Connect with us

Infrastrukturë

Hekurudha Hani i Elezit – Leshak pritet të kushtojë 224 milionë euro

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se kanë krijuar një komitet që do merret me menaxhimin dhe modernizimin e hekurudhave.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” tha se aktualisht e kanë projektin për hekurudhën nga Hani i Elezit në Leshak.

“Ne jemi në rritje të kapaciteteve për fondet që do mund të marrim nga BE për hekurudhat, tani e kemi krijuar një komitet që do merret me menaxhimin e modernizimin e hekurudhave.

Duhet të kemi projekte për të marr fonde, aktualisht e kemi atë nga Hani e Elezit deri në Leshak.

Kostoja e saj është 224 milionë euro, 60 për qind kredi 40 për qind grant i BE-së. Kjo hekurudhë nuk është e elektrifikuar, pasi kështu është nisur si projekt më herët.

Ky projekt do auditohet dhe të shtohet sinjalistika e elektrifikimi”, ka thënë Aliu.Lidhur me mundësinë që deri në vitin 2030 të bëhet elektrifikimi i hekurudhave, Aliu theksoi se ky është si target pasi ekziston fizibiliteti për hekurudhat ekzistuese.

‘Si target është vitit 2030, ka fizibilitet për hekurudhat ekzistuese. Ne jemi të fokusuar që linjat ekzistuese të modernizohen kur kemi të bëjmë me kyçje në korridore të jashtme, linja nga Shkupi në Leshak lidh ky korridore, linja deri në Pejë mund të lidh me Adriatikun, ajo në Merdar në drejtim të Sofjes”, shtoi ministri Aliu.

Sipas ministrit, për linjën Prishtinë-Durrës është duke u bërë studim fizibiliteti.

Aliu foli edhe për projektin e rrugës Prishtinë-Merdare për të cilën tha se ende nuk është finalizuar si projekt.Sipas tij, duhet të bëhen marrëveshje financiare nga dy shtetet, Kosova dhe Serbia me BE dhe Bankën Evropiane për Zhvillim.

“Ende nuk kemi arritur të finalizojmë rrugën Prishtinë-Merdare, kjo është me kredi dhe grant, e njëjta është nga Serbia, nga Nishi në Merdar, të cilët i kanë nisur 5 kilometra. Duhet marrëveshja financiare, secili shtet e bënë veçantë më BE dhe EBRD”, shtoi Aliu.

Sipas tij, Kosova i ka ende 27 kilometra të papërfunduara të këtij projekti.

“Janë 27 km të papërfunduara, deri në Besi është e kryer, jemi duke e zgjeruar edhe rrugën ekzistuese. Ka qenë pikëpyetje si do vazhdojë Serbia me këtë projekt”, shtoi ministri.

Kurse, për rrugën për Tetovë, Aliu tha se janë në fazë të hartimit.

Në rrugën për Tetovë jemi në fazë të hartimit, shumica e tunelit është në Maqedoni, ata e marrin përsipër hartimin andej. Kjo financohet nga vendet përkatëse”, tha Aliu.

Infrastrukturë

Një kompania me ofertën mbi 26 mijë euro, rekomandohet ta ndërtojë rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë!

Published

on

Komuna e Prishtinës e ka rekomanduar për kontratë një kompani me ofertë mbi 26 mijë euro më shumë se sa vlera të cilën e kishte parashikuar për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 500 mijë euro.

Ndërsa, për tender është rekomanduar kompania  “Gërlica” Sh.p.k, me ofertën prej 526 mijë e 736 e 83 euro.

Të gjithë operatorët ekonomikë kanë ofertuar me çmime mbi vlerën e parashikuar prej 500 mijë eurove.

Më e lira ka qenë kompania e rekomanduar, “Gërlica”, raporton Kallxo.com.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 3 mars 2022.

Ndërsa, njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar pesë muaj më vonë, saktësisht më 4 gusht 2022.

Lloji i procedurës së përdoruar në këtë tender është ajo e kufizuar.

Rruga “Nekibe Kelmendi” fillon në rrugën Prishtinë – Gjilan (M25.2) dhe vazhdon në drejtim të Pallatit të Drejtësisë.

Gjatësia e saj është 2,098.57 metra ndërsa gjerësia është rreth 5 deri në 5.5 metra.

Në raportin teknik thuhet se rruga ekzistuese është rrugë mjaft e dëmtuar.

Sipas Komunës së Prishtinës, ka dëmtime në shtresën qarkulluese si dhe në bazën e saj.

Aty përshkruhet se asfalti është mjaft i dëmtuar.

Më tej thuhet se bankinat nga dheu, largimi i ujerave atmosferike bëhet në sipërfaqe dhe nuk ka kanalizim atmosferik./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Furnizimi me ujë 24 orë në bregdetin shqiptar do të arrihet vitin 2025

Published

on

Gjithçka përcaktohet në programit buxhetor afatmesëm 2023 – 2025, duke zgjatur edhe me 2 vjet objektivin e përcaktuar në programin 2022 – 2024, ku synohej që furnizimi me ujë pa ndërprerje në bregdet të arrihej në vitin 2023.

Ndërkaq, programi i ri specifikon se mesatarja e orëve të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar parashikohet të rritet në 14 orë në ditë në 2024, nga 12.5 orë në ditë që është aktualisht.

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm në zonat urbane parashikohet të rritet me 1%, duke arritur në  95% në vitin 2025, ndërsa për zonat rurale parashikohet të arrijë në 62% në vitin 2025 nga 59% që është aktualisht, raporton SCAN tv.

Në fakt, zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes një portofoli të investimeve publike dhe përmirësimit rrënjësortë menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve është renditur si një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që, shpenzimet buxhetore për furnizimit me ujë dhe kanalizime parashikohet të rriten përgjatë periudhës afatmesme.

Për vitin 2022, buxheti i akorduar për këtë program është 14.2 mld lekë, ndërkohë që sipas programit buxhetor afatmesëm për vitin 2023 parashikohet një rritje në 15 mld lekë.

Për vitin 2024 shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime parashikohet të jenë 17.2 mld lekë, ndërkohë që 2025-ën parashikohet një rritje në 20 mld lekë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kompanitë kosovare lejohen të konkurrojnë për tenderin e autostradës Shkup-Prishtinë

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hapur ofertën për tender ndërkombëtar për autostradën e shumëpërfolur Shkup-Prishtinë.

Data e parashikuar e fillimit të prokurimit është data 17.10.2022 dhe aty mund të marrin pjesë edhe kompanitë nga Kosova, të cilat tashmë janë prezentë në projektet infrastrukturorë në Maqedoninë e Veriut.

“Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP). Nëse keni ndërmend të merrni pjesë në ndonjë prokurim sipas këtij projekti, ju lutemi sigurohuni që të jeni regjistruar në ECEPP.

Subjektet e dokumentuara do të njoftohen drejtpërdrejt kur të publikohen mundësitë e prokurimit”, thuhet në njoftimin paraprak të këtij tenderi.

Vlera totale e parashikuar e projektit është 186,700,000.00 euro per rreth 12 km.

Nënseksioni i mbetur prej 2 km nga Kryqi i Bllacës deri te vendkalimi Kufitar Bllacë me Republikën e Kosovës financohet nga buxheti i qeverisë maqedonase dhe aktualisht është në ndërtim e sipër.

Sipas dosjes së tenderit, projekti do të bashkëfinancohet nga një grant investimi prej 20.8 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Trending