Connect with us

Infrastrukturë

Hapet tenderi për ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë prej 9.5 milionë euro

Published

on

Komuna e Prishtinës ka nisur zyrtarisht procedurat për vënien në zbatim të projektit të Rrugës A, e cila do të lidhë Lagjen e Spitalit, ‘Kalabrinë’ dhe lagjen ‘Mati’.

E konsideruar si një nga projektet me më shumë prioritet të qeverisjes së Përparim Ramës, projekti pritet të fillojë ndërtimin sapo të përzgjidhet kompania fituese e një tenderi publik për të cilin janë ndarë 9.5 milionë euro.

Komuna e Prishtinës ka bërë sot hapjen e tenderit për “Ndërtimin e Rrugës A – pjesa e parë”, si dhe ka ftuar operatorët ekonomikë të marrin pjesë në procedurën e prokurimi, shkruan Paparaci.com.

Por, për të ofertuar në këtë tender, Zyra e Prokurimit të Komunës ka vendosur disa kritere për kompanitë apo konsorciumet private.

“Operatori ekonomik duhet ti ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit fiskale ka qenë prej jo më pak se 19,000,000.00 Euro”, thuhet në një nga kriteret për ofertim në këtë tender.

Vlera e parashikuar e tenderit, sipas njoftimit të komunës, është 9.5 milionë euro.

Komuna ka njoftuar se operatorët mund të vijnë të marrin projektin çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 15:00 në Departamentin e Prokurimit.

Në vitin 2019 ka qenë në plan të fillojë ndërtimi i ‘rrugës A’, e cila do lidhte Lagjen e Spitalit, ‘Kalabrinë’ dhe lagjen ‘Mati’, por e gjitha kjo procedurë ishte shtyrë për shkak të ndryshimit të qeverive dhe çështjeve pronësore.

Kurse, në vitin 2021, komuna e kishte futur në projektbuxhet, por nuk ishin ndarë mjetet nga Ministria e Infrastrukturës, e cila do e bashkefinanconte këtë projekt.

Sipas projektit fillestar, bashkë me rrugën pritet të ndërtohet edhe kolektori i ujërave të zeza nga ‘Mati’ në lagjen ‘Kalabria’ projekt ky i lënë në gjysmë për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore nga ana e Komunës./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Në qershor të vitit 2024 do të skadojë licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj. Ndonëse terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, Komisioni për shqyrtim dhe vlerësimin e kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë Terminal dhe ende nuk ka asnjë përgjigje. Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95 për qind.

Ankesa e kompanisë “Fitorja”, peticionet dhe letrat e plota të Agjentëve Doganorë dhe bizneseve drejtuar kryeministrit Albin Kurti, por nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress.

Për këtë është deklaruar për KosovaPress, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili thotë se kjo çështje mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe shton do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera.

Aliu thekson se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.

Megjithëse, terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, komisioni për shqyrtim dhe vlerësim të kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë Terminal dhe me ç’rast nuk ka përgjigje. Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%. Megjithatë për këtë, Aliu thotë se duhet të ketë veprime që promovojnë zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo të dëmshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Grupi francez i ndërtimit Eiffage blenë kompaninë gjigante në tregun e infrastrukturës energjetike

Published

on

Grupi francez i ndërtimit Eiffage ka blerë EQOS, një kompani të madhe evropiane në tregun e infrastrukturës energjetike.

EQOS, i cili operon kryesisht në Gjermani dhe Austri, është i specializuar në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, telekomunikacionit dhe hekurudhave.

Kompania gjeneroi të ardhura prej 459 milionë euro (490 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2023. Eiffage ka blerë 100% të biznesit përmes Eiffage Énergie Systèmes.

Ai tha se marrëveshja do ta lejonte atë të zhvillohej në tregun e fuqishëm të infrastrukturës energjetike të Gjermanisë, për të cilin tha se është një sektor në rritje qendror për tranzicionin energjetik dhe dixhital.

Marrëveshja është vendosur të finalizohet më vonë këtë vit, duke iu nënshtruar miratimit nga autoritetet evropiane të konkurrencës.

Eiffage Énergie Systèmes tashmë operon në Gjermani me katër filiale në sektorët terciar dhe industrial: Elomech, Schwarz dhe Grantz, Nat dhe Salvia Group, me një total prej pothuajse 3,000 punonjësish dhe të ardhura prej 630 milionë euro (673.4 milionë dollarë amerikanë) në 2023./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kur do të përfundojë rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë?

Published

on

Veturat, kalimtarët e sidomos fëmijët që frekuentojnë rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë po përballen me vështirësi gjatë kalimit nëpër të.

Rruga “Lah Nimani”, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2023, mbeti e papërfunduar akoma dhe bëri që në këtë zonë të bëhet një ‘kaos’ i madh.

E kur ka reshje atmosferike, pasojat po i vuajnë edhe pronarët e bizneseve.

“Dëmtimi i makinave, dëmtimi i bizneseve që i kemi aty përreth. Na faktiksisht prej që ka fillu kjo gjendje kaotike dëmtimi i biznesve  ka ra për 80% poshtë. Pastaj rruga, balta. Para tri dite kam hasur në ata gropën, në atë ‘shahtën’ aty, natën mezi shihet ajo aty. Edhe për fëmijët është katastrofë. Shkojnë krejt me baltë në shkollë”- ka thënë Fetih Rexhepi për Kallxo.com.

Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka thënë për Kallxo.com se kjo rrugë pritet të përfundojë më 24.11.2024.

“Afati i përfundimisht është më 24.11.2024 brenda këtij viti, mirëpo shpresoj shumë që me rezultatet që i kemi nga terreni të përfundojnë brenda afatit kohor. Nuk është zvarritë, nuk është vonu. Është në afatet kohore, komplet infrastrukturës me të gjitha mjetet që ia përcjell duke pasur parasysh sistemin kabllor nëntokësor, sistemin e rrjetit të kanalizimit, rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimit”- ka thënë Tmava për Kallxo.com.

Continue Reading

Trending