Connect with us

Aktuale

Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut

Published

on

Pavijoni i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik të Italisë është hapur më 18.04.2024.

Kosova në edicionin e 60-të të Bienales së Venedikut prezantohet me instalacionin “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të Doruntina Kastratit me kuratore Erëmira Krasniqin.

Stafi i Pavijonit të Kosovës ka bërë të ditur se instalacioni shpalos pabarazitë në vendin e punës tek gratë dhe pasojat fizike të kësaj pune.

Instalacioni paraqet katër objekte skulpturore, dy prej tyre të modeluara sipas lëvozhgave të llojeve të ndryshme të arrave, të përdorura në prodhimin e ëmbëlsirave dhe dy të tjerat sipas formës së protezave të përdorura për implantet kirurgjikale në gjunjë. Instalacioni shoqërohet nga një projekt zanor i kompozuar nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker.Në hapje të Pavijonit të Kosovës, përveç stafit prezantues nga Kosova, sipas njoftimit mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, e cila siç thuhet në njoftim, mbajti edhe një fjalë rasti.

Ndërsa komisionerja e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Hana Halilaj, citohet të ketë thënë se sivjet Kosova prezantohet me një instalacion skulpturor nga artistja Doruntina Kastrati. “Edicioni i gjashtë i përfaqësimit të Kosovës shpërfaq hapësirat e punës dhe problemet që ato paraqesin në shoqëritë bashkëkohore”- citohet të ketë thënë Halilaj.Nga një fjalë rasti mbajtën edhe autorja e instalacionit, Doruntina Kastrati dhe kuratorja Erëmira Krasniqi.

Sipas njoftimit të Pavijonit të Kosovës, me rastin e hapjes së Pavijonit është promovuar dhe është shpërndarë edhe një botim i bazuar në hulumtime, ku prezantohen tri histori gojore me ish-punonjës të fabrikës së sallamit.

Pavijoni i Kosovës këtë vit është vendosur në “Museo Storico Navale della Marina Militare” në Venedik -Itali.

ienalja e Venediku do të qëndrojë e hapur deri më 24.11.2024.

Në vitin 2013, Kosova për herë të parë u prezantua në Bienalen e Venedikut me Petrit Halilajn, pastaj më 2015 me Flaka Halitin, më 2017 nga Sislej Xhafa, me Alban Mujën më 2019 dhe Jakup Ferrin më 2022./Media Ndërtimi

Aktuale

Një zyrtar i kadastrit ndalohet nga Policia, dyshohet për ndërhyrje në sistem për të ndryshuar kufijtë e një parcele toke

Published

on

Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka pranuar informata lidhur me rastin se person/a zyrtar nga zyra kadastrale e një Komune kanë ndërhyrë në sistem duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore pronë e ankuesit në favor të një pale të tretë duke ja mundësuar parcelës së tij qasjen në një rrugë publike në mënyrë të kundërligjshme.

Ketë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me ketë lëndë janë zbatuar bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prishtinë.

Më datë 28.05.2024, i dyshuari është ftuar për intervistim i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

Pas përfundimit të proceduarve të intervistimit ndaj të dyshuarit Prokuroria themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Arkitekti Lendi Bojniku Osmani fiton garën për ndërtimin e shkollës së shkatërruar në Ukrainë

Published

on

Gërmadhat mbizotërojnë në lokacionin ku nxënësit e një shkolle në Kharkiv të Ukrainës mbanin mësimin deri në ditën kur predhat ruse ranë pamëshirshëm mbi ndërtesë në korrik të vitit 2022. Por, pamja e këtij vendi pritet të ndryshojë sapo të krijohen kushtet që projekti në letër i arkitektit të ri kosovar të fillojë të implementohet.

Lendi Bojniku Osmani nga Prishtina është pjesë e ekipit fitues të tenderit për ndërtimin e kësaj shkolle. Ai është duke ndjekur studimet master në Arkitekturë në Torino të Italisë.

“E kemi fitu tenderin për realizimin e një shkolle në Ukrainë, më saktësisht në Kharkiv, fatkeqësisht e shkatërruar prej konfliktit atje” – rrëfen Lendi Bojniku Osmani, arkitekti që fitoi çmimin e parë në një garë ndërkombëtare për projektimin e shkollës në Kharkiv që u shkatërrua nga lufta në Ukrainë, raporton Kallxo.com

Ky projekt u përkthye në punim shkencor për Lendin, 25-vjeçarin nga Prishtina.

I diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës më 2021, tani në përfundim të studimeve master në Universitetin Politeknik të Torinos, Bojniku Osmani ishte në kërkim të një teme për master.

Teksa hulumtonte për temën e masterit, gara ndërkombëtare e dizajnit të arkitekturës e organizuar nga Instituti Aziatik i dizajnit me karbon të ulët (Asian Institute of Low Carbon Design – AILCD) i tërhoqi vëmendjen 25-vjeçarit për të marrë pjesë me idenë e krijimit të projektit që kërkonin dhe krijimit të punimit shkencor për temën e tij të masterit.

Ai nuk kishte pasur ndonjë plan të mëparshëm të shkollës para se të shkatërrohej nga lufta, për ta krahasuar me projektin që kishte krijuar.

“Një djalë i ri nga Prishtina ka arritë me u shty me 50 zyre botërore edhe e ka zënë vendin e parë. Mendoj që ka arkitektë edhe ka talentë shumë të mëdhenj në Kosovë edhe mendoj që e ardhmja është e jona” – ishte mesazhi i tij për të rinjtë kosovarë që studiojnë arkitekturën në Kosovë apo jashtë saj.

Për këtë sukses që ka arritur, arkitekti 25-vjeçar është intervistuar edhe nga gazeta e njohur italiane “la Repubblica”.

“Në prononcimin tim të fundit në intervistë për ‘la Repubblica’ kam fol shumë për Kosovën edhe ata në artikullin e tyre e kanë cekë (Kosovën)” – tha ai.

Continue Reading

Aktuale

Inspektorati në aksion në objektin e xhamisë në Shkabaj, një qytetar kundërshton rrënimin

Published

on

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Policia po asiston Inspektoratin në rrëzimin e themelit të saj, e cila pretendohet nga banorët se u nis pa leje. Ekipi i Kallxo.com po raporton nga vendi i ngjarjes.

Një qytetar po qëndron te ky objekt dhe po kundërshton rrëzimin e objektit..

“Jam i operuar, në hekra ngulem nëse tentoni me më rrëzu” – dëgjohet ai duke i thënë Policisë.

Ai po refuzon të negociojë me forcat e rendit dhe po “kërcënon me vetë-lëndim” nëse tentojnë ta largojnë nga objekti.

“Tre minuta i keni fore, nëse nuk largoni, kam mu gjujt me mytë veten” – dëgjohet duke thënë ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending