Connect with us

Turizëm

Hotelet bregdetare në Shqipëri kushtojnë gati 70 për qind më lirë se në Itali

Published

on

Çmimet e hoteleve bregdetare në Shqipëri janë mesatarisht 68 për qind më të lira se sa në Itali. Të dhënat janë bërë publike nga një raport i institutit italian Consumerismo No Profit, i cili ka krahasuar listat e çmimeve aktuale të destinacioneve kryesore bregdetare shqiptare me ato të Italisë.

“Për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare më të famshme në Shqipëri, nga data 10 deri më 17 gusht në dhomë dyshe, kostoja minimale fillon nga 114 euro në Vlorë deri në 547 euro në Dhërmi – analizon Consumerismo – Nëse zgjidhni struktura ekskluzive ose luksi, kostoja maksimale arrin në 8092 euro për një vilë 500 m2 në Vlorë, 5950 euro në qytetin e njohur të Himarës. Shifra shumë të ndryshme në Itali: në të njëjtën javë një qëndrim fillon nga një minimum prej 727 euro në Gallipoli, 2,259 euro në Porto Cervo, por mund të arrijë, nëse zgjidhni struktura ekskluzive, deri në 36,511 euro në Amalfi,” thuhet në raport.

Duke krahasuar 6 resorte bregdetare të njohura shqiptare me të njëjtin numër destinacionesh bregdetare italiane, zbulojmë se mesatarisht kursimet, vetëm për artikullin “akomodim”, janë 68.3% në Shqipëri./Media Ndërtimi

Turizëm

Liqeni i Ohrit, 5 vjet në listën e pasurive të UNESCO-s

Published

on

Një pjesë e Liqenit të Ohrit në pjesën e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, ishte i regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1979.

Liqeni i Ohrit është trashëgimi e UNESCO-s. Që nga 5 korriku i vitit 2019, ky liqen, i ndarë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore.

Në këtë 5-vjetor, ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ndau një video mbresëlënëse të pamjeve nga ajri mbi Lin.

Liqeni i Ohrit ofron një strehë unike për lloje të shumta endemike dhe relikte të florës dhe faunës së ujërave të ëmbla. Ujërat e tij oligotrofikë përmbajnë mbi 200 lloje endemike me nivele të larta endemizmi për speciet bentike në veçanti, duke përfshirë: algat, diatomet, krimbat e sheshtë turbelar, kërmijtë, krustacet dhe 17 lloje endemike peshqish.

Ndryshe, një pjesë e Liqenit të Ohrit në pjesën e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, ishte i regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1979./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Lumi i Shalës, `The Sun`:`Tajlanda e Shqipërisë` me ujëra të pastër kristal

Published

on

Shqipëria është një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë një pushim të përballueshëm dhe me diell. Ndërsa Ksamili dhe Saranda kanë marrë popullaritetin më të madh në vend, disa pjesë të Shqipërisë janë ende për t’u zbuluar nga turistët, kështu shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

Një nga ato vende është Lumi i Shalës në veri të vendit, i quajtur “Tajlanda e Shqipërisë” falë ujërave të tij të pastër kristal, bimësisë të harlisur dhe maleve të thepisura.

Nga Shkodra, turistët do të duhet të marrin një minibus për në Liqenin e Komanit, i cili zgjat rreth 90 minuta, ku më pas do të hipin në një varkë për te Lumi i Shalës.

Në muajt e verës , niveli i ujit në lumin e Shalës mund të ulet, kështu që pushuesve mund t’u kërkohet të ecin në këmbë në pjesë të lumit.

Pavarësisht se nuk është një destinacion i njohur turistik, ka shumë gjëra për të bërë në Lumi i Shalës si snorkeling , kajak dhe ecje. Brigjet e lumit lidhen me ura prej druri ku ndodhen edhe disa bujtina.

Ka shumë vende të tjera për t’u vizituar edhe në Shqipëri, duke përfshirë Plazhin e Pasqyrave, i cili u emërua plazhi “më i mirë në botë” për 2024. Ai njihet si Plazhi i Pasqyrave për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Media franceze rekomandojnë: Zbuloni Ksamilin, plazhin me te bukur ne Shqipëri

Published

on

Me ujërat e saj ngjyrë bruz, plazhet me rërë të artë dhe shkëmbinjtë e saj të gjelbër, Riviera Shqiptare është plot me atraksione!, shkruan gazeta franceze EnVols.

Ne ju rekomandojmë të zbuloni Ksamilin, plazhin më të bukur në Shqipëri. Me pamje nga ishulli grek i Korfuzit, plazhi i bukur i Ksamilit është një nga destinacionet më të njohura bregdetare në vend.

Me 300 ditë diell në vit, Shqipëria është shumë tërheqëse. Ky xhevahir i Rivierës Shqiptare, i kufizuar nga deti Jon, është një vend i paharrueshëm.

Ksamili ofron restorante, shezlone, madje edhe varka të vogla për të eksploruar brigjet. Një cep i vërtetë i vogël i parajsës në zemër të Ballkanit!

Ksamili, një plazh me bukuri mahnitëse!

Në jug të Shqipërisë, Ksamili është një destinacion mjaft i preferuar për shqiptarët dhe turistët e huaj!

I vendosur përballë Korfuzit, vetëm 2 kilometra nga kufiri grek, ky fshat i vogël bregdetar është një vend që nuk duhet humbur!

Ksamili ofron një peizazh që ngjason me një kartolinë: një plazh me ujëra të kristalta, rërë të imët, masivë shkëmborë të rrethuar nga bimësia. Në distancë mund të shihni edhe ishuj të vegjël të shpërndarë në detin Jon.

Ka një atmosferë të butë dhe paqësore që frymëzon qetësinë. Një destinacion perfekt për pushime në bregdet! Aty do të gjeni shumë restorante ku mund të shijoni specialitete lokale, kryesisht peshk ose produkte deti.

Për aktivitete si zhytje, Ksamili është vendi ideal: shtrati i detit është plot mrekulli për t’u zbuluar!

Gjiri i Ksamilit është gjithashtu shtëpia e vendeve të shumta të zhytjes!

Zbuloni zonat përreth Ksamilit…

Gjatë vizitës tuaj në Ksamil mund të eksploroni disa vende tërheqëse në zonën përreth:

Ishujt e Ksamilit

Këta ishuj të vegjël të pabanuar, të cilët mund të shihen nga plazhi, janë shumë afër. Në varësi të ishujve, ju mund të arrini atje me varkë ose kajak.

Qyteti i Sarandës

E vendosur rreth 20 kilometra nga Ksamili, Saranda është gjithashtu një destinacion i njohur bregdetar.

Continue Reading

Trending