114K/22, të datës 25.05.2023, dhe do të vazhdojnë me të gjitha hapat ligjor për të kërkuar drejtësi dhe zbatim ligjor.
Njëkohësisht kemi kërkuar vendimin për mbajtjen e festivalit nga Komuna e Prishtinës, të dorëzuar në prokurori. Deri më sot ende në pritje edhe pse ka kaluar afati ligjor për qasje në dokumentet publike.
Ftojmë të gjithë gazetarët,mediat dhe organizatat joqeveritare të monitorojnë këtë landë dhe vendimet e prokurores Fatmire Sadikaj.
Ju faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunim dhe mbështetje, ndihma e juaj profesionale është dritë në terrin, paditurinë, injorancën dhe manipulimet që i ka kapluar institucioneve tona./Media Ndërtimi